Në Janar 2012 rritet çmimi i ujit të pijshëm

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2265
Në fillim të vitit 2012 do të ketë një rritje të re të çmimit të ujit të pijshëm në vend. Kreu i Entit Rregullator të Ujit, Avni Dervishi, tha për RTV SCAN se, kërkesat e operatorëve për rritje të çmimit janë në proces shqyrtimi dhe në muajin Janar do të aplikohet rritja.

Dervishi nuk sqaron se sa do të jetë rritja e çmimit, por shton se, nga 56 operatorë në të gjithë vendin, 16 prej tyre kanë depozituar aplikimet pranë ERU-së për ndryshim të tarifave. Ndërkohë, vlera e tyre do të përcaktohet në bazë të kostos dhe performancës së shoqërive.

Dervishi theksoi se, ndryshimi i tarifave përmirëson eficiencën e kompanive të ujësellës-kanalizimeve, por edhe cilësinë e furnizimit me ujë për qytetarët. Ai përmend edhe elementët e tjerë të cilët ndikojnë në përmirësimin e eficiencës. Pak ditë më parë Banka Botërore, në një raport ka kërkuar rritjen e tarifave të furnizimit me ujë të pijshëm.
ScanTv





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/11/2011. Filed under Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.