Vrasja e 21 janarit, dështon ekspertiza

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5822
Vrasja e Aleks Nikës, njërit prej viktimave të ngjarjes së 21 janarit në Tiranë, mesa duket do të mbetet e pa zbardhur, të paktën nga ekspertiza, në lidhje me armën e krimit.Ekspertët e Policisë Shkencore dhe të Prokurorisë, kanë arritur në përfundimin se predha e gjetur në trupin e 36-vjeçarit nga Lezha është 80 për qind e dëmtuar dhe e paekspertueshme. Rreth një muaj më parë, predha e gjetur në trupin e Aleks Nikës mbërriti nga Turqia me anë të letër-porosisë dhe u dorëzua në Prokurorinë e Përgjithshme, institucioni që kishte kërkuar plumbin nga autoritetet turke. Më pas, predha u administrua në cilësinë e provës materiale në dosjen hetimore për ngjarjet e 21 janarit, e cila ndodhet në Prokurorinë e Tiranës. Grupi hetimor menjëherë mori vendim që plumbi të dërgohej pranë Institutit të Policisë Shkencore, me qëllim kryerjen e ekspertizës për caktimin e armës nga e cila ka dalë predha në fjalë. Nga verifikimi paraprak me sy të lirë, u konstatua se predha kishte dëmtime në pjesën e vjaskave, që shërbejnë për krahasimin me armën që ka kryer qitjen. Megjithatë, predha u ekspertua dhe në përfundim u mësua se procesi nuk mund të realizohej, pasi plumbi kishte shtypje dhe gërvishtje të rënda, që e bënin të pamundur krahasimin me armët e sekuestruara pranë Gardës së Republikës. Ajo çka kanë mundur të përcaktojnë ekspertët e Policisë Shkencore, ka qenë fakti se predha i përket një automatiku model “MP-5″, prodhim turk, nga armët që janë përdorur ditën e ngjarjes nga Garda e Republikës. Më shumë se kaq, sipas ekspertëve, ka qenë e pamundur të krahasohet pasi masa e madhe e dëmtimit të predhës e bën të pamundur përputhshmërinë e saj me armën. Deri tani vetëm një armë e Gardës ka dalë me ekspertizë e përfshirë në vrasjen e Ziver Veizit. Krahasimi ka gjetur se predha që vrau këtë person është qitur nga arma e përdorur në shërbim nga oficeri Agim Llupo. Për tri viktimat tjera, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj, nuk është bërë i mundur përcaktimi i armëve që kanë kryer vrasjet.

Armet e Gardes

Një numër i madh armësh në përdorim të Gardës së Republikës janë sekuestruar nga Prokuroria pranë këtij institucioni, pas ngjarjeve të 21 janarit. Plot 75 automatikë “Mp-5″ dhe 60 copë pistoleta janë sekuestruar nga hetuesit e çështjes. Armët u morën pranë Gardës së Republikës, me qëllimin për të përcaktuar përgjegjësinë e gardistëve pas konstatimit të vrasjes së katër personave që morën pjesë në tubimin e thirrur nga Partia Socialiste. Garda qëlloi pas tentativave të demonstruesve për të përparuar drejt Kryeministrisë.

Gjykata e Larte

Prokuroria ka ngritur akuzë ndaj një numri prej tetë gardistësh, ndonëse vetëm njëri prej tyre është në qeli, për shkak të ngjarjeve të 21 janarit. Agim Llupo, i fajësuar nga ekspertiza e armës, është në arrest me burg për vrasje. Ndërkohë, shtatë gardistët e tjerë janë duke u ndjekur penalisht në gjendje të lirë. Katër prej tyre u arrestuan për 30 ditë, por më pas Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë urdhëruan lirimin e tyre. Sipas këtyre gjykatave, Prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme.
Trazhgim Sokolaj/Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 29/05/2011. Filed under Çështja 21 Janari 2011. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Vrasja e 21 janarit, dështon ekspertiza

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.