Shimpanzetë mund të kuptojnë shqipen

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2862
Shimpanzetë mund të jenë në gjendje të mësojnë gjuhët e njeriut, bëri të ditur një studim i cili rrezikon të përgënjeshtrojë dekada pune për njohjen më të mirë të specieve.

Primatët, në të cilin përfshihen majmunët më të evoluar si shimpanzeja apo orangutangu, janë kafshët më inteligjente në planet. Midis gjitarëve, vetëm njeriu dhe primatët arrijnë përshembull të dallojnë veten e tyre në pasqyrë. Kafshët e tjera reagojnë ndaj imazhit të tyre sikur të kishin përballë dikë tjetër.

Kështu, deri më sot besohej se ata që reklamohen si “paraardhësit” tanë ndryshonin prej nesh pasi nuk kishin mundësinë të artikulonin dhe të flisnin nëpërmjet fjalive të ndërlikuara.

Diçka e tillë mund të jetë e pavërtetë dhe jo vetëm kaq, por primatët mund të jenë në gjendje të kuptojnë me praktikë edhe atë që dy qënie njerëzore janë duke biseduar midis tyre, pavarësisht gjuhës. Kështu, ata mund të arrijnë të kuptojnë edhe shqipen, nëse qëndrojnë shumë kohë duke e dëgjuar.

Një grup shkencëtarësh kanë parë se shimpanzetë e trajnuara që në moshë të vogël, arrijnë të zhvillojnë këtë aftësi perceptimi dhe të kuptimit të species sonë.

Nëse diçka e tillë verifikohet, atëherë diferencën midis njeriut dhe primatëve nuk e bën inteligjenca jonë e shtuar, por thjesht praktika e komunikimit, diçka që shimpanzetë nuk kanë nevojë ta zhvillojnë ashtu si ne.

Kodi gjenetik i njeriut dhe i majmunëve është i njëjtë në 99% të tij.
TCH

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/11/2011. Filed under Shke-Tek. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.