Islami: PS, do të humbasë mbi 25% deri në 35% të bashkive që fitoi në 2007-ën

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2069
Jo vetëm që nuk parashikohet fitore për Partinë Socialiste në zgjedhjet vendore të 8 Majit, madje ajo sipas Sekretarit të saj për çështjet zgjedhore Kastriot Islami, forca kryesor në opozitë do të humbasë mbi 25% deri ne 35% të bashkive që fitoi në 2007-ën.

Për gjatë një interviste për të përditshmen Panorama, Kastriot Islami ka bërë një prognoze për njësitë vendore që parashikohen dhe që nuk mund të parashikohen deri në ditën e votimit, ndërsa ka renditur një sërë faktorësh që nuk i shkojnë në favor fitores së forcës së tij politike edhe në këto zgjedhje vendore.

“Nga 12 bashkitë kryesore të vendit, që janë njëkohësisht bashki qendër qarku, vetëm për 5 bashkitë, Shkodër, Dibër, Kukës, Gjirokastër e Fier mund të jepet në këtë fazë një parashikim orientues për rezultatin zgjedhor të 8 majit 2011, bazuar në analizën e të dhënave të zgjedhjeve vendore të vitit 2007 dhe të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009. Për 7 bashkitë e tjera, Durrës, Elbasan, Tiranë, Lezhë, Berat, Korçë e Vlorë parashikimi rezulton më i vështirë dhe relativisht i ndikueshëm nga shumë faktorë…

Kurse për Tiranën, situata është më komplekse, sepse të dhënat paraprake analitike japin një rezultat shumë të ngushtë dhe sasia e faktorëve ndikues është shumë më e madhe, duke “parashikuar” me shumë gjasa një diferencë jo vetëm në sondazhe, por edhe në rezultatin përfundimtar jo më të madh se 2 për qind. Nga kjo “analizë parashikuese” rezulton se 25-35 për qind e 12 kryetarëve aktualë të bashkive kryesore, qendër qarku, do të ndryshonin”, ka thënë Islami në intervistën e tij.
Tv Klan

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 11/04/2011. Filed under Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Islami: PS, do të humbasë mbi 25% deri në 35% të bashkive që fitoi në 2007-ën

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.