KUSH E FILLOI DHE E VAZHDOI LUFTEN PËR ZHDUKJEN E KLERIT KATOLIK SHQIPTAR ?

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5014

(Pjesa e Njëzetenjë)

Jam i sigurtë se askush nuk e ka as burrninë, as guximin qytetar me thanë: “Na!”

Asnjë veprim nuk asht ba spontan. Historia e Shqipnisë asht dëshmi e saktë e krejt Martirizimit të Klerit Katolik, inteligjencës dhe popullsisë katolike të dërmueme në masakra dhe në vuejtje të papershkrueshme gjatë 100 vjetëve të fundit.  Qellimi ishte një: “Shfarosje e Tyne!” Kjo shfarosje sigurisht lypte mjete e njerëz “qeveritarë” të divoçëm, të përgatitun, të përkushtuem, të angazhuem dhe të paguem mirë për me arrijtë qellimin.

Kush ishin këta? – Vetëm Shqiptarët!?– Jo, ishte një vazhdë e pafund njerëzish…

Kur Bosnja ra nën sundimin otoman, Katoliçizmi atje pothuej u shue. Shkodra u ba qendra e Katoliçizmit Shqiptar, dhe pothuej mbet e vetme në zonat e banueme me tre besime, shumicën Muslimane, Ortodoksë dhe Katolikë. Muslimanët kishin edhe sektin e Bektashijëve, të cilët, që në themelimin e Qendres së Tyne Botnore në Shqipni, kanë pasë dhe kanë marrdhanje shumë të mira me Katolikët Shqiptarë. Edhe Ortodoksët e Shqipnisë së Mesme dhe të Jugut kanë ruejtë respektin reciprok.  Madje edhe kanë ba përpjekje për unifikim, gja që e kanë pague më lëkurë… Muslimanët sunit qendren e Tyne e kishin në Shkoder, ku lidhjet e komunikimet mes të Tyne me Katolikët janë kenë model e ndoshta edhe i papërsëritshëm në të ardhmen. Kjo gja, krejt në kundërshtim me qeveritarët e Besimit të tyne, të cilët, tue fillue nga zyrat lokale e deri tek ma të naltat, që mbas vitit 1925 janë shfaqë haptas antikatolike. Për pasojë edhe Klerikët Muslimanë që kanë dhanë kontributin e Tyne në këto marrdhanje të mira janë shikue me synin e keq nga fanatikët.

Në vitin 1913 Mali i Zi vepron haptas me pushtue Shkodren. Vendimet e Londres së 1913 ndihmojnë në coptimin e atyne pak zonave katolike Shqiptare, tue u shoqnue me lanjen e pjesës ma të madhe të Tokave tona nën sundimin e sllavëve të Ballkanit.

Në vitin 1920 kryeministri i Shqipnisë Ahmet Zogu, asht i pari “qeveritar” që nuk ngurron me shfaqë pikpamjet e veta “anti” shkodrane…që mbas vitit 1925 janë haptas dhe të pamaskueme “antikatolike”. Analiza e tyne do t’ishte vetem “monotoni” përshkrimi!

Në vitin 1923 gazeta “Ora e Maleve” njofton se në Shqipni arriti “Masoneria”!

Ardhja e masonëve në Trojet tona asht ndër fatkeqsitë ma të mëdha kombëtare që i ka paraprijë përçamjeve të mbrendëshme shqiptare, tue krijue terrenin e përshtatshëm për okupatorët e huej me shpartallue edhe ata pak themele që kishin mbetë mbi dhé mbas sa shekujsh robni turke. Maska e masonëve gjoja kunder klerit dhe jo besimit, ishte mjeti ma i miri në doren e injorancës me shkatrrue faren e qytetnimit që porsa filloi me bijtë.

Nuk mund të flitet kurrë për krahina apo qytete që janë kenë çerdhe e padijes. Nëse krahina e Matit i dha Shqipnisë një “mbret” injorant, asht Kruja që i fali Atdheut një dijetar e Ai ishte ndër ma Atdhetarët: Mustafa Kruja. Nëse Libohova nuk ka asnjë lidhje fisnore me Shkodren, ka lidhjen ma të fortë shpirtnore që ua trashigoi brezave të rij me Vllaznit e Pavdekshem Pipa. Nëse Korça apo Gjirokastra i falen Shqipnisë dijetarë apo njerëz të nderuem, asnjeni nga Ata tue fillue nga shekulli i XIX, nuk ishin të shkëputun nga Shkodra…Kur Kështjella e Beratit filloi me folë persëri… ishte zani i Prof. Namik Ressulit që ushtonte fuqishem ndër fletët e Letersisë Shqiptare…E Shkodra, veshtronte!

Nëse Një Ditë të Nandorit të 1912 Vlona ishte djepi i Shtetit Shqiptar, Ajo ishte edhe Shtëpija e Shqiptarit ku pa asnjë paragjykim fetar Vjonjati i tha Shkodranit: “Urdhno këtu në Krye të vendit, o Don Kaçorri, se Kjo asht Shtëpia e Zotit dhe e Mikut!”

Individët negativë që sunduen Shqiptarët ishin pjellë e familjes së vet që në disa dekada kanë punue vetëm për postin personal dhe plaçkitjen e vendit të vorfnuem. Ata kurrë nuk mujten me u  shkëputë nga trashigimia turke e feudalizmit dhe e hajnisë gjatë gjithë kohës që antishqiptarët i ndihmuen dhe i mbajtën për qellimet e veta antishqiptare.

Na patëm rrezikun e madh me pasë tre nga këta perbindësh, që në garë njeni me tjetrin, jo vetem nuk sollen asgja të mirë në periudhat e sundimit të tyne, po edhe ndikuen në kahun negativ për të na largue sa ma shumë nga Europa e Përparueme. Até që filloi Ahmet Zogu me vrasjen e Avni Rrustemit, Luigj Gurakuqit, Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Dom Gjon Gazullit …e vazhdoi masoni tjeter i shitun tek sllavët, anadollaku Enver Hoxha dhe pasuesi i tij poaq i poshter, turku i Bosnjes Ramiz Alia, të cilët mbetën në Histori të Shqipnisë në të gjitha kohët si shkatrrues të bazave të qytetnimit Europjan dhe tradhëtar t’Atdheut. Rrenimi i lidhjeve shpirtnore dhe kulturore të Popullit Shqiptar në vitet 1925 – 1991 dhe lidhja e ré e Shqipnisë me Konference Islamike me 2 Dhetor 1992 e vazhdimsia sot, ka sjellë vendosjen e shinave me drejtim nga Lindja, me kohë të përgatituna nga masoneria, që, me ndihmen e elementit anadollak antishqiptar, po punon “pa maskë” për okupacion të rij të Popullit Shqiptar nga “perandoria” turke, e ringjallun me veprimet kriminale të një bote islamike që me kambët e veta po ecë që nga viti 2001 drejt greminës ku gjeten para tyne fundin të gjitha perandoritë që menduen me pushtue dhe me sundue Botën. Si u arrijtë kjo tragjedi që po pason Shqipninë e Gjergj Kastriotit nga rrenimi i pamshirshem fshataresk komunist në rrenimin anadollak dhe poshtnues të sotem? – Vetem nga viti 1925 e deri në vitin 2000… numroni me saktësi dhe do të shihni se turkoshakët e veshun me këmishen turke për parzem, kanë therë e vra pafaj ma shumë se 400 Intelektualë Shqiptarë, që kanë krye Universitetet në Shtetet e Europës së Kulturueme  Perëndimore. Qeveritë tradhëtare anadollake që nga viti 1920 kanë punue për rikthimin e Shqipnisë në skllavninë turke, sllave, greke dhe të cilitdo model antieuropjan. Nuk bahet fare fjalë për Klerin Katolik Shqiptar, mbasi qendrimi Atdhetar i Tij ishte Heroik, sepse Ai u ndodh në “cirkusin” e Ballkanit jo vetem fare i pambrojtun, por edhe i çveshun nga të gjitha rrobat fallso të shqiptarit të shitun. Ai ishte vetem me zhgun apo veladon e Kryq në dorë… Ai besoi në vullnetin e Zotit dhe Shkrimin Shejt dhe Ai Besim e çoi drejt zhdukjes, se ishte i  vetem në mbrojtje të Jezu Krishtit e Gjergj Kastriotit, deri në fund, pa ndihmen e askujt, po arrijti me “penen e vet” me lanë Testamentin ma të njohun dhe të çmueshmin që njeh SOT Bota e Qytetnueme ndër Njëzetë Shekuj, Brilantin ma të Madh që ruen në gjiun e vet Kultura dhe Dinjiteti Njerzor: Nanën Terezë… Nanën e Botës, se Bota e Vorfën asht Bota e Pasterisë Shpirtnore, asht Bota e së Ardhmes…Asht Bota që ka Bekue Zoti me doren e vet, nëpërmjet Papës Gjon Pali II…Atij që puthi i Pari Shqipninë Europjane!

Ata që kerkojnë me vorrosë Permendoret e Atdheut do të terhiqen zvarrë ashtu si pararendësit e tyne, mbasardhës të majmunit, apo të zvarranikëve të Azisë e të Kaukazit!

Mos harroni kurrë, o të vorfen shpirtnuer, se Zoti nuk ruejti pa asnjë arësye të Vet: “Perkrenaren dhe Shpaten e Gjergj Kastriotit”…. Hini i Tij asht n’ Atdhe!

Hini i Tij asht ndër gurët e Themeleve të Arbënisë së Ilirëve…Zoti desht Vetë me e ruejtë Aty ku ju nuk mund ta prekni kurrë! Këte më duket se e keni harrue!

Fritz RADOVANI/Proletari.Com
Melbourne, Nandor 2011.

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 11/11/2011. Filed under Krimet komuniste shqiptare,Shekulli jonë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to KUSH E FILLOI DHE E VAZHDOI LUFTEN PËR ZHDUKJEN E KLERIT KATOLIK SHQIPTAR ?

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.