Diskriminohet gegnishtja nga presidenti i Shqipërisë Bamir Topi!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4102
SHKODER – Presidenti Bamir Topi është përzënë nga stadiumi “Loro Boriçi” nga tifozët shkodranë të cilët kanë shpërthyer në revolta ndaj qëndrimeve të fundit politike të tij, duke e cilësuar atë “Tradhtar”. Topi ndodhej dje në Shkodër, në kuadër të një turi që ka nisur nëpër qytetet e Shqipërisë, ku sipas mediave pranë Ramës flitet se ai po zhvillon takime me qytetarët në kuadrin e krijimit të një partie të re. Gjatë qëndrimit në Shkodër, Topi ka shkuar të ndjekë në stadium, ndeshjen Vllaznia-Tirana por aty është përballur me shpërthimin e tifozëve shkodranë, të cilët vetëm në momentin kur ndeshja ka barazuar 2 me 2, kanë vënë re praninë e tij.

Të revoltuar, tifozët shkodranë kanë kërkuar largimin e tij të menjëhershëm nga stadiumi ndërsa e kanë cilësuar si tradhtar. Ata i janë drejtuar në kor “O Bamir, o tradhtar! Dil përjashta nga stadiumi! O Bamir o tradhtar, dil përjashta o zagar!. Pas revoltës së tifozëve, Presidenti Topi është detyruar të largohet pa mbaruar ndeshja.

 

Bamir Topi fyen rëndë gjuhën e bukur shqipe, gegnishten me të cilën shprehet kryeparlamentarja Topalli

Replikat pasojnë deklaratat e fundit ardhur pas intervistes së kreut të Kuvendit, që e akuzon Topin si celule antievropiane së bashku me liderin socialist Edi Rama.
Akuza dhe replika në distancë mes kreut të shtetit, Bamir Topi dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Nga Shkodra, Topi i ka kthyer përgjigje pyetjes së mediave për deklaraten e Topallit që e ka njësuar atë me zotin Edi Rama.

Presidenti Topi – “Së pari, këto zonja, apo zotërinj duhet të mësojnë pikërisht artin e komunikimit qytetar, të dinë të komunikojnë në mënyrë etike, sepse komunikojnë publikisht me Institucionin e Presidentit të Republikës. Së dyti, në rast se do të dalim në një plan tjetër, ju e dini që, për definicion, spikeri përgjithësisht i merr tekstet e recitimit nga të tjerët. Është çështja se sa në mënyrë cilësore e reciton tekstin. Por, minimalisht do u thoja të gjithë këtyre që së paku në komunikim me publikun të jenë qytetar dhe, e dyta, ta flasin gjuhën shqipe në mënyrë korrekte”.

Përgjigjet: Kryeparlamentarja Topalli – “Flas me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, flas me krenari atë shqipe që foli Fishta, Migjeni dhe Gurakuqi. Atë gjuhë Haxhi Qamili nuk e kupton dot”.

Përgjigjet: Presidenti Topi – “Nëse do ishin gjallë, Fishta e Migjeni do të ndiheshin të fyer nga kush i përfaqëson. Topalli përfaqëson mungesën e etikës, kulturës politike e institucionale. Topalli përfaqëson mungesën e respektit për shqipen zyrtare”.

***

O shoku Topi për cilën shqipe zyrtare flet për atë të veprave të marksizëm-leninizëm-enverizëm apo për shqipen e veprës më madhore të të gjitha kohëra “Lahuten e Malcis” e Fishtës?

Si guxon të shkelësh mbi gegnishten e pastër që flet bija e Shkodrës Jozefina Topalli?

Si guxon të fyesh gjuhën me të cilën u shkrua alfabeti i parë shqip?

Si guxon të fyesh gjuhën me të cilën u shkrua Kushtetuta e parë shqiptare “Kanuni i Lekë Dukagjinit”?

Si guxon të ofendosh gjuhën me të cilën foli Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti?

Ti o derë tradhëtarësh më në fund e nxore kokën e gjarprit sapo populli gegë të dha votën, se ajo parti që të bëri president bastionin në Shkodër e ka, dhe ishin ata njerëz që flasin atë gjuhë “jo të pastër zyrtare” që votojnë atë parti që të dha kreytardhëkun e Shqipërisë. Se po të ishte për ata që flasin gjuhën e pastër zyrtare ti do ishe me shokët e Pezës në opozitë.

Kush je ti O TURPI I SHQIPËRISË që guxon të zësh në gojë gjuhën shqipe?

Ti o nip Toptanësh mbaje gojen dhe mos përdhos gegnishten se ka Avni Rustema sa të duash Shkodra…
Gegshkodrani/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 17/10/2011. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

6 Responses to Diskriminohet gegnishtja nga presidenti i Shqipërisë Bamir Topi!

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.