Informacion sekret për Xhon Kenedin!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 8208
Zhaklina Kenedi shpreh pakënaqsi për disa lider shtetesh.
Kaseta paraqet biseda me orë të gjata, që ishte regjistruar disa muaj pasi Xhon Kenedi(John F. Kennedy) u vra në Dallas në vitin 1963.
Kaseta doli në publik të mërkurën e dt. 14 shtator të 2011 dhe është bazë për një libër të ri – të Zhakline Kenedit mbi “Bisedat Historike në jetën me Xhon Kenedin,,.

Regjistrimet në kasetë tregon se ish-zonja e parë e SHBA, Zhakeline(Jacqueline e thirrun – Jackie) dhe burri i saj, Xhon Kenedi ishin të papëlqyeshme për një numër udhëheqësish të njohur politikë në SHBA dhe jashtë vendit.
Luftëtari i të drejtave civile të Zezakve të Amerikës, Martin Luter Kingun e ka quajtur ajo, si një “njeri të tmerrshëm”, ndërsa presidentin francez Çarls De Gol(Charles de Gaulle)njihej si një njeri me shpirt kazëm, ndërsa Zëvendës presidentin, Lindon Xhonson(Lyndon B. Johnson) ishte një tipë i qetë dhe shumë përçmues, ironik, sarkastik.
Zonja e Parë thotë se Xhon F. Kenedi (i quajtur Xhak) talleshin në mënyrë të përsëritur me zëvendëspresidentin i tij dhe nuk kishte mendime të mirë për Xhonsonin.
Zhakline Kennedi ishte e zemëruar me Martin Luther Kingun, sepse ai erdhi i dehur, i alkolizuar te varrimi i Xhon Kenedit dhe bënte humor, shaka me priftin Richard Cushing.

– Unë nuk mund të kem parë një pamje të tillë në jetë dhe as imagjinuar se si një njeri si Martin Luter Kingu ishte një njeri i tmerrshëm, thotë Zhaklina Kenedi gjatë bisedave me këshilltarin e Xhon F. Kenedit Arthur Schlesinger

– Zhaklina tha disa herë mua: Zot i dashtun! A mund të imagjinohet ndonjëherë se çfarë do të ndodhë me vendin tonë në qoftë se ai (Lindon B. Xhonson) bëhet president i SHBA-s!?
Çifti presidencial gjithashtu kritikon dy udhëheqësit bashkëkohore më të famshme evropiane, si Kryeministrin britanik Uinston Çurçillin dhe Sharl De Golin e Francës.

– Takim me Çurçillin ishte një zhgënjim i madh. Zhaklina shkoi të takonte atë, por i varfëri Çurçill ishte i rrjedhur në tru nga seniliteti, thoshte Zonja e Parë.
Sharl De Goli ishte një tipë i neveritshëm egoist dhe i rrallë në shpirtligësinë e tij.
Zhakline Kenedi i ruajti inçizimet në kaseta me kusht që ato të publikoheshin pas një periudhe të gjatë, pas vdekjes së saj. Ajo vdiq në vitin 1994.

A u vra Xhon Kenedi nga Lindon Xhonsoni?

Deri tani regjistrimet sekret i shiritave të kasetës mbi vrasjen e presidentit Xhon F.Kenedi zbulon se ish-gruaja, Zhakline Kenedin besonte se nënpresidenti i Kendit, Lindon Xhonson qendronte pas vrasjes së burrit të saj më 22 nëntor të vitit 1963.
Audio regjistrimet kanë regjistrue të gjitha bisedat të ndryshme të disa muajve pas vrasjes së Kenedit nga historiani amerikan dhe këshilltar i Xhon Kenedit, Arthur Schlesinger i ri. Ai shkruan për gazetën; dailymail.uk.co.
Në këtë kasetë, thotë Zhakline Kenedi (e më vonë gruaja e një greku Aristoteles Onassis, ku pati një vajzë dhe një djalë, që në mënyrë misterioze vdiqën të mëdhenjë sh.im B.M.P.) për mënyrën se si ajo beson se zëvendës presidenti i SHBA-s, Lindon B. Xhonson, së bashku me disa biznesmenë, ishte njeriu kryesor prapa sulmit, të cilin ne e dimë se është bërë nga atentatori Lee Harvey Oswald. Por sipas Zhak dimë se Li Hervei(Jackie Lee Harvey) ishte vetëm një ekzekutor i paguar/kiler, pra ishte pjesa ma e vogël e atentatit të vrasjes.
Kasetat kanë qenë të mbyllur në një kuti në Bibliotekën Kenedi në Boston deri tani(shtator 2011), sepse Zhakline kishte urdhëruar që kasetat të mos të publikohet deri në 50 vjet pas vdekjes së saj. Arsyeja për këtë ishte se ajo kishte frikë ta publikonte ma herët sepse synonte të ruante familjen e Xhon Kenedit nga sulmet hakmarrëse prej autorve të dyshuar në regjistrimet e audio-s.

Sipas stacioni televiziv amerikan ABC do të paraqesë një program të regjistrimeve të atyre audiove apo kasetave që përmbajnë regjistrime të fshehtë gjithashtu edhe portretin realist të Zhaklinës, ku thotë se edhe ajo kishte aventura dashnie në periudhën që ishte martuar me Xhon F. Kenedin.
Ajo ka pasë afere/aventurë dashnie me yllin e Hollivudit Uiliam Holden/ William Holden
dhe Xhani Angjeli/Gianni Agnelli, themeluesin e Fiatit për shkak/inatë të çështjeve galante/aferash femrash shpesh flagrante e burrit të saj.
Karolina Kenedi/Caroline Kennedy e bija e Zhaklines, e cila 17 vjet pas vdekjes së nënës së saj ka rënë dakord që kaseta do të publikohet.

Përgatiti: Bep Martin Pjetri/Proletari.Com
E premte, më dt. 16.IX.2011

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 17/09/2011. Filed under Figura të Shquara Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Informacion sekret për Xhon Kenedin!

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.