Rrjeti i parë social online në shqip, për gratë shtatzana dhe prindër

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4420
Lançohet rrjeti i parë social për gratë shtatzana dhe prindër, i cili është www.bebaime.com. Ndryshe nga rrjetet e tjera, target grupi, të cilit i drejtohet dhe i shërben ky rrjet është i veçantë dhe në të njëjtën kohë shumë i gjerë. Informacionet, që ai ofron jepen në formën e shkrimeve të ndryshme, këshillave, recetave, pyetje-përgjigjeve etj.
Artikujt e paraqitur në të janë të shumtë dhe të çdo situate, që prej krijimit të shtatzanisë, edhe përgjatë saj, lindjes së bebit dhe rritjen e tij deri në moshën 4 vjeçare. Gjithashtu rrjeti në fjalë, përmban këshilla edhe në raste sëmundjesh të ndryshme, që mund të kenë fëmijët dhe cilat janë simptomat me të cilat ato shfaqen. Por jo vetëm kaq, këshillat vijnë nga fusha si psh: këshilla për udhëtimin sëbashku me foshnjën,  lodrat më të mira për të,  receta me bimë mjekesorë për djegien nga dielli, këshilla për momente më të rëndësishme të zhvillimit të fëmijëve, për  rregullat e fjetjes për foshnjat, për menu dhe  receta se si duhen ushqyer foshnjat etj. Të gjitha këto do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve që vetë nënat ose foshnjat kanë. Kjo uebfaqe përmban informata të një natyre të përgjithshme dhe është e dedikuar vetëm për nevoja edukative.

Siç e thamë edhe pak më lart, në të gjenden rubrika të ndryshme siç janë: Tema, ku gjenden shkrime e artikuj të ndryshëm. Më pas, ekziston edhe rubrika e Perinatologjisë, e cila është degë e obstetrikës dhe gjinekologjisë, që përfshin kujdesin e ofruar për nënën gjatë shtatzënisë së saj dhe kujdesin menjëherë pas lindjes. Kjo fushë është e njohur edhe si ilaçi nënë-fetale. Gjithashtu një nga rubrikat e veçanta është edhe Neanatologjia – specialiteti mjekësor që merret me kujdesin e foshnjave të porsalindura, bebeve të sëmura dhe fëmijëve të parakohshëm. Neonatologjia në thelb është një term teknik i zbukuruar që nënkupton “mjek i foshnjave”. Nuk mund të mos theksojmë edhe rubrikat e tjera siç janë Menopauza, Pyet Nënat, Emra fëmijësh, Gjetje kujdestaresh. Një rëndësi të veçantë zënë edhe anketat online, të cilat bëhen për qëllime të ndryshme, të theksuara në këtë uebfaqe. Pjesa më direkte e kësaj të fundit janë rubrikat Pyet pediatrin dhe Pyet gjinekologun. Në të mund të bëhen pyetje konkrete për probleme të ndryshme që mund të ketë nëna ose foshnja. Pediatër-neanatolog që do të përgjigjen janë Dr.Med. Selim Thaqi dhe Dr. Niketa Kolici, po ashtu në fushën si obstetre-gjinekologe, pyetjeve të ndryshme do ju përgjigjen MD Mimoza Keta dhe Dr. Mr. Sci. Memli Morina.
Pcworldalbania

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 08/11/2011. Filed under Shqipëria. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.