Fjalori kërcënues dhe humbës i Edvin Ramës Në fushatën e zgjedhjeve lokale 2011

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2240
A thua do të zgjidhet shërbëtori apo gangsteri i popullit?

Dua të shprehë përshtypjet e mia jo analitike se nuk jam i këtij formati, por si një qytetar neutral në aspektin partiakë.

8 maji i vitit 2011 është  dita e zgjedhjeve lokale të shqiptarëve, ku edhe të huajt kanë drejtuar të gjitha energjitë e tyre për të ndjekë periudhën e fushatës 1 mujore deri më 7 maj 2011, proçesin zgjedhor në  interesimin e dyfishtë;

–          Si do të kryhet veprimtaria e  kandidatëve në marrëdhëniet me qytetarin dhe me mediat?

–          Cila parti do të fitojë më shumë nga torta elektorale lokale në Shqipëri?

Si emrues të përbashkët e thelbit të Zgjedhjeve të 8 majit 2011 është arritja:

A do të zgjidhet njeriu i duhur për qytetarin e qytetit dhe të fshatit? A thua do të zgjidhet shërbëtori apo gangsteri i popullit?

 

Janë tre artikuj thelbësorë të institucionit të Zgjedhjeve Lokale për 8 majin e 2011.

 

 

Tangentë nga kujtesa e zgjedhjeve elektorale të 20 viteve të fundit

Nga fushatat e mëparshme

Sa herë që hapen fushatat e zgjedhjeve lokale të shkon mendja nga e kaluara e hidhur e pamjeve të trishtuara, duke risjellë në kujtesë pamje të fushatave zgjedhjeve lokale të  20 vjetëve të fundit.

Nuk mund të rrijë pa shprehë periudhën më revanshiste të përdorur nga të dy partitë e mëdha kundra kandidatëve dhe elektoratit të thjeshtë të polarizuar sipas anodës dhe katodës partiake. Jehona e episodeve  tragjike ndaj elektoratit dhe kandidatit ka hedhë në arkivol mjaftë shqiptarë dhe ndihet edhe sot tymi, vringëllima e heshtave dhe beteja e sharjeve.

Betejat elektorale nga e qytetëruar ishte shndrruar në fushë lufte për jetë a vdekje se cili kandidatë do të merrte kryetin e bashkisë apo të komunës.

 

Sfondi politik i Shqipërisë në fushatën e sotme prill-maj 2011

Shqipëria ndodhet në kushte më komode, më e vendosur në stadin më të lartë atë politik dhe ekonomik në krahë me shtetet europiane në Traktatin e Shengenit, të NATO-s dhe si kandidate e BE-s.

Shqipëria monitorohet tashmë nga tri institucione të konstruksionit konstitucional të Europës.

8 maji i 2011 e gjenë Shqipërinë me një nurë, me një pamje më serioze, më të përgjegjshëm para qytetarit dhe institucioneve europiane.

Unë si qytetar i thjeshtë i marrë pamjet nëpërmjet TVSH dhe prej disa gazetave kryesore online si të djathta ashtu dhe të majta, pa lënë mënjanë edhe të pavarura. Kam vrojtuar disa fenomene pozitive, inkurajuese nga të dy partitë nëpërmjetë fizionomisë të kandidatëve, por pa përjashtuar edhe disa fragmente negative që janë vu re aty-këtu. Ajo që i bie gjithkujtë në sy se Fushata për Zgjedhjet e kandidatëve dhe këshilltarëve për muajin prill-maj 2011 ishte e qetë dhe manifestoi kulturë elektorale, që ishte një nga dukuritë më spektakulare të 20 vjetëve të fundit.

Ndeshja midis palëve është sikurse midis dy demëve pak a shumë në një oborr tashmë të quajtur elektoral për të dëshmuar se cili prej tyre i ka më të forta brirët, cili do ta rrëzoji përtokë demin dhe cili do të marri zyrën e kryetarit. Apo me fjalë tjera se cili kandidatë do t’i fitoji zemrën zgjedhësve.

 

Përse është vemendja e gjithkujve?

Arsyet janë dy:

  1. Të bëhet fushatë për kandidatë të duhur për qytetarin.
  2. Provim për të përmbushur kushtin e Pranimit të Shqipërisë në BE.

Inercia e kujtesës si të huajve dhe shqiptarëve e bën më të vemendshëm në mos përsëritjen e skenave të llahtarëshme në Fushatën e Zgjedhjeve Lokale të 8 majit.

Të gjithë janë njohur me disa raste të quajtura sporadike, të disa skenarëve të ushtrimit të dhunës direktë apo indirektë ndaj personit apo dhe ndaj objektit elektoral i të dy blloqeve politike nga aktorë të mirëinstruktuar nga qendrat e shtabeve elektorale partiake.

 

 

Fjalori i lidervë politikë

 

Sali Berisha – kryetar i PD-ës dhe kryeministër i Shqipërisë 2005 – 2013

 

Berisha në fjalorin e tij gjatë fushatave në gjithë gjeografinë elektorale manifestoi kulturë politike shembullore. Nuk mësuam nga zhargoni i tij asnjë shprehje fyerje për kundërshtarin politik. Kjo ishte lakmuesi i epruvetës elektorale  të qytetarisë politike të Partisë Demokratike dhe liderit të saj Berisha.

Ajo që mua nuk më pëlqeu ishte bezdisja që ja solli edhe elektoratit të PD-ës, si refreni i marrjes nëpër gojë të kundërshtarit politik, lideri i Partisë Socialiste Edvin Kristaq Rama, gati në të gjitha takimet me elektoratin e djathtë në doza gati të tejkaluar.

Kjo përgojim sjellë firo pabereqetë të kohës së takimeve me qytetarin dhe aspak etike moralo-politikë.

 

–          Edvin Kristaq Rama – kryetar i PS-ës  dhe kryetar bashkisë të Tiranës

Edvin Rama përjashtoi PS-ën nga fushata e zgjedhjeve lokale kombtare

 

Faktikishtë qëkur ka marrë postin në krye të PS-ës, Edvin Rama ka rrëmbyer në një dorë të vetme pushtetit partiako. Tashma nuk e drejton fryma kolegjiale që i kanë me statutë po me të njejtin stil drejton në krye të saj edhe bashkinë e Tiranës për tre mandate nga 2000 deri në vitin 2011.

Nuk kam ndërmend të bëj biografinë e tij si kryebashkiakë sepse ja kanë bërë qytetarët e Tiranës me ankesat e panumërta ndaj sjelljes dhe monumentit të korrupsionit të tij që ngriti me bashkiakët militantë të tij në mesin e Tiranës si Hijen e rëndë më të turpëshme .

Edvin Rama e organizoi e drejtoi vetë fushatën në emër të PS-ës dhe të bashkisë Tiranës pa prezencën e kontributit statuor të PS-ës, atë të ekipit apo shtabit elektoral tradicional të PS-ës.

 

Karakteristikat e Edvin Ramës në takimet me elektoratin tiranas dhe në mbarë Shqipërinë:

–          Mungesa e sinqeritetit, duke u tallur me qytetarin hallexhi.

–          Zgërdhirjet e Edvinit dhe të shoqëruesve deputetë me batuta tallëse me qytetarin e papunë, e pashtëpi,…Ishin një sjellje aspak dinjitoze e një lideri ”socialistë”” supërmiliarder me njerëz të shtresës të varfër.

–          Nga goja e tij delnin pakontroll logjike shprehje të një njeriut të papërgjegjshëm si psh: A je papunë, a e ke rrugën me baltë, shko voto më 8 maj kundër kusarëve të oborrit të Berishës dhe të Ilir Metës.

–          Hidhja votën në lule të ballit Sali kusarit! Kjo shprehje ngjan me ato parrulla të enverizmit ”Vota – plumbë për armikun!”  Një shprehje e neveritëshme, që ka mbetur në mendjet e molepsur nga parrullomania enveriste-staliniste.

–          8 maji do të jetë dita e demonstratës më të madhe të shqiptarve.

–          Kur një qytetar militantë i PS-ës thirri pranë Edvin Ramës: ”Rroftë PS-ja!” – Menjëherë reagoi Rama duke ja kthyer: ”Lëre PS-ën mor.., mos na e përmëndë!”

 

 

Kultura e mosballafaqimit në media të kandidatëve socialistë një sjellje staliniste-enveriste

dhe një tallje me zgjedhësit.

Edvin Rama si lider ,,socialistë’’ e ka të katrin mandatë për kryetar bashkie në Tiranë,  që nuk ballafaqohet në ekranin e TVSH me kundërshtarin e palës tjetër të partisë. Dhe këtë kulturë komuniste-enveriste e ka futë në stilin edhe në bazë të PS-ës në kundërshtim me vetë PS-ën dhe kandidatët socialistë.

–           Mospjesmarrja e kandidatit socialistë në ekranin e TVSH-ës përballë kandidatit të partisë djathtë ka sjellë një kulturë të panjohur pas 20 vjetësh. Kjo sjellje në mungesë përballje është jo vetëm një sjellje e pahijshme prej burracakut, por edhe një veprim në dëm të elektoratit të socialistëve që nuk ulen përkrahë kundërshtarit kandidatë. Pasi nuk ka ballafaqim premtimesh, projektesh, vizionesh për administrimin e komunave dhe bashkive. Dhe ku nuk ka ballafaqim i të kundërtave, si të tillë nuk ka zhvillim dhe mungesa e zhvillimit pengon shërbimin e qytetarit dhe të biznesit në atë rajon.  Kjo është e papranueshme për sistemin demokratik, duke e përsëritë dëshmonë se ballafaqimi i premtimeve është kapitaliste dhe jo socialistë. Vdekje e ka E.Rama të ulet në tavolinë me kundërshtarin politik sepse nuk është i aftë të ndeshet ballë përballë prej karakterit negativë që ka si njeri.

Nuk pranon të vërtetën,vetëm mashtrimin dhe poshtërimet sepse i tillë është formimi i tij qysh në barkë të nënës. Kjo nuk quhet mos bindje civile, por një skizofreni në dëm të komunitetit që e ka uzurpuar me instrumenta jo demokratikë postin e kryetarit të PS dhe të bashkisë. Ky ka probleme me sinqeritetin, me transparencën për 11 vjet që është në krye të bashkisë. Ky nuk i jepë sqarime shtetit, këshillit bashkiak për fondet që ka konsumuar, atëhere se pritet të ulet përballë kandidatit Lulzim Basha? Edvin Rama është bërë pengesë serioze e zhvillimit të demokracisë në Tiranë, prandaj priten dhe besohen se shumë të këqija do t’i vijë Tiranës dhe PS-ës në çdo orë, ditë, muaj ….të qendrimit tij në krye të bashkisë.

 

Përse nuk ballafaqohet Edvin Rama me L.Bashën? Përse pengon dhe kandidatë socialistë të përballen me kundërshtarin edhe në ekranin e televizionit?

A thua do të përballet Edvini me egërsira, me serbë, me grekë, me ujqër, çakenjë apo me njerëz me këmbë e duar e me mëndje dhe vizione për qytetarin?

A thua e ka privatizuar Bashkinë, Tiranën dhe Ps-ën? Ku është halli i tij që vepron në kundërshtim me parimet demokratike, në kundërshtim me transparencën me qytetarin për të cilat bërtetë kur i kërkon llogari eprori – kryeministri apo ministrat.

Kjo sjellje e tij ka të bëjë me psikozën e genit të urrejtjes patologjike ndaj partnerit të polit tjetër politik. E don kandidatin të shqyer, të gjendur nën këmbët e tij, e don ta shohë të coptuar nga thika e të hedhur në shtratin e arkivolit ose edhe të djegur për ta quajtur veten fitimtar.  Kundërshtarin e konsideron si subjektë kufome, pasi e ndjen veten me konto të fshehura në supër miliarda euro e dollarë kudo edhe në botë si njeri shumë potencial, të cilit i jepë motivë për ta konsideruar njeriun më të fuqishëm në Shqipëri, në Ballkan dhe në Europë.

Ai me të tillë geni devijues normal të njeriut nuk e imagjinon normalitetin e përballjes njerzore e demokratike me shqiptarin, me partnerin tjetër për karriken ku ndodhet Edvini. E gjithë kjo shëmti e tij ka të bëji edhe me formatin e karakterit moral të formuar keqas.

 

–          Në gjithë listën e fjalëmanisë të tij zenë vend për premtimet për elektoratin vetëm 1/10 dhe pjesa tjetër e zhbrazë kovën me një fjalor të shëmtuar, një fjalor i rrugëve, një sjellje nevrastenike e lumpenit me gjeste, hedhje e zgurdullime sysh e shkarravitje gishtrinjësh kundër Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

 

Gjuha militare e hedhjes së shtetit me dhunë në sfondin e takimeve

– Shprehjet se pas zgjedhjeve lokale do të hedhim qeverinë e ndëgjuar nga goja e Edvinit dhe mëpas ndëgjohen nga kori i kandidatëve socialistë të urdhëruar me të tillë parrulle mesjetare revolucionare marksiste – staliniste. 8 maji do të jetë ditë demonstrate e fuqishme kundër Sali kusarit dhe qeverisë me oborrin,…..

Si lejohet që në premtimet e administrimit të komunave dhe bashkive të dalin kjo lloj fraze kërcënuese për prishje të rendit kushtetues me rrëzimin e qeverisë pas zgjedhjeve lokale??

Ky zhargon të kujton thirrjet e bollshevikëve rusë që dogjën e vranë miljona njerëz, rrëzuan qeverinë dhe vendosën një nga kryediktaturat më të mëdha të historisë njerzimit në shekullin e historisë moderne.

 

Ankesa publike e tiranësve ishte një momentë revolte kundër bashkiakut despot Edvin Rama

–          U ndëgjuan prej qytetarëve tiranas ankesa nga më të shumta në fushën e pronësisë, në atë të mos investimeve në shkolla, rrugë, shërbime qytetare, apo sjelljet e ulta e të turpëshme të kryetarit të bashkisë Tiranës Edvin Rama në komunikime me qytetarët dhe kryetarët e minibashkive duke i fyer gratë e moshuara me shprehje: ”Qërrohu, thyej qafën, marrsh përjashta etj…”

–          Denigrimin e minibashkive që nuk janë socialiste, për 9 vjet vetëm dy herë kishte bërë takim

me kryetarët e tyre dhe asnjë lek investime, në një kohë që i ka marrë të gjitha paratë e supër taksave që ka shpikë Edvin Rama me ekipin e tij të pandershëm.

–          Edvin Rama nuk e takoi gjithë popullin e Tiranës sikurse L.Basha sepse nuk mund  të dalë para tyre, pasi thesi i zullumeve të tij është derdhë me kohë. Edvini lufton me mullijtë e erës se betëjën elektorale e ka të humbur.

 

Fushata elektorale lokale nga Edvin Rama u shndrrua në fushatë të riaktivizimit të kontigjenteve të krimit

–          Fushata e tij personale ishte pregatitja për një fushatë humbje. Ishte fushatë për të sensibilizuar, riaktivizuar kontigjente të krimit ato forca të errëta revanshiste që janë gati të djegin Shqipërinë si në 1997 dhe në 21 janar të 2011.

 

Në fund dua ta mbyll me mendimin se i vetmi që u dallua për të keq ishte vetëm personi Edvin Rama, që ende nuk ishte ndreqë, ende nuk po ecte me hapin e demokracisë, ende nuk pajtohet me lojën e demokracisë.

Njeh vetëm parrullën ”Plaçkitë në emër të demokracisë dhe mbulo gjurmët me anarki antikushtetuese.”

Fundi i kësaj sjellje aspak dinjitoze si njeri dhe si kryetar pashkie dhe i PS-ës në fushatën elektorale të 2011 është sa i turpshëm, aq qesharak dhe me një humbje spektakulare. 8 maji i 2011 do të jetë dita e ndodhjes nën këmbët e qytetarve tiranas të pështyrë e të përbuzur, do të marri një leksion demokratikë dhe jo një leksion si i 21 janarit të 2011.

 

 

–          II. Cila parti do të fitojë më shumë nga torta elektorale lokale në Shqipëri?

Unë besoj se do të fitoji jo partia, por ajo pjesë që bëri një fushatë demokratike. Fiton qytetaria elektorale dhe këtë shansë e ka vetëm blloku i Djathtë me LSI.

Blloku revanshistë që bëri një fushatë vetëm kundra zgjedhjeve elektorale është i destinuar të humbë, pasi quhet dhe aleanca e humbjes.

Edvin Rama me bllokun e humbjes le të marrin kallamat e sheqerit të njeri-tjetrit e le t’i thtithin e mandej pasi t’ju bije në kokë hashashi i kallamit të ngrehin ombrella dhe të kërkojnë qeveri si në 1997 nëse e lejon SHBA dhe BE-ja.

Ilir Dajaku/Proletari.Com
E enjte, më 5 maj 2011

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 05/05/2011. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.