Velipojë, hetim taksës në plazh

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2800
SHKODER-Prej tri ditësh pushuesit e shumtë që i drejtohen plazhit të Velipojës po përballen me vendimin më të fundit të kësaj komune për pagesën prej 100 lekësh për t’u futur në territorin e këtij plazhi.Vendosja e disa postblloqeve në rrugët hyrëse për në territorin e plazhit ka bërë që çdo automjet të lejohet të kalojë pasi të ketë paguar shumën në fjalë. Në përgjithësi, drejtuesit e automjeteve e kanë paguar atë pasi nuk kanë pasur zgjidhje tjetër, por ka pasur edhe nga ata drejtues mjetesh, të cilët, edhe pse e kanë paguar shumën prej 100 lekësh, nuk e kanë pritur mirë një veprim të tillë nga ana e punonjësve të komunës Velipojë. Nga ana tjetër, vetë kryekomunari Pashko Ujka sqaron se, “ky është një vendim i këshillit të komunës Velipojë që në muajin shkurt të këtij viti, nga kryetari dhe këshilli i mëparshëm, dhe ne po bëjmë vetëm zbatimin e tij. Kësaj i thonë: ne jemi fytyra të reja që po punojmë me ligje të vjetra. Më duhet të sqaroj një keqinterpretim me ose pa dashje të taksës prej 100 lekësh që drejtuesit e mjetit paguajnë, pasi kjo taksë paguhet vetëm një herë në ditë dhe është e vlefshme për të gjitha automjetet gjatë 24 orëve, pavarësisht sa herë hyjnë e dalin në territorin e plazhit gjatë ditës”. Por, në lidhje me këtë vendim të bërë realitet nga ana e komunës Velipojë, që ditën e hënë në mëngjes, në drejtim të komunës Velipojë është dërguar auditi i institucionit të prefektit, i cili do të kontrollojë të gjithë dokumentacionin dhe arkivin e kësaj komune, me qëllim evidentimin dhe gjetjen e mbështetjes ligjore ku është bazuar kjo komunë që ka vendosur të aplikojë një vendim të tillë. Gjithsesi, taksa që po paguajnë drejtuesit e automjeteve duket se nuk ka ndikuar shumë në numrin e pushuesve në këtë plazh.

Sipas tyre, më shumë se taksa prej 100 lekësh vazhdon të mbetet problem mungesa e banjave publike në afërsi të bregut të detit, si dhe shezlonget e shumta private që kanë zënë hapësirat publike të bregut. Zhvillimi i zgjedhjeve dhe konstituimi i njësisë vendore me vonesë në një kohë që përkuan me fillimin e sezonit të plazhit bënë që sezoni turistik të përballet me një sërë vështirësish. “Ne kemi bërë tratativa duke porositur disa banja portative nga Italia, por akoma nuk e dimë se kur do të mbërrijnë për pushuesit”, pohoi Ujkaj. Në lidhje me shezlonget private që në mënyrë abuzive kanë zënë bregun e detit dhe largimin e tyre, kryetari i komunës, Ujka, është shprehur se ky problem do të marrë zgjidhje shumë shpejt. “Ne e kishim planifikuar që të ndërhyjmë që javën e kaluar, por braktisja që policia e shtetit i bëri aksionit tonë për prishjen e disa lokaleve në rërë dhe heqjes së shezlongeve vetëm sa e zgjati pak përfundimin e kësaj nisme, së cilës do t’i shkojmë deri në fund”.

Ridvan Dibra/Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 05/07/2011. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.