Celulat antiamerikane- të njëjta me Antishqiptarizmin

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5781
Nuk është për tu habitur kur nga goja e Arvizu-së në bisedën në ORA-NEWS të dt.21/09/2011, shqiptarët dëgjuan për celula antiamerikane në Shqipëri. Po këtë hipotezë e ka hedhur dhe Wikileaks të botuar me dt.22.09.2011 në të cilën thuhet: Mundësitë e një grupi apo celule antiamerikane në Shqipëri janë shqyrtuar herët nga ambasada e ShBA-së në Tiranë. Në një kabllogram të koduar sekret, që është shkruar në pranverë të 2009-s, Uithers dhe një oficer për sigurinë merrnin në sitë në formën e një pyetësori gjithë detajet dhe elementët antiamerikanë në shoqërinë shqiptare“.(Wikileaks: Zbardhet kabllogrami për grupet antiamerikane).

Jehona e kësaj deklaratë vazhdon edhe pas jave gjë që tregon se hataja mbaka edhe më tepër se tre ditë, duke vërtetuar faktin që deklarata ka baza të forta. Megjithë deklarimet se mbi 90% e shoqërisë shqiptare është pro-amerikanë gjë që tregon busulla e e kësaj shoqërie tashmë të arsimuar dhe largpamëse drejtohet nga e ardhmja më e sigurtë nën mbrojtjen amerikane se sa të ndonjë fuqie tjetër ekonomiko-ushtarake, egzistojnë gjithashtu celula anti-amerikane të cilat sipas disa analistëve mëndjehollë shqiptare nuk qënkan të njëjta me anti-amerikanizmin. Se ku qëndron dallimi ju mund të pyesni për siguri filo-fqinjët.

Argumentimi se këto celula anti-amerikane janë egzistente nuk i vemë në dyshim , por gjithashtu nuk vemë në dyshim se roli i tyre në përmbysjen e situatës së shëndoshë pro-amerikane që egziston e që po forcohet nga dita në ditë në Shqipëri që pas viteve `90 e këtej.

Problemi tjetër që unë ngre, është se këto grupe anti-amerikanëve apo dhe individe anti-amerikanë të cilët ndonëse janë të paktë kanë treguar gjithashtu një antishqiptarizëm të theksuar dhe anti-atdhetarizëm të theksuar.
Ku duket kjo? Unë mendoj se ashtu sikundër ka disa grupe radikaliste të cilat mohojnë kombësinë shqiptare duke qënë të tillë dhe duke e njëhsuar kombësinë me fenë, kjo mund të vijë jo vetëm nga mungesa e arsimimit të mirë të këtyre njerëzve (apo dhe nga derdhja e parave nga individë fetarë ekstremistë), por dhe nga disa faktorë të tjerë të cilat i kemi trashëguar së bashku me idetë komuniste dhe nga pasojat që la diktatura e proletariatit në Shqipëri dhe në trevat shqiptare.

Jo shumë kohë më parë, ish-Jugosllavia titiste dhe pikërisht makineria e saj anti-shqiptare përdorte censusin e viteve 70-80 për të përcaktuar popullatën shqiptare e kryesisht atë kosovare dhe shqiptare maqedonase si një popullatë me kombësi myslimane (sigurisht dhe atë boshnjake) duke mos patur asnjë argument shkencor dhe historik për këtë përcaktim absurd. Idea e makinerisë shtetërore jugosllave të asaj kohe e kryesisht të ideve serbe ishte se- duke shmangur kombësinë shqiptare ata me një gur do të vrisnin dy zogj: atdhetarizmin dhe dëshirën për liri e pavarësi të popullatës shqiptare të këtyre trevave, por nga ana tjetër krijonte precedentin për të larguar popullsinë të ashtu quajtur me kombësi myslimane në Turqi apo në ndonjë vënd tjetër islamik, në mënyrë që të zbrazte territoret shqiptare nga popullata shqiptare e ashtuquajtur myslimane. Kjo ide sikur u shua gjatë përiudhës së pas viteve 90 deri kur forcat e NATO-s dhe UCK, cliruan Kosovën.

Megjithatë gjatë viteve të luftës në Jugosllavi dhe shpërbërjes së saj, pati individë që të bashkuar qoftë me UCK, qoftë me forcat e FARK-ut (mesa di unë pro-Rugovës) që muarën financime nga individë të pasur botës islamike dhe në ndonjë rast lufta mund të merrte edhe aspekt fetar duke e acaruar edhe më shumë situatën. Këtij rreziku i dha fund SHBA nëpërmjet NATO-s kur me urdhër të presidentit Klinton ndërhynë. Shqipëria gjithashtu nuk mbeti e paprekur nga kjo dukuri në dukje paradoksale: njehsimin e luftës për liri me aspektin fetar. Këtu sic e thashë më lart ndikoi mungesa e arsimimit në disa grupime të cilat që atëhere hodhën idenë e të ashtuquajturës `kombësi fetare` duke kundërshtuar atë shqiptare. Kjo ka pasoja dhe ndikime dhe sot në Shqipëri dhe në trevsat shqiptare në Republikën e Kosovës dhe tek shqiptarët e Maqedonisë.

Si shprehen sot këto dukuri anti shqiptare?

Kryesisht në mohimin e Heroit Kombëtar shqiptar –Gjergj Kastriotit Skënderbeut (prandaj, dhe në shkrimin tim të dy viteve më parë e kam titulluar: `Skënderbeu-vija ndarëse midis shqiptarëve dhe anti-shqiptarëve`). Në përgjithësi me sa kam konstatuar unë personalisht këta grupe janë tërësisht edhe anti-amerikanë.

Egziston dhe një grup tjetër me filosofi anti-amerikane por ky grup, anti-amerikanizmin e tij e tregon në një aspect tjetër në atë kulturor dhe tradicional. Në këtë grup hyjnë filo-fqinjët si dhe disa politikanë që janë aktivë dhe sot e që kanë dhe ata lobe të caktuara të vogla por që vijnë kryesisht nga ish-nomeklatura e kuqe e që kanë mbaruar shkollimin apo pspecializimit në Europën perëndimore por edhe në atë qëndrore e lindore përfshi dhe Turqinë.
Dallimi i tyre është i vështirë sepse anti-amerikanizmin ata e fshehin më mirë se sa grupi i parë por dëmi mbetet njëlloj; megjithatë Ambasadori Arvizu me të drejtë i shmanget cilësimit të tyre sepse ndonjë nga ata është në drejtim të shtetit dhe politikës shqiptare. Dalin dy pyetje të rëndësishme:
Së pari del pyetja që sot I jep përgjigje dhe një shqiptar I thjeshtë në të dy anët e kufirit virtual të Shqipërisë: Përse janë më pro-amerikanë shqiptarët se sa fqinjët por se edhe më tepër se sa europianët?

Së dyti përse grupimet apo individët shqiptarë anti-amerikane të jenë gjithashtu dhe anti-shqiptarë?

Të dy pyetjet kanë një përgjigje të përbashkët: Mendoj se këta njerëz kanë interesa anti-shqiptare kryesisht sepse kanë gëlltitur lugën e corbës të anti-shqiptarizmës disa që në kohën e ish-diktaturës komuniste kur ata gëzonin privilegje dhe se ishin pjesë e `diktaturës së proletariatit` duke mos u larguar dot as sot pas 20 vitesh nga mentaliteti I tyre I `luftës së klasave` dhe I `armiqve të klasës ( duke e parë shoqërinë shqiptare: me mua ose kundër meje)`, si dhe të tjerëve të cilët u blenë, shijuan kënaqësinë e pagesës për spiunim (pay per spying), ose ngritjen në detyrë pasi shkelën me urdhër nga jashtë ligjet shqiptare (sigurisht duke dëmtuar rëndë shtetin shqiptar dhe shoqërinë shqiptare jo solide për shkak të varfërisë). Këtyre individëve nuk u hyn në sy aspak nëse forcohet ose jo shteti shqiptar, integrimi ose jo i Shqipërisë, strategjia e afrimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare, të cilat mund të arrihen vetëm nëpërmjet një pro-amerikanizmi të fortë të shoqërisë shqiptare.

Le të shpresojmë që ndikimi i këtyre dy grupeve do të vije duke u pakësuar me kalimin e viteve, por dëmet që i kanë bërë forcimit të atdhetarizmit shqiptar (duke mos proklamuar e përkundrazi duke sharë Heroin Kombëtar shqiptar Skënderbeun i cili është faktori kryesor i identitetit shqiptar), pengimin e intgerimit (por duke derdhur lotë krokodile ditën e duke penguar natën), duke u përpjekur të kthejnë shoqërinë shqiptare (sipas urdhrave nga jashtë) nga një shoqëri homogjene sipas Kushtetuës, në një shoqëri të ashtuquajtur `multi-etnike`, dhe duke mbivendosur me dashje etnicitetin fetar mbi atë shqiptar të vërtetë ( dukuri në trevat shqiptare në Kosove dhe Maqedoni). Mendoj se anti-amerikanizmi I tyre është I barabartë dhe po aq I njëjtë me anti-shqiptarizmin.Le të shpresojmë që këta anti-amerikanë dhe antishqiptarë të mos kenë të ardhme.
Pirro Prifti/Proletari.Com
30/09/2011

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/10/2011. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Celulat antiamerikane- të njëjta me Antishqiptarizmin

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.