Lëvizja Vetëvendosje protestë “Kundër hajnisë”

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 7300
Protesta e organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje” në kryeqytet ka përfunduar e qetë dhe pa asnjë incident. Disa mijëra protestues janë mbledhur para teatrit Kombëtar në Prishtinë, ku  kanë dëgjuar fjalimet e drejtuesve të “Vetëvendosjes”, të cilët kanë akuzuar qeverinë në krye me kryeministrin Hashim Thaçi se po vjedhin pasurinë e popullit.

Pas rreth një ore protestuesit janë shpërndarë, duke fishkëllyer vazhdimisht, ndërkohë që s’ka pasur asnjë përpjekje për të mësyrë ndërtesat qeveritare.

Lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, ka paralajmëruar se protesta të tilla do të realizohen edhe në ditët e ardhshme. Kurti i ka quajtur të gjithë ministrat e qeverisë hajna dhe plaçkitës, kurse Thaçin e cilësoi si hajnin kryesor.

Ai tha se këta njerëz po e plaçkitin Kosovën për t’u pasuruar për vete dhe për ta varfëruar popullin.

“Politikanët e vjedhin buxhetin e Kosovës nëpërmes tenderëve, të cilët ua japin njerëzve të vet që ua kanë financuar fushatën. Kurse nëpërmjet negociatave me Serbinë po e vjedhin territorin e Kosovës”, ka thënë Kurti

Lideri i “Vetëvendosjes”, ndërtesën e qeverisë e ka krahasuar me pavionin për VIP në burgun e Dubravës.

Kurti iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj lëvizjeje, siç u shpreh ai, nëse duan të kenë shtet të mirëfilltë dhe demokratik, shkruan e perditshmja kosovare Express.
Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 22/06/2011. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Lëvizja Vetëvendosje protestë “Kundër hajnisë”

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.