Geri Kokalari – Kamikazi taleban i Ismail Kadaresë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 14247
I.Kadareja nuk e vuri re hedhjen e Flamurit Shqiptar nga socialistët para kryeministrisë më 21 janar 2011

Kadareja rrinë natë e ditë i vemendshëm me ngjarjet në Shqipëri. Nuk i shpëton asgjë falë edhe antenave të padukëshme që e informojnë. Përse i duhet gjithë ky akumulator informacioni për Shqipërinë deri me detaje episodike mbi disa profilet të vipave dhe ato të vogla?

Sipas mendimit të shumë miqve dhe reagimeve të Kadaresë nëpër intervista rezulton se i lypset gjithë ky ushqim mediatikë për ta shprazë me tërbim sa herë që vjen në Shqipëri apo pa pikë ndrojtje edhe para audicioneve të huaja akademike. Dhe një pjesë e shqiptarve e të dy skajeve si ajo e të mërziturve nga varfëria e tejskashme dhe ajo e të korruptuarve që bërtetë e dhunon institucionet për t’i uzurpuar pushtetin në mënyrë talebane dhe marksiste – leniniste, i pëlqen helmi i zi që e hedhë pasi e kafshon për lëkure si vampir Kadareja.

Ende nuk ka ndëgjuar asnjë shqiptar apo i huaj ndonjë fjalë të mirë që nuk i kanë munguar Shqipërisë që prej 1991, që si shqiptarët dhe të huaj shprehin me admirim mbi ndryshime të mëdha në shumë fusha. Kadareja ende nuk ka thënë si shkrimtar apo edhe si shqiptar që e mbajnë si elitë Shqipëria e Jugut asnjë fjalë të mirë për hapat të mëdha që ka pësuar Shqipëria pas përmbysjes të komunizmit. Shqipëria u antarësua në NATO, ju hoqën Vizat, u ndërtua aorta e kombit Kosovë- Shqipëri me tunelin gjigandë të rrugës Durrës – Morinë. Asnjë fjalë nuk ja thotë në sy opozitës socialiste që me tiparet talebane-staliniste e ka dëmtuar dhe vazhdon të dëmtoji imazhin e Shqipërisë në mënyrë nga më të pafalëshme, por gjuan me ato duzimet, obstruksionet e tij qeverinë dhe Partinë Demokratike me akuza për gjithshka të shëmtuar që i ndodhë Shqipërisë.

Kadareja përballet me dy imazhe; një me librat e tij dhe një me shumicën e  atyre  intervistave të tij fatale për të dhe për imazhin e Shqipërisë, që e errëson para botës.

Pas rrebelimit terroristë të 450 kriminelave shqiptar të ardhur nga emigracioni nën udhëheqjen e Edvin Ramës, kryetar i PS-ës dhe kryetar i bashkisë sulmuan kryeministrinë më 21 janar 2011, mbriti në Tiranë me vrapë Ismail Kadare prej vilës tij të dhuruar nga shteti francez.

Për 21 janarin e 2011 ndër të tjera me pak fjalë po e paraqes xhevahiret e Kadaresë në intervistë:

Lista e shqetësimeve që ngriti Kadare për 21.1.2011 ishin ato që i kishte marrë nga selia e PS-ës, prej dorës të Edvin Kristaq Ramës:

1. Administrimi i keq i votave

2. Vrasja e qytetarit e dënueshme

3. Pavarësia e institucioneve

 

I drejtohem Kadaresë:

Përse nuk e pe Flamurin e Shqiptarve të hedhur si leckë për t’u shkelur nga këmbet e liga të armiqve të kombit në Ditën që ju pretendoni se pala socialiste kishte të drejtë? A të preku në sedër, a në vetëdije ky episodë poshtërues i simbolit të kombit shqiptar në shekuj? A e ballafaqove me ato librat dhe intervistat e tuaja plot helmë kundër Shqipërisë qysh pas 1991? Përse vjen në Shqipëri i mbushur me mëri e zeher kundër popullit shqiptar? Kush të ka borxhë ty që hedhë baltë zëmëratash mbi tokën shqiptare? Me sa duket ke problem me nostaligjinë, se dikur shtroheshin tapeta, pritej e nderohej Kadareja ngado që lëvizte në Shqipëri si në ish KQ të PPSH, si te Shtëpia e Enver Hoxhës apo në institucionet ku vendosej fati tragjikë i shumë intelektualve shkrimtarë.

 

Ja se si e mallkon Shqipërinë Kadareja!!!

Papritur na del Kadareja me një intervistë ku mallkonte Shqipërinë për faktin se si një lloj katoliku gjysmë italian e gjysmë gjerman nuk e simpatizon, nuk i thurë hymne, por e akuzon se ishte komunistë, deputetë, zëvendës i Nexhmije Hoxhës në Frontin Demokratik, njeriu i afërt i shtëpisë së kryediktatorit Enver Hoxha ende i padënuar nga presidenti Bamir Topi, S.Berisha, akademia, shoqëria dhe ka fyer me urrejtje sllave-otomane-antishqiptare-komuniste princin e letrave të Shqipërisë At Gjergj Fishtën. A thua ky është mëkati i këtij katoliku që ju e fyeni publikishtë.

Lexoni nga fragmenti dhe komentojeni vetë xhevahiret e mëposhtme të njeriut të tërbuar dhe shumë mesjetar:

“….. më i egri, më i palodhuri është një katolik qesharak dhe i dyshimtë, me një emër gjasme gjerman e gjasme italian (le të themi, njëfarë italo palo gjermanini).
Nga Intervista e plotë me shkrimtarin Ismail Kadare, shkëputur nga libri i ri “Mbi krimin në Ballkan; letërkëmbim i zymtë”

”Shqipëria sot është kthyer në vendin më të çoroditur të Europës. Eshtë si një zonë psiko-sizmike që nuk gjen qetësi. Trysni e përhershme, provokacione zinxhir, stres që nuk sos. Përherë e më shpesh bëhet pyetja: është një rastësi kjo që po ndodh apo një projekt i qëllimshëm? Ka njerëz që besojnë këtë të dytën. Në një klimë të tillë Shqipëria, rrezikon të humbasë orientimin europian, të humbasë aleatët, gjithçka. , botuar nga “Onufri” – Paris – Tiranë, 2011

 

A i lejohet Kadaresë të fyeji Shqipërinë konstantë?

Si mund të tolerohet ndaj këtij njeriu dëshpërues, i përënduar shpërfytyrohet në këtë soj fejet edhe pas komunizmit para shqiptarve dhe të huajve??

Edhe sikur ta ketë të drejtë Kadareja ankesën ndaj atij qytetari që konstantë e akuzon Kadarenë për pro-komunizëm,…nuk i lejohet të përdori nga kultura primitive dhe mesjetare kundër njeriut që nuk është me besimin e tij si islamikë me shprehjen si katolik. Asnjë njeri në botë nuk duhet të identifikohet për sjelljet, mendimet,,,,etj nga feja, rraca, ngjyra, nacionaliteti,….sikurse diskriminon Kadareja qytetarin me besim katolik nga Shkodra.

Kadareja e identifikon veten sikur është Shqipëria dhe jo një qytetar i saj i zakonshëm, prandaj gabon rëndë, që vuan nga megallomania dhe kulti i individit si patologji e diktatorve komunistë.

 

 

II. Geri Lemi Kokalari kamikazhi i Kadaresë

Kadareja është miku i shtëpisë dhe mësuesi frymëzues i talebanit Geri Kokalari.

Sipas Kadaresë është Shqipëria për shkakun se e kishte ,,sharë’’ një katolik një vend më i çoroditur i Europës. Eshtë si një zonë psiko-sizmike që nuk gjen qetësi, rrezikohet të humbë Shqipëria nga Europa dhe aleatët e saj etjera palllavra.

 

Nuk ka më fyerje që ja bën Kadareja kombit shqiptar me kaq paturpësi.

Për ta bë realitet ato prognozat histerike, të rrezikëshme tej nxitëse antishqiptare e fobi shqiptare e  Kadaresë kundra Shqipërisë ngrihet nga strofulla e tij në SHBA me Kushtrimin drejtuar forcave të errëta antishqiptare nën komandën e Edvin Ramës dhe sëbashku me Partinë Socialiste dhe të majta për një kryengritje të armatosur kundër qeverisë, kundër Komisionit  Qendror të Zgjedhjeve në Tiranë(KQZ) i nisë një letër drejtuar ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizut.

 

Ja se me çfarë fjalësh ndër të tjera i drejtohet Geri Lemi Kokalari ambasadorit amerikan në Tiranë z. Arvizu më datën 16 maj 2011.

“..Rezultati i zgjedhjeve ka qene i manipuluar, dhe distanca e fitores se Rames do te kishte qene shume me e gjere nese njerezit e Berishes nuk do te kishin nderhyre ne vote. Por, fitorja mbetet fitore, dhe KQZ-ja ben mire ta konfirmoje. Nese nuk e ben, atehere nuk shtrohet me pyetja nese do te kete kryengritje, por kur…” – shkruan z.Kokalari.(marrë nga gaz.online shekulli i 16.5.2011)

 

Përse i duhet shqiptarve teorija marksiste-leniniste-staliniste- maoiste e kryengritjes nga Geri prej SHBA???

Fjala më e kobëshme e kryengritjes ishte fjala që nxorri nga kultura talebane, shpirti, pasioni i shqiptarit  – amerikan Geri apo Gary Kokalari. Nuk e dija se shqiptari me origjinë nga Gjirokastra  i lindur në SHBA kishte studjuar veprat e kryediktatorit gjirokastrit Enver Hoxha dhe e kishte përvehtësuar shkëlqyeshëm armën e kryengritjes që rrëzon me zjarr, gjak, krime, dhunë, vdekje pushtetin e një pjese të një shteti sikurse ndodhi nga bolshevikët në Rusi,….. Nuk dija se ky gjirokastrit eksporton fjalorin e talebanve dhe të al kaidës në Shqipëri!

Mbeta i shokuar se si ky shqiptaro-amerikan i serviri popullit shqiptar armën e kryengritjes si zgjidhje e vetme e konfliktit në Shqipëri pas përmbysjes të sistemit komunistë.

A ka peshë më të rëndë për paqen, për demokracinë, për popullin shqiptar që provoi fatin e teorisë enveriste – sllavo – marksiste të kryengritjes në një vend si Shqipëria e NATO-s?

A e mendove o Gary se si e hodhe këtë gjyle prej SHBA-s mbi shpinën e popullit të vrarë nga gjirokastriti Hoxha, mbi tokën shqiptare? A e mendove se kjo rrufe – kryengritja djegë e mbushë arkivola me shqiptar?

Kryengritja ishte ajo shprehje që robëroi, e vrau gjirokastriti Enver Hoxha për afro 50 vjet një kombë? Është shpata, plumbi që preu e vrau koka të shumë intelektualve, si Musine Kokalarin, klerikë dijetar të Veriut. Ju e dini se u ngritë prej kryngritjes sllave-komuniste  Monumenti  Traumë i popullit shqiptar pas 1992.

A duhet kuruar me kujdesë ky Monumentë Traume i kombit shqiptar me paqe apo me kryengritje lufte të shqiptarit kundër shqiptarit sikurse ndodhi në luftën e ashtuquajtur LuftëNacionale  Çlirimtare gjatë viteve 1939-1944 e për afro 50 vjet, apo gjatë prillit tragjikë të 1997 dhe ajo e 21 janarit të 2011 nga komunistat shqiptar?

Gery e dinë mirë se më 1997 socialistat që ju po i tundni kartën e Kryengritjes talebane të sotëm  kanë shtëpiat, depot e firmave, zyrat e partive të majta plotë me armë të grabitura në kryengritjen e armatosur të prillit tragjik 1997.

Gery e dinë se opozita e majtë organizoi më 21 janar të 2011  kryengritje për ta përfunduar pas Humbjes të padiskutueshme të kryebashkiakut në Zgjedhjet lokale të 8 majit të 2011.

 

Gery Kokalarin e shqetëson vota e socialistëve ndërsa ajo e demokratëve jo!!!

Më dukesh se je një njeri me devijime halucinacione e për këtë duhesh kuruar dhe nuk ke të drejtë publike të llomotisësh. Si mundet njeriu normal të diskriminojë votën e qytetarit, që është me kushtetutë e drejta themelore e Kartës të Drejtave të Njeriut?

Çfarë rëndësije  ka ngjyrë e  kuqe ose  blu e votës për ta vlerësuar mbrapshtë sikurse ka bërë shqiptari -amerikan Geri Kokalari, që flijoi jetën Musine Kokalari për këtë të drejtë që E.Hoxha, miku i shtrenjtë i Kadaresë ja mohoi duke e pushkatuar? Kush je ti që guxon të fyesh mijra votuesë shqiptar kaq hapur duke mos njohur votën e qytetarve që kanë votuar për kryetar Bashkie të Tiranës Lulzim Bashën??

A thua praktikohet kjo soj teorije marksiste –leniniste-talebaniste në zgjedhjet elektorale në SHBA nëse humbë krahu i majtë?

Populli shqiptar pretë leksione demokracie, paqe prej Kokalarit, prej një vendi që mëson bota për demokraci dhe zgjedhje. A e merrë veshë se ambasadori i SHBA është duke kontribuar me leksione demokracie amerikane në qetësimin e situatës alarmante të Edvin Ramës dhe militantëve të tij që kanë rrethuar KQZ dhe përleshen deputetët e PS-ës sëbashku me policët e bashkisë Tiranës kundër  policisë shtetit që ruan KQZ.

Geri e din shumë mirë që opsioni kryengritje nuk e aplikojnë dy partitë e SHBA-s, pasi është garniturë e talebanëve, e al kaidës dhe e m-l që synojnë të rrëzojnë regjime demokratike duke vendosur rregjime terroriste islamike – komuniste.

Geri është mashtrues.

Nga e morre vesh o Geri, se janë kryer numërimi i votave, kur ende janë dhe 55 kuti votimi në Tiranë më dt. 18 maj të 2011?

 

Nga ato rrjeshta që ke shkruajtur ambasadorit amerikan në Tiranë po t’i përgjigjem edhe unë si qytetar:

 

Z.Ambasador!

Geri Lemi Kokalari me origjinë nga Gjirokastra të ka mashtruar për tri arsye:

  1. Geri ka marrë informacion nga zyra e Edvin Ramës, që është e mbushur me mashtrime.
  2. Geri është i frymëzuar nga doktrina m-l dhe ajo talebane.
  3. Geri ka synim ta destabilizojë Shqipërinë që edhe ta nxjerri nga NATO dhe të mos e lejoi të atashohet në familjen europiane.

 

Edvin Rama pafilluar votimi i ditës djelë të 8 majit 2011deklaroi se e kam fituar dhe se po e thelloj fitoren. Edvin Rama paragjykoi votën e qytetarit si shprehje e diktatorve, që votat janë për liderin.

 

Nga e mori inspirimin talebani Gary Kokalari?

Gari Kokalari e mori frymëzimin nga mësimet e veprave të shokut Enver Hoxha, nga intervistat e Ismail Kadaresë, ku gati në çdo intervistë hedhë baltë mbi Shqipërinë dhe nga fjalori i talebanëve dhe të al kaidës.

 

Kush është i më i çoroditur i Europës?

Gary Kokalari me Kadarenë që hedhin zjarr dhe benzinë Shqipërisë apo populli shqiptar që po ndërton demokracinë dhe është renditë në familjen europiane në NATO si dhe udhtojnë në Europë populli shqiptar pa viza?

 

Kadareja frymëzon Garyn Kokalarin marksistë-taleban dhe ushtrinë antishqiptare me në krye  Edvin kristaq Ramën që të djegi Shqipërinë dhe SHBA.

Janë vu në gara dy gjirokastritë; Kadareja për të ulur imazhin e Shqipërisë para botës me shumicën e intervistave të tij antishqiptare dhe në anën tjetër vëhet në lëvizje publike hapur Geri Kokalari, miku i Kadaresë nga SHBA për të nxitur dhe hedhë në luftë civile Shqipërinë.

Kadareja e dogji kartën e tij të fshehur Gerin prej dëshpërimit ekstrem të tij duke e hedhë në frontin taleban.

Gary Kokalari sakrifikoi për Kadarenë kundra Shqipërisë, me synim që të vërtetohet deklarimi i fundit i Kadaresë se Shqipëria ështe zonë edhe psiqike edhe sizmike.  Një zonë psiko-sizmike që nuk gjen qetësi është partia socialiste dhe jo Shqipëria. Je ti shoku Kadare me shoku Gary Kokalarin dhe me Edvin Ramën. Qysh me thirrjen për kryengritje nuk është më shqiptar Geri Kokalari.

Arbër Dajaku/Proletari.Com
E enjte, më 18 maj 2011

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 19/05/2011. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Geri Kokalari – Kamikazi taleban i Ismail Kadaresë

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.