Google dhe informacioni

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2596
Menduam të shkruajmë dy fjalë duke na dhënë shtys programi më i famshëm italian i hetimit  “Report” mbi internetin dhe mbajtjes së anonimitetit kur hyjmë në botën e internetit. Siç besoj e dimë të gjithë, Google(gugëll) tashmë është gjigandi i kërkimit dhe jo vetëm i tij por edhe i mbledhjes së informacionit në të gjithë botën. Mirëpo Gugëll(google) ndodhet në SHBA e cila ka ligjet e saj mbi privacy(privaten,anonimitetin) që thotë tekstualisht se informacioni bëhet pronë e atij që e ka dhe mund të shitet. Në rastin tonë kemi Gugëll(google) që sipas ligjit amerikan si “pronar” i informacionit ai ka të drejta mbi këtë.

Që të jemi më konkret bëni vetë një provë(gjithmonë për ata që posedojnë një gmail) duke klikuar në këtë link www.google.com/dashboard dhe shikoni sa informacion ka grumbulluar Gugëll(google) për ju. – U friksuat? – ne që e bëmë këtë provë na kapi paniku kur pamë që kishim edhe rubrikën e numrave të telefonit në opsionin google kontakt(contact) pa folur pastaj për emailet që na kanë ardhë dhe ato që u jemi përgjigjur, lundrimin dhe gjitha faqet që kemi vizituar muaj më parë etj.

 

Google çensura?

E di se do ju duket çudi që gjigandi i kërkimit “mund” të çensurojë.

Po e shpjegojmë se çfarë duam t’ju themi me këtë. Për ata që kanë sadopak njohuri në lundrim(navigation) në internet besoj kanë dëgjuar termin “algoritëm” që në shqip nuk përkthehet me një fjalë(pasi është term teknik i shekullit të XX-të)  por që do të thotë llogari aritmetike por një komplikim formulash dhe numrash. Gugëll(google) bazohet pikërisht mbi algoritmin dhe në bazë të algoritmeve ai “vendos” se kush duhet të jetë në krye të klasifikimit në motorin e saj të kërkimit. Deri këtu duket gjithçka logjike dhe e drejtë.

Mirëpo çfarë ndodh kur faqe(site) apo edhe kronologji lundrimi nga çdo individ përpunohen nga ky algoritëm? Ndodhë ajo që shpesh ne nuk marrim përgjigjen e duhur nga kërkimi jonë pra motori i kërkimit nuk i përgjigjet dëshirave tona. Pse ndodh kjo? Mos vallë Gugëll(google) është budalla dhe nuk arrin ta kuptojë këtë? – Besojmë se jo, pasi me miliardat dollar dhe mijëra punëtorë të kualifikuar informatikë dhe psikologjikë, ai tashmë e ka nën kontroll këtë aspekt themelor.
Por çfarë bënë atëherë Gugëll(google)? – Shumë thjesht ai në bazë të kronologjive dhe informacionit që ka thithur me kohë nga kompjuteri juaj është në gjendje t’ju drejtojë aty ku dëshiron ai dhe jo aty ku ju dëshironi të arrini. Dikush mund të thojë po si ka mundësi kjo nuk është në logjikën e Gugëllit(google). Dakort ju ftojmë të bëni një provë tjetër por kësaj radhe pak më të ndërlikuar.

Shembull: Provoni nga Lundruesi(browser) juaj Mozilla që të kërkoni një fjalë nga google.com psh. PROLETARI dhe do kopjoni të gjitha kërkimet që do të dalin me këtë fjalë. Pastaj ta provoni në një mënyrë anonime. Në këtë rast na vjen në ndihmë një nga gjigandet e anonimitetit që është Torproject, ndiqni udhëzimet që vetë Tor ju jep se si të lidheni në mënyrë anonime në internet dhe jo duke përdorur ip proxy(targë pc fallco) por duke u lidhur nëpërmjet providerve(furnizues i shërbimeve të internetit) të tjerë nga shtete të tjera. Pasi keni arritur të instaloni këtë atëherë hyni sërisht në google.com dhe kërkoni të njëjtën fjalë si më parë dhe shikoni ndryshimet. Në rastin e parë kemi kërkimin në bazë të asaj që Gugëll(google) ka informacion mbi kompjuterin tënd dhe në rastin e dytë kemi Gugëll(google) që nuk di asgjë mbi ju. Dikush mund të thojnë jo po Gugëll(google) bën kërkimin në bazë të shteteve dhe në bazë të kërkimit që ka ajo fjalë në atë shtet. Ne morëm pikërisht fjalën PROLETARI që në Itali ka shumë kërkim dhe informacioni na doli i reduktuar gjithmonë me google.com dhe jo me google.it por kur hymë me anonimitet na dolën informacione të bollshme. Nxirrni vetë kuptimin e kësaj prove. Por ne kemi arritur në përfundimin se Gugëll çensuron.
Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 11/04/2011. Filed under Shke-Tek. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.