Kadareja nuk është as pro Kosovës dhe as kundra Serbisë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4310
Në intervistën ekskluzive për RTK për Radion të 25.4.2011.
“Shkrimtari i mirnjohur, Ismail Kadare tha se beson në raporte të mira në të ardhmen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. …”

 

Kadareja dhe Serbia

Falë natyrës tij të mbyllur qysh në komunizëm edhe deri më sot nuk dihet veprimtaria e Kadaresë në Francë, nuk dihen miqtë që e vizitojnë dhe muhabetet në klubet e Parisit përmbi 20 vjet. Por don Zoti që ka instrumenta që zmontojnë kaskën e ndërlikuar e të vrerosur të karakterit dhe bindjeve të tij. Kjo fatlume është intervista.

Gjithmonë e kam ditë se në intervistat e tij gjen qyfyre, mburrje, zëmërata, breshëri sulmesh e pakënaqësirash mbi shqiptarët, pasaktësira që quhen gënjeshtra. Këtë thesë me diamantë i shetë para merhumëve me synim manipulimesh ndaj shqiptarëve dhe të huajve nën statusin e pushtetit mediatikë, që ka fituar qysh në periudhën e tij të lavdishëm si shkrimtar dhe politikanë i klasës së lartë të komunizmit dhe për inercinë që vazhdon edhe sot në 2011-tën ky lloj glorifikimi. Kush është i hipnotizuar nga dokrrat, pozat e tij nevrastenike, snobi, vetullngryrësia e tij qysh me komunizmin dhe ende vazhdon ende i bëjshin mirë edhe në barkë diamantet e mashtrimit tij ideologjiko-politikë komunistë.

Intervistën  e Kadaresë dhënë RTKosovës e konsideroj si një nga intervistat më kapitale për nga tematika; raporti Kosovë – Serbi të tij si shkrimtar i vemendshëm. Por po të vesh re prej fillimit e deri në fund nga përgjigja e  intervistës tij konsiderohet tema  në asgjë. Duket sikur  fletë gati-gati për marrëdhënie territoresh në Ballkan të një epoke mumjesh egjyptiane. Si një diçka që është thyer e më nuk ngjizet sepse zojusha Serbi nuk kërkon ndjesë, nuk përkulet, nuk nxjerrë dy pika lotë për katrahulën kundër një populli në dhjetra dekada!

Si përherë ky zotëria na flet para televizionit të nderuar të Kosovës  me anë të armës tij të dyzimeve në fraza dhe në fjalë, që përfshihet në familjen e sistemit obstruktivë.

Duke mos e marrë të qartë si shumë shqiptarë tekstin e Kadaresë për Kosovën dhe Serbinën në raportë dhe në veçanti më provokon që të shpreh mendimin tim jo të dyzuar, por të qartë sikurse i kemi fjalët në leksikun tonë të pasur. Nuk dua të ndjeku frazat obskurantiste të dyzuara të diktatorit të pandëshkuar Alia si “as lindje dhe as perëndim’’ apo të pandëshkuarin për korrupsion Edvin Kristaq Rama që shprehet as blu dhe as e kuqe, as socialiste dhe as demokratike, lëre partinë Socialiste etj. duke qenë kryetar i saj.

Kadarenë duhet ta portretizojmë sa më saktë ne si popull edhe për kohën e paskomunizmit, natyrishtë duke e lidhë gjenetikishtë edhe me epokën që e polli dhe e fryu nga një kashtë në një supër mal, në një gjeni i kohës komuniste, i para dhe pas komuniste.

Po e ilustrojë me disa aludime të tija të dyfishta në kuptime:

–          Kadare tha se nuk është kërkimi i ndjesës diçka sentimentale, është e domosdoshme.  Në historinë e popujve, njohja e krimit dhe kërkimi i ndjesës është ai që përcakton fatin e mëtejshëm midis kombeve, midis popujve, midis fqinjëve dhe kjo gjë do të ndodh në Ballkan, se nuk bën. (Nga intervista në RTK e Kosovës më 25 prill të 2011)

 

–          Komenti im si lexues

Naiviteti politik i Kadaresë

Ndjesa zonjushash nuk përcaktojnë dhe nuk kushtëzojnë në politikë raporte marrëdhëniesh midis shtetesh me kontradiktat e tyre diametralishtë të kundërta. Këtë lloj ekzemplari aplikohet në oda zonjash të pudrosura nga era e seksit. Letërsia na duhet për ilustrime episodike dhe jo para një akti politikë seriozë që ka ndërmarrë Kosova me tiparet e një shteti konstitucional para botës në aspektin e marrëdhënieve fqinjësore me cilindo fqinjë. Politika dhe parfumeria e sentimenteve janë dy të kundërta, pasi kjo e fundit e dëmton rëndë misionin politikë.

Cili popull apo shtetë ka kërkuar falje ndaj dëmeve, krimeve,… shkaktuar popullit tjetër?

Më trego Kadare vetëm një shembull të një shtetit!

Deri më tash nuk ka konfirmuar historia e prezencës të sjelljes të ndjesës si kushtë i  lidhjes të marrëdhënieve midis dy shteteve të armiqësuara prej asnjë shteti? Mos të kërkojmë shembuj në Honolulu, por t’i referohemi rastit të marrëdhënieve Shqipëri – Greqi;

Marrëdhëniet qysh në komunizëm u rivendosën dhe ende edhe sot vazhdon, ku për habinë e  logjikës morale kombtare dhe shtetërore quhen shumë të mira dhe krenohen politikanët, ku presidenti, Topi, kryeministri Berisha dhe shumë deputetë i përulen mjekrrës të Janullatosit apo ndjehen në hotele në Greqi gati më mirë se në shtëpinë e tyre në Shqipëri, firmosin po këta padronë të piramidës shtetërore konçesione territoriale ujore në favor të Greqisë dhe Rusisë si ajo e vitit 2010. Dhe më absurde kemi lidhje tregtare-politike – kulturore,… me Greqinë në kushte të ligjit të Shpalljes të Luftës nga ana e shtetit grekë kundër Shqipërisë qysh aty nga viti 1940.

Shqipëria vazhdon marrëdhëniet  përballë frontit të luftës, përballë pozicioneve  ushtarake gjoja në emër të një firme të vendosur nga një mbret grekë, që e shporrën nga Greqia, i grabitën pasuritë tij duke abruguar nenet nga kushteta mbi interesat mbretërore në Greqi. Ndërsa Gjëndjen e Luftës nuk e abrogoi qeveria greke dhe u pëlqen ky dekretë mbretëror të jetë shpata mbi kokën e shqiptarve.

Kjo lloj parimi që na servirë Kadareja prej Parisit, si guzhina e botës sllave e në veçanti Serbia, që kurora ku duhet vendosë Kosovës për t’u lidhë marrëdhëniet me Serbinë.

Për mua kjo që kërkon Kadareja është sikurse thotë populli “të kërkosh qiqra në hell” apo më duhet të them diçka nga sofizmat  e tija ekletike letrare në politikë, që mbulon thelbin e kundërt të saj.

Shembull tjetër nëse don ta serviri;

Gati të gjitha shtetet në botë kanë mosmarrëveshje të theksuar me shtetet fqinjë të karakterit thellësishtë politik, ekonomikë si çështje të pushtimeve grabitqare të territoreve, ushtrimit në shekuj të njërës palë kundër fqinjit nëpërmjetë të ushtrimit të sistemit të reprazaljeve, gjenocideve,….

Gati të gjitha shtete kanë ndërtuar marrëdhënie midis tyre mbi disa parime kryesore edhe pse nuk kanë kërkuar ndjesë ndaj viktimës për hirë të parimeve pragmatike gjeo-politike ekzistenciale. Vështirë është Kadare të gjeshë një shtetë që nuk ka asnjë problem me fqinjin. Pra shtetet kanë gjetur vullnetet e tyre të largëpamësisë edhe mbi sentimentin e ndjesës, të faljes funksionojnë marrëdhëniet e tyre. Bota e ndërton politikën e marrëdhënieve jo mbi bazën e emocioneve, por mbi ftohtësinë që është zemra apo magma e saj.

Pikë! Kjo është realiteti dhe jo naiviteti i juaj në politikë.

 

Letërsia nuk është politikë dhe as babai i filozofisë dhe hyjnia e botës

Kosovës i duhet të ndjeki një politikë pragmatike të hapjes me botën dhe në veçanti me fqinjët e saj.

Natyrishtë që nuk mund të ekuivalentohet hapja e Kosovës në shenjë barazimi me botën serbe pas asaj periudhe të gjatë masakrash, gjenocidesh, vrasjesh, përdhunimesh e grabitjesh të pasurisë së Kosovës nga shteti serbë. Nuk duhet të shtohen tulla apo blloqe betoni murit të moskomunikimit me Serbinë sikurse na e servirë Kadareja me naivitetin e tij në aspektin politikë. Kadareja ka probleme të rënda në raportin letërsi – politikë edhe pse në të shumtën e saj, letërsia i paraprinë politikës. Një pjesë e shkrimtarve madje edhe të mirë kanë gabuar në traktate të sajuara politike nga tavolinat e tyre letrare. Kadareja neglizhon parimin që edhe në politikë duhet të ketë njohje të thella shkencore si shkencë në vehte. Ai kujton se letërsia l për të është babai i filozofisë dhe është hyjnia, Krishti apo Muhameti sikurse e ka theksuar diku kontekstin e intervistës tij.

Formula e vendosjes të marrëdhënieve midis kombeve me historira antagoniste,  koha moderne i ka përcaktuar shumë qartë dhe thjeshtë.

Prandaj t’i ndërlikosh e t’i stërhollosh me sofizma kaq shumë derisa peri i saj të këputet, duke i lenë me pasoja katastrofike marrëdhëniet të pavendosura midis dy vendeve si aktë gjeo-politikë ekzistencial është një sjellje e patolerueshme për Kadarenë që ja servirë Kosovës në vitet e saj të vetëformimit si shtetë.

 

Kadare: Mos i gogolizo shqiptarët me egërsinë, barbarinë serbe para të huajve se është kartë e djegur!

A thua e psonisë Bashkimi Europianë – BE-ja teorinë letrare të Kadaresë në politikën e lidhjes të marëdhënieve të nivelit formal apo edhe politike – tregtare midis Kosovës dhe Serbisë?

Nën trysninë e fantazmës të sajuar serbe nga guzhinat antishqiptare si në Ballkan ashtu dhe në Perëndim përpiqet më kot Kadareja të frikësoji shqiptarët dhe të huajt duke e gogolizuar Serbinë si të pamundur në komunikimin e Kosovës me serbët.

Serbia është një vend ku populli i saj nuk hajnë shqiptarët edhe pse makina shtetërore i nxjerrë dhëmbët herë pas herët. Në faktë, kjo makinë është ndryshkë plotësishtë nga përrallat e shovinizmit sllavë në Ballkan nga bombardimet e NATO-s. Polarizimet etnike, idilike, mesjetare në Ballkan dhe në Europë janë zhvendosur në qendra të tjera të politikës në zbehje të dominacionit sllavë në Ballkanë ndaj etnitetit shqiptar.

Ilustrimi më serioz i saj është rivendosja e Kosovës në hartën e saj të para 1913 pas një valë bombardimesh të mëdha nga vetë ish hartuesit e themelimit të Serbisë të Madhe mbi kurrizini e Kosovës Martire. Sipas teorisë tënde  letrare të ndjesës dëshmon para popullit shqiptar të arsimuar në nivel të lartë dhe para të huajve se ke dëshmuar veten si person kontraversal, që njiherë e një mot i lavdërove ndërkombëtarët për aksionin e bombardimeve mbi Serbinë dhe sot nëpërmjet ndjesës na e nxjerrë Serbinë si të pamposhtur politikishtë ndaj bombardimeve dhe degradimit të thellë moralo – politikë. Duhet të mos bëhet asnjë hapë nga Kosova në politikën me fqinjin armike sipas teje. Kjo është kapitullim i papranueshëm nga shqiptarët e Kosovës, nga shqiptarët e kudondodhur, nga BE-ja me SHBA.

Unë i them Kadaresë se teoria e ndjesës është teori hyjnore për letërsinë tënde, por e dështuar në politikë. Pse?

 

Kosova e vogël është shtetë me potencial politik të madh

Të merresh me ndjesën do të thotë të mos afrohesh kurrë me kundërshtarin. Dihet se Serbia si shumë shtete që kanë ushtruar gjenocid sikurse psh. Turqia gati në atë periudhë sikurse Serbia ushtroi masakër mbi një milion armenë vetëm pse ishin katolikë dhe sot merren me njëri – tjetrin. E kjo është një vullnetë i shëndoshë i viktimës që e përballon për hirë të disa parimeve të fqinjësisë dhe ato rajonale e mëtej për mjaftë arsye logjike të shumëllojta.

Kosova nuk gjendet në një rajon ku vendosin ligjet e xhunglës si në Afrikë a në Azi. Kosova është nën monitorimin politik të fuqisë numër një në botë të SHBA-së dhe të BE-së. Kosova ka miqë në botë dhe aty ndodhet prezentë SHBA dhe BE, që në politikën e saj moderne ka ripërtëritjen e popullit nga gjenocidi serbë, shëndoshjen e vlerave shpirtërore dhe fizike të popullit kosovar, integrimin e saj rajonal dhe atë europianë etj.

Kadareja “sentimental’’ ka shmangur me qellim apo jo një faktor bazë të integrimit me Europën duhet të kalojë nëpër integrimin skematikë nga ajo e fqinjësisë,mandej rajonal dhe mëtej ajo në familjen europiane.

Janë detyra të komunitetit europianë për klasën politike të Kosovës që punon natë e ditë për t’u bërë antare me të drejta të barabarta me shtetet e Europës në BE, meqenëse i përketë hartës administrative –politike të saj.

Europa me SHBA-në e kanë thyer mitin e shovinizmit serbë në Ballkan me bombardime dhe burgosjen e kryexhelatit të Serbisë Millosheviçin në Hagë.

Aleatja e saj shpirtërore dhe organike me shekuj Rusia qysh me Titon janë shembuj idhujtë e dashurisë të familjes të placentës të Uraleve  nga ku doli raca serbe në Ballkan.

Sot nuk ekziston populli i vogël apo i madh para kushtetutës të familjes europiane.

Si e tillë janë instrumenta politike që shtrëngojnë sipas dozës Serbinë të njohë Kosovën duke e detyruar të ulet në tryezë në një gjendje shoku traumatikë nga bombardimet e vitit 1999.

 

Kadareja bën lojën e sllavëve –  Kosova duhet të ruajë gjendje lufte me Serbinë

Si ja kërkon Kadareja ndjesën Serbisë ndaj Kosovës? Kjo është sikur t’i kërkosh lutje çakallit, hijenës, bishës, kobrës e me rradhë egërsirave për një ndjesë për coptimin e deles, e drerit apo ndaj para një foshnjes të pambrojtur sikurse është Kosova në vitin e coptimit të saj nag shovinizmi serbë??

Me shtetet egërsirë aplikohen edhe në politikë  sisteme shtrëngimi, detyrimi jashtë vullneteve të tyre, në raste mosbindje u hidhen edhe bomba sikurse e pësoi Serbia. Llogjikishtë  dhe nga praktika historike nuk ndodhë pendesa e shtetit serbë ndaj popullit të Kosovës martire duke kërkuar falje edhe nëse ndodhë kjo dihet se është një hipokrizi e kulluar serbe.

 

Kadare – Larg duart nga Kosova!

Po ta shohim edhe në rrafshin tradicional shqiptar pendesën ndaj një rasti të tillë sipas Kadaresë.

Historikishtë sipas kodeve, normave e dokeve shqiptare që rregullojnë marrëdhëniet ndër njerzore nuk është kërkuar kurrë falje të agresorit ndaj viktimës, por fajtori është kryqëzuar nga disa ndëshkime të ndryshme duke përjashtuar dënimin kapital të ekzekutuarit fizikishtë. Gjithmonë populli shqiptar ka qenë human në penalizime ndaj fajtorit.

Atëhere përse insiston Kadareja në këtë elementë kaq kontraversë që nuk jepë asnjë frytë përposë ruajtjes të statukuosë të armiqësisë dhe si konseguencë vonesën e antarësimit në NATO e në BE, që është bazal për ekzistencën e Kosovës të dobët? Ne shqiptarët e kemi traditë që me kundërshtarin të ulemi të bisedojmë dhe të kërkojmë dorën e marrëdhënieve korrekte brenda logjikës historike dhe jo atë të zgjedhjes të refuzimit si shprehje e mentalitetit të popujve të prapambetur, të atyre popujve konfrontuesë, që nuk i përketë kulturës shqiptare, nuk i përket arsyejës të shëndoshë.

A thua nuk e kupton kaq gjë, se me Serbinë folet vetëm me gjuhën e darës, apo shtrëngimit me pincë për ta detyruar në kushtëzimet rajonale dhe ato europiane të fqinjësisë korrekte me Kosovën nga SHBA dhe BE sikurse po vepron?

Kjo politikë zonjushash e zotërinjësh, se jo ma lage e jo ta laga, më kërko falje se ………

Marrëdhëniet konfliktuale Kosovë – Serbi  nuk mund ta pranoji SHBA dhe BE si dhe rajoni ballkanikë të ndjekin modelin e fqinjësisë si midis Izraelit me Palestinën. Prandaj dara amerikane dhe europiane nuk do merret me sentimentalizmin e qëllimshëm të kadaresë dhe shumë të dëmshëm ndaj të sotmes dhe ndaj të prosperitetit të shtetit të ri të Kosovës.

Populli i Kosovës është i ndërgjegjësuar se nuk mund të presi një ndjesë njerëzore ndaj xhelatit serbë që edhe në ditët tona nxjerrë dhëmbët e thyera.

Të bëj thirrje Kadare larg duartë nga Kosova Martire. Lëri ta ndërtojnë vetë marrëdhëniet me popullin dhe me shtetin serbë sipas udhëzimeve edhe të miqve të fuqshëm botëror si SHBA dhe BE-ja.

 

 

II. Nuk është e vërtetë se vetëm  traumë psikike u ka shkaktuar rretheve antishqiptare, në Ballkan, por edhe në disa vende të Europës

Dhe mos kujtoni që kjo nuk ka shkaktuar një traumë psikike në të gjitha rrethet antishqiptare, në Ballkan”, tha ai. Kadare në intervistë të RTK-ës më dt. 25.4.2011.

Kadareja demostron një pasaktësi historike se  ekziston sipas tij vetëm qarqe antishqiptare në Ballkan kundër shqiptarve. Gjithkush e dinë se shqiptarët kanë edhe sot qarqe antishqiptare që shpalosin qëndrimet e tyre nëpërmjet katedrave akademike ndaj kulturës dhe historisë  shqiptare edhe përtej Ballkanit. Rasti i akademikut zviceran profesor Oliver Shmidti nga Zvicra ishte një tablo e qartë se ekzistojnë qarqe edhe akademike kundra Shqipërisë. Profesor Oliveri hartoi një libër historik fund e krye kundër kapitullit kryesor të historisë mesjetare e të ndritëshme ndaj baltosjes të Gjergj Kastriotit Skënderbe. Pra nuk mundet Kadareja të na injoroi fakte të tilla duke na e nxjerrë skutat e zeza të Europës si lugë të larë nga ndotja armiqësore ndaj racës shqiptare.

 

A thua e ka harruar SHBA Kadareja apo është antiamerikan si sllavët????

Po cili është ndikimi i fuqive perëndimore në zhvillimin e shteteve të shqiptarëve dhe sa realisht janë ato të pavarura nga ky ndikim? Kadare, përgjigjet duke u thirrur në formën aktuale të funksionimit të BE-së ”Nuk ka asnjë shtet që mund të thotë se unë jam i pavarur qind për qind. Unë bëj çka më thotë koka…nuk ka të tillë. BE-ja, është një strukturë federative, shtetërore, e cila ka disiplinën e saj, standardet e saj, dhe nuk pranon asnjë sovranitet që të mos ketë asnjë lidhje me të. Ka ligje politike, ekomomike, ushtarake të përbashkëta. Evropa, quhet sot, Evropa e kombeve”, deklaroi ai.(Nga intervista e dt.25 prill 2011 në RTK)

 

Në gjithë këtë merakë që ka treguar Kadareja për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në nuk e ka përmend sëpaku njiherë prezencën amerikane në strukturat e BE-së, të NATO-s, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën në BE është e pranishme SHBA.

Për mua si lexues e si shqiptar bindem se Kadareja e din shumë mirë rolin kryesor e numër një të SHBA-së në bombardimet ndaj Serbisë dhe të shkëputjes nga harta e Serbisë Kosovën. Arsyeja është jo i dyzuar por i qartë; Kadareja sikurse sllavët e në veçanti serbët paraqitet një armik i fshehur i SHBA-së.

Kadareja me gjithë këtë intervistë i bindë shqiptarët dhe të huaj se është një filosllavë e si i tillë një antiamerikan. Në fund të fundit kjo është e drejta e tij private për të shprehë qendrimet publike në simpatitë ndaj sllavëve.

 

Kadare dhe Dik Marti

Unë jam dakortë me mendimin e Kadaresë në lidhje me sjelljen foshnjërake e të babëzitur për të surdisë trurin nga skorjet të presidentit Bamir Topi, kryeministrit Sali Berisha dhe disa kasnecëve që nuk u ndihet zëri deri te koteci i shtëpisë tyre ndaj ngutjes dhe fjalorit harbutë që përdorën kundër Dik Martit dhe raportit tij për akuza të ndryshme kundër shqiptarve.

Sjelljet publike të Bamir Topit, Sali Berishës dhe disa teveqelve tjerë kundra Dik Marti  ishin të neveritshme  dhe shumë fyese për dinjitetin e shqiptarit dhe atë zyrtar, pasi ne nuk na frikëson apo stepë raporti i tij.

Arbër Kastrioti/Proletari.Com
E mërkurë, më dt. 27 prill 2011

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 27/04/2011. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Kadareja nuk është as pro Kosovës dhe as kundra Serbisë

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.