Roma në flakë nga rebelët Black Bloc

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3004
ROMA – Shok dhe panik në rrugët e Romës. Demostrata e djeshme që sipas organizatorëve duhej të ishte paqësore dhe me qëllimin e vetëm të manifestimit kundra borxhit publik, ekonomisë së shkatërruar e cila ka sjellë në 3 vitet e fundit, vetëm papunësi dhe krizë më të thelluar në shkallë vendi, bankat që kanë sjellë vetëm çfrytëzim të risurseve në vend duke shkatërruar prodhimin dhe rritjen ekonomike të Italisë.

Ky manifestim u shndërrua në një guerrilje urbane nga një grup i infiltruar të një organizate të quajtur “Black Bloc” të cilët ishin të organizuar për të shkatërruar imazhin e këtij manifestimi paqësor që kishte si qëllim protestën paqësore, duke e  kthyer në një “luftë” kundër forcave të rendit, duke sulmuar dhe djegur makina, filiale bankash, autoblindat e policisë dhe duke e pushtuar qendrën historike të Romës për rreth 7 orë, mes panikut të flakëve, tymit të zi dhe shkatërrimit vandal.

U sulmua dhe  kisha katolike “Shën Marçelinos e Pjetrit” Romë, duke shkatërruar edhe statujen e Zojës së Bekuar(hera e parë që ndodh në historinë e manifestimeve romake).

Pati 100 të plagosur nga forcat e rendit dhe manifestuesve, 12 arrestime dhe shumë dëme materiale në rrugët dhe ndërtesat romake që sipas kryetari të bashkisë së Romës, Gjani Alemano ka kapë shifrën e 1 milion eurosh.

Roma u zgjua sot me një pamje tronditëse pas një dite të gjatë që kaloj dje, nën trishtimin e këtyre akteve vandale që shenjat do mbesin gjatë jo vetëm në memorien e romakëve por edhe në bukurinë e një qyteti të lashtë dhe turistik si Roma.
Edmond Pjetri/Proletari.Com





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 16/10/2011. Filed under Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Roma në flakë nga rebelët Black Bloc

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.