Berisha përuron bustin e ish-presidentit amerikan Xhorxh W.Bush në Fushë-Krujë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3862
Berisha përuron një bust të Bushit: “Evropa, përpjekje grabitqare ndaj Shqipërisë”.Një bust i ish-presidentit amerikan Xhorxh W.Bush është zbuluar sot në qytetin e Fushë-Krujës nga kryeministri i vendit Sali Berisha. Gjatë inaugurimit të shtatores e cila kap lartësinë prej rreth 5 metrash, kryeministri deklaroi se “Shqipëria dhe shqiptarët u detyrojnë SHBA-ve gjatë 100 viteve të fundit mbështetjen shpëtimtare. “

Ndërkohë, duke vlerësuar rolin e SHBA-ve, Berisha iu rikthye historisë duke vënë theksin mbi ato qe i quajti “përpjekjet grabitqare të vendeve të Evropës pas shpalljes së pavarësisë”.

“Pas shpalljes së pavarësisë, fuqitë grabitqare evropiane po bënin çdo gjë për të shuar nga harta e Evropës vendin e kombin ndër më të vjetrit siç ishin shqiptarët. Ishte presidenti Uillson që do të hidhte mënjanë atë Traktat kobzi që kërkonte të na tjetërsonte ne edhe ato dy pëllëmbë tokë që na kishin mbetur.”, tha Berisha.

Shtatorja e inaguaruar sot edhe në praninë e pushtetarëve lokalë, qytetarëve dhe medias, nuk dihet se sa ka kushtuar dhe se kur ka nisur krijimi i saj. Ajo është vendosur në qytetin e Fushë-Krujës pasi në vizitën e tij më 2007, Bush ndaloi edhe në qytetin në fjalë. Kjo është shtatorja e dytë e inaguruar  gjatë mandateve të Sali Berishës si kryeministër pas asaj të Ahmet Zogut në Burrel. Po gjatë qeverisjes së demokratëve, emri i Xhorxh W.Bush iu vu rrugës përballë sallës së Parlamentit.
A.R/Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 06/07/2011. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Berisha përuron bustin e ish-presidentit amerikan Xhorxh W.Bush në Fushë-Krujë

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.