Lek Mrijaj: Toleranca është nji virtyt i shoqërisë së moderuar

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3502

Një formë e intolerancës është edhe POLEMIKA, e cila nëse është serioze, jo e njëanëshme, e bërë në sfera të larta me pjekuri, pa pasion, me nivel kulture njerëzore atëherë është e dobishme, por për fat të keq, ne në të shumten e rasteve i tejkalojmë caqet e njerëzisë, përdorim shprehje vulgare, ofenduese, nënçmuese, shtrembërojmë të vërtetën, falsifikojmë shumë gjëra të cilat nuk na konvenojnë e ndodh që edhe historinë ta falsifikojmë, pra polemizojmë me pasion duke mos kursyer edhe etiketimet ma të rënda .
Kur bëhet fjalë per tolerancen politike, patjetër kemi të bëjmë edhe me formimin e individit, edukatën familjare dhe shoqërore, kulturën etj, faktorë të cilët ndikojnë në të shumtën e rasteve.
Për të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kulturën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzishme e të hijëshme dhe të përshtatshme dhe unë mendoj se kushti kryesor është nderimi për bindjen e të tjerëve, dhe jo të shkojmë nga teza e gabuar e cila është shumë prezente tek ne shqiptarët “kush nuk mendon si unë, ai është kundershtari im, apo edhe ma katastrofalisht që e marrin disa njerëz: armiku im”.

Ky fenomen shoqëror shfaqet në lëmin politik, shoqëror, shkencor etj, dhe në jetën e përditëshme në mbledhje, në diskutime, paraqitje publike etj, hasim në të shumtën e rasteve në shkoqitje e prononcime ku më shumë e ku më pak egoiste, si ndër njerëz intelektual e akademikë po ashtu edhe ndër ata me përgatitje më të ultët arsimore, dhe në intolerancë të tjerëve.

Unë mendoj se ky fenomen i paarsyeshëm që prezenton në përmasa të mëdha me gabimin trashanik tek shqiptarët duke menduar se me ndjekë arsyen e nji tjetri është dobësi. Në mesin tonë egziston ndjenja primitive ti pergjigjemi tjetrit ashtu që mendimi ynë të jetë superior, dhe jo të bindim tjetrin me fakte.

Për të qenë tolerant nuk kërkohet të mendojmë të gjithë me nji kokë, as të jemi të gjithë të nji mendimi dhe as nuk është e domosdoshme të kemi të njëjtat parime, as të jemi të pagabueshëm, por patjetër duhet t’ua njohim të tjerëve të drejtën e mendimit të lirë dhe të bindjes, mu në  atë mënyrë si dëshirojmë që të tjerët të respektojnë mendimin tonë.

E dijmë fare mirë se secili njeri, shpesh edhe pa dashje apo pa ndonji qëllim të caktuar, mund të ndjekë nji rrugë a nji parim të gabuar, prandaj duke u nisur nga ky fakt nëse nuk dëshirojmë të na përbuzë kush ne edhe po të jemi në gabim, ashtu edhe ne mos ta perbuzim askënd.
Toleranca është nji virtyt i shoqerisë së moderuar njerëzore për të dijtë thjeshtë të bartim apo të durojmë, unë kisha për të thënë vëllezërit tanë si vëllezër dhe jo si armiq.

Toleranca është baza e një shoqërie demokratike dhe pluraliste, është një qëndrim, i cili duhet të mbahet rregullisht, i shoqëruar me mirëkuptim dhe kompromis si dhe pranimin e ideve të ndryshme dhe respektimin e qëllimeve dhe qasjeve të të tjerëve.

Unë vlerësoj se gabimi kryesor i kësaj sëmundje apo plage të rrezikshme që e shqetëson jetën në mesin tonë, është gabimi i madh i disa udhëheqësve politikë, mediave informative e sidomos atyre qe anojnë kah ndonji subjekt politik, të cilët përpiqen ta mohojnë apo ta fshehin këtë sëmundje apo plagë e cila per fat të keq është duke shkuar në nji sëmundje apo metastazë, nëse nuk ndërmirret diq për ta shëruar.

Ishte dasht që të gjitha gabimet, dobësitë, mangësitë, papërgjegjshmëritë, pra të gjitha të kqijat të qiten në shesh, pa dallim pozite a funksioni etj, pra e për hir të sinqeritetit, duhet luftuar çdo gabim, kudo qi ta gjejmë, edhe ndër kërkimet shkencore por duhet vepruar me maturi.

Nji ndër shkaktarët e kësaj situate është edhe faktori historikë.
Jemi dëshmitarë të faktit se shekulli XX me gjithë përparimin e theksuar të shoqërisë njerëzore në shumë fusha të ndryshme të jetës, në dhjetëvjeçarin e fundit u shndërrua në një botë ku gjithnjë e më shumë prezenton varfëria ekonomike, korrupsioni, uria, sëmundjet e ndryshme të pashërueshme etj.
Në vend se të zhdukeshin keto në vendet e varfëra dhe të pazhvilluara, ku me ketë rast do të kultivohej toleranca dhe dialogu paqësor drejt vetvendosjes së popujve të shtypur nga kolonialistët shekullor, këtu u manifestua urrejtja, dhuna, terrori shtetror, gjenocidi ku në ketë rast kemi të bëjmë mu më shqiptarët.

Lek Mrijaj/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 25/07/2011. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.