Rreth 90% e amerikanëve kërkojnë një parti të tretë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2746
Në sondazhet e fundit në SHBA thuhet se gati 90 % e amerikanëve kërkojnë një alternativë tjetër politike.

Shumë votues amerikanë, mendojnë se një zgjidhje e mirë do të ishte paraqitja e një partie të tretë politike, krahas republikanëve dhe demokratëve. Kështu mendon edhe Bailey Hurley nga Minesota: „Një parti e tretë do të ishte zgjidhje e mirë – sepse aktualisht në Uashington po punohet vetëm në varësi të përkatësisë partiake

Gjithnjë e më shumë amerikanë thonë se nuk është e mundur që në një dyqan, për shembull, të kesh mundësinë e përzgjedhjes mes dhjetëra prodhimeve të ndryshme të bukës, ndërsa në politikë mund të zgjedhësh vetëm Partinë Republikane apo Partinë Demokratike.

Alternativat dhe përpjekjet nuk mungojn, janë krijuar grupe të ndryshme, të cilat po përpiqen të realizojnë këtë dëshirë të shumë amerikanëve. Ata e quajnë veten „America‘s Third Party“, „Americans Elect“ apo „Votocracy“.

Disa prej tyre me të vërtetë duan të krijojnë një parti të tretë të fuqishme, të tjerët nuk duan parti, por mendojnë se duhet gjetur alternativë tjetër për zgjedhjet presidenciale, jashtë dy partive të mëdha.

Vëzhguesit konstatojnë se shumë prej këtyre grupeve kanë burime të mira financimi – nga persona të pasur, të cilët janë të ngopur me sistemin dypartiak politik. Sipërmarrësi Peter Ackermann është një prej atyre që financon grupin “Americans Elect”, një grup i cili aktualisht  përmendet më së shumti në opinion. „Ne po kërkojmë një kandidat jashtë interesave partiake“, thotë Ackerman.
Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 11/09/2011. Filed under Politika Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Rreth 90% e amerikanëve kërkojnë një parti të tretë

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.