Ngordhi despoti dhe gjakbërësi i kombit shqiptar boshnjaku ramiz alia katovica

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 6229
*Më e tmerrshmja ishte se nuk e mori ndëshkimin nga drejtsia pas 1991, por u morrë në mbrojtje nga sali Ramë e Sheqere berisha, nga fatos nano, ilir meta gangsteri, pandeli majko komsomolsi, bamir imam-bajalldija top-tani, rexhep mejdani dhe matufi alfred moisiu.
Sa keq për ata viktima që e pësuan nga dora dhe shpirti i ramiz alisë që nuk e mori ndëshkimin sa ishte gjallë.
Në ferr vafshin për së gjalli gjithë edhe çeta terroriste e sali Ramë e Sheqere berisha, fatos nano, ilir meta gangsteri, pandeli majko komsomolsi, bamir imam-bajalldija top-tani, rexhep mejdani dhe matufi aleksandër moisiu, që morrën në mbrojtje ramiz aline, nexhmije hoxhën dhe gjithë klasën si dhe vezët e gjarpërinjve komunistë që kanë zaptuar gjithë administratën.
E sot në orën 7 të mëngjezit të datës 7 tetor 2011 në moshën 86 vjeçar ngordhi pa u ndëshkuar nga lotët, vuajtjet e viktimave të popullit shqiptar tirani tjetër boshnjaku, ramiz efendi alija.
Ishte ramiz alia që ja dha listën e terroristave agjentë të sigurimit shqiptar Ambasadës Amerikane në Tiranë pas vitit 1991, për t’i ruajtur jetën ramizit dhe gjithë klasës komuniste.
Dosjet nuk hapen pa urdhër të aktorve të Jaltës të 1945 si;
– amerikanët
– anglezët
– rusët.
Asnjëri prej tyre nuk e dëshiron Hapjen e Dosjeve në Shqipëri sepse të tre aktorët e Jaltës kanë dorën e tyre në krimet e përbindëshme ndaj popullit shqiptar.*

Mora shkas nga ky koment i cituar më sipër i bërë nga Arturi, sot në një artikull në sitin Proletari.Com.
Ky artikull nuk ka vetëm për qëllim të informojë opinionin shqiptar mbi vdekjen në senatorium të armikut dhe tradhëtarit të kombit shqiptar ramiz alia, por dua të shpreh mendimin tim duke ngritur zërin që me kohë shurdhon veshët e rregjimit totalitarist sllavo-greko-komunist shqiptar. Ky tradhëtar mori nga i plotëfuqishmi Zot dënimin e të dhënit jetë nga një sëmundje që nuk të lën të mbushesh frymë ashtu si ja mori frymën inteligjencës,patriotizmit, varfërisë, shqiptarisë sepse i tillë ishte ky spiun sllav antishqiptar.

Por ajo që më ka bërë përshtypje ishte se ato gazeta si të djathta ashtu dhe të majta që publikuan lajmin jo vetëm që e trajtuan me nderime gramatikore si psh: “ndërroj jetë”,”i ndjeri”,”ngushëllime familjes” etj, por edhe komentuesit e këtij lajmi ishin po aq lavde thurës mbi këtë figurë diabolike që rëndojnë krime, tradhëti, antishqiptarizëm. Ky është një tregues që shqiptart në zemër, akoma e kanë atë mënyrë barbare të qeverisjes. Kjo vdekje na dha provën e qartë të panoramës politike/popullore që ndodhet Shqipëria sot.

Meqë ramizi ishte i fesë muslimane atëherë po i drejtohem me thënien e hoxhës duke i thënë “nuk ta bëjmë hallall për tradhëtin e mijëra trimave shqiptar që i tradhëtove në Tivar në Mars 1945-sës”, “nuk ta bëjmë hallall për gjakun e djemve të Shkodrës që i vrave në kufi dhe i dhunove kufomat duke dhënë urdhër që të vdekur të lidhen mbas ifës ushtarake dhe të mirren zvarrë”, “nuk ta bëjmë hallall se komplotove deri në vdekje kundër demokracisë dhe kulturë shqiptare me  pionierët e tu nano,rama,ruçi e berisha”,”nuk ta bëjmë hallall se nuk kërkove të paktën falje”.

Meqë more pjesë në shumë dënime me vdekje ndaj klerit katolik atëherë po të drejtohem siç duhet të drejtohet prifti në raste të tilla duke të thënë “mos paç dritë aty ku po shkon për atë që bëre popullit shqiptar meqë s’ka qenë populli i juaj pasi ishit gjak boshnjaku”, “shpirti jot e dinë se çfarë do heqë në ferrin e merituar”, “Zoti qoftë gjykatësi jot se njeriu nuk qe i zoti me të gjyku”, “shpirti jotë u djegtë në ferrin e vërtetë ku ti do jesh viktima dhe jo më kasapi”.

Alia u akuzua për abuzim me pushtetin dhe përvetësim të fondeve shtetërore krahas ish-kryeministrit adil çarçani, manush myftiut dhe rita markos, u arrestua në shtator të vitit 1993 dhe u shpall fajtor nga gjykata së bashku me dy të akuzuarit e tjerë. Alia u dënua me 9 vjet burg, dënim i cili pas apelit u ul në 5 vjet.Në 7 korrik të 1995-s Alia u lirua nga burgu. Do me thënë as 2 vjet burg s’bëri. As për shpërdorim detyre s’mori një dënim.

Kjo është Shqipëria e djeshme dhe e sotme. Por po i them shqiptarve që meqë nuk qemë të zot ta gjykojmë sipas kanunit te Lekë Dukagjinit(pasi drejtësia shtetërore është në duart e tyre) siç bëjmë me njeri-tjetrin të paktën mos të pranojmë që ti bëhet një ceremoni sikur ky të ishte një shqiptar shembullor.

I them familjes se ramizit që krimineli dhe antishqiptari që ju keni rritur dhe edukuar duhet të mos ti bëhet asnjë nderim por përkundrazi në qoftë se në ADN e shqiptarit ka mbet akoma shqiptari duhet që të bëjnë ç’është e mundur që ky kriminel të marrin jo atë që meriton një i vdekur por një kriminel antishqiptar ku la në vajtim mijëra zemra nënash shqiptare.

Pellazgilirarbër/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 07/10/2011. Filed under Diktatura komuniste. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

7 Responses to Ngordhi despoti dhe gjakbërësi i kombit shqiptar boshnjaku ramiz alia katovica

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.