Kadareja i ka borxhë Gjeniut të Letrave At Gjergj Fishtës një pendesë të besueshme

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5475
Kadareja me fyerjet, shpifjet, poshtërimet publike në kohën e komunizmit pa u ndal të merrte frymë si njeri deri në vitin 1990 ndaj At Fishtës dhe Fishtës ka fyer edhe kombin shqiptar, edhe Klerin Katolik edhe kulturën letrare dhe gjakun e heroizmat e popullit shqiptar për liri, prosperitet, Pavarësi e zhvillim. Kadareja e ka ditë shumë mirë kur ndërmorri aktin e shëmtuar të një sjellje të ulët sa njerzor aq dhe patriotik ndaj një kryepersonaliteti që ende vazhdojnë t’i recitohen poemat e At Fishtës se ka fyer gjithshka që ka vlerë shqiptare, të vdekur dhe të gjallë.

Kjo sjellje e tija brengosë çdo shqiptar sidomos kur del e lëshon me arrogancë breshëri fyerjesh siç e ka zakon nga monizmi ndaj Shqipërisë, ndaj çdo gjëje që nuk i krehë e i thurë hymne ”kryeveprave” tij, nuk i reciton poemat e tija për Enveri, Stalinin dhe për ish byronë politike dhe menjëherë të drithëron ky njeri ende guxon të kërcënoji me shtrëngime dhëmbësh, me krekosje prej gjelit, me vrerosjet e tija teatrale groteske para ekraneve e mediave.

Ti, Kdare ke fyer kombin prandaj unë do të shkruaj padoreza, brenda arsyes dhe jo si ti që u shperfytyrove në një përbindësh si 38 vjeç ashtu dhe 55 vjeç duke mbete i njejtë në edukatën njerzore dhe profesionale.

Lënda e shkrimit

Lënda ku u mbështetë ky shkrim mbi fyerjet, shpifjet, akuzat të natyrës morale, politike, letrare ndaj At Fishtës është;

– Artikulli i I.Kadaresë në Gazetën e ish Komitetit Qendror të PPSH ”Zeri i Popullit”, i 13 janar 1974, f. 3 – kur ishte Kadare 38 vjeç.

– At Fishta te libri i I. Kadare ”Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe” Shtëpia Botuese, në fillim të vitit 1991 në Tiranë, kur ishte 55 vjeç,

 

Pendesa e Kadaresë nuk ishte serioze ndaj gjeniut të letrave At Gjergj Fishtës

Mua dhe qindra e mijra shqiptarëve nuk mund t’i harrojnë rrjeshtat e helmtë të pendës Kadare kundër korifeut të letrave shqipe At Gjergj Fishta në mënyrë të padrejtë, që vetë koha e dëshmoi se ishte një turpë, një padrejtësi e regjimit komunistë kundër fesë katolike, kundër të kulturuarve, kundër patriotëve, kundër Homerit, kundër vlerave shqiptare, kundër…..,…..

Kadareja siç vetë reklamohet nëpër media se ka folë dy-tre kokrra fjalë të mira për Klerin Katolik dhe At Fishtën vetëm pas 1992, e kështu e lau fytyrën prej baltës dhe turpit, por a mundet të bindi shqiptarët e të huaj?

Shqiptari ndjehet i mashtruar nga pendesa e Kadaresë në intervistat e imponuar nga mediat, pasi nuk e ndjen edhe sot pas 22 vjetësh të shprehej sipas vullnetit tij për gjëmën që shkruajti kundër shkrimtarit, kolegut të vet poeti, dramaturgu, prozatori,….At Gjergj Fishta.

Kadareja është shkrimtar si shumë të tjerë të mirë, por rregjimi më kriminal në botë i krijoi kushte si askush shkrimtar tjetër në Shqipëri, e shëtiti në të gjithë pikat e globit sikur të ishte biri i Enverit, kryediktatorit, shëtiste kur populli lëngonte nën një izolim absurd prej 48 vjetësh si dhe e fryu shumë propoganda enveriste duke e bërë gjeniu i letrave. Çdo fjalë e Kadaresë që nxirrte nga goja në kongrese partie si komunistë, në Kuvendin Popullor si deputet, apo si prozator e si poet në Lidhjen e Shkrimtarve hiperbolizohej, zbukurohej me varak sikur të ishte kryefjala e politikës dhe letërsisë shqiptare. Fjala e Kadaresë peshonte shumë e ndihej si një zë i rëndë në tokën shqiptare, peshonte gati më shumë se ish antarët e Byrosë Politike të KQ të PPSH, më shumë se e shkrimtarve dhe e shkencëtarve. Kadareja ishte për kryedespotin dhe për mendimin zyrtar një meteor që shndrinte Shqipërinë, Ballkanin, botën sllave ku kryesatani kishte zemrën dhe mitrën nga ku e polli sundimtar në Shqipëri për 41 vjet. Kadareja ishte i vetmi në Shqipëri me status që udhtonte vetëm në shtetet e botës ” revizioniste-kapitaliste”, te vëllezërit islamo-sllavë dhe nuk dihej misioni i tij, pasi media nuk u lejua të intervistonte atë për të sqaruar publikun shqiptar që paguhej prej taksave të popullit për shëtitjet enigmë ”eksploratore” nëpër botë. Edhe sot Ismail Kadareja nuk dëshmon transparencë për këtë rrotullim satelitor në tërë vendet e botës, që vetëm agjentët e spiunat më të mëdhenjë e kanë këtë status dhe fëmijtë e presidentave, mbretërve dhe diktatorve.

Kadareja ishte epiqendra e globit shqiptar, ishte rrezja e vetme që lëshonte kulturës dhe politikës shqiptare.

E na vjen pas 1992 në Tiranë si i syrgjynosur, i katosur, i raskapitur, i alivanosur anës vilës, anës Parisit i velur nga rehatija e pasurija e na hiqet si viktima e komunizmit dhe i një tabele qitje me pështyma, sharje e shpifje të llahtarshme ndaj tij, ndaj veprave letrare e fjalime politike si komunistë i kongreseve të lavdishme, si deputetë i komunizmit, si poet e romancier i lavdishëm i komunizmit, si eksplorator i rraskapitur i aventurave në botën kapitaliste-revizioniste dhe i asaj bote shpirtërore të Enverit sllavo-islame.

Për fatin e tij të paparashikuar mëtej ky është piktura reale e dokumentuar dhe e faktuar nga vetë Kadareja.

Rehabilitimi i tij për publikun shqiptar dhe asaj botëror nuk është rrugë e lehtë dhe as rrugë e pakapërcyeshëm, por deri tashti nuk ka bë hapa pendese elementare e të bindëshme, prandaj vetë Kadareja e ka lënë gropën e hapur për të qenë objektë i publikut në këtë aspektë kaq fondamental për përballjen me kohën e re, për kohën e së kaluarës tij aspak të mirë.

Kadareja ka fituar trofe të shkëlqyera në botë sepse i ka fituar falë punës dhe disa faktorëve favorizues nga qylymat që ja shtriu nëpër botë diktatura komuniste.

Duhet ta kuptoji Kadareja dhe ata simpatizantë se nuk kam synim diskretitimin, por i lutem si lexues i librave të tij të rishikoji edhe njiherë e ndoshta shumë herë Kartën e pendesës tij tepër e pabesueshme dhe hipokrite sikurse e ka shoqëruar gjithë jetën e tij mungesa e transparencës me lexuesin si prakitkë e sistemit komunistë.

 

 

Kadareja në dy kohë





I. Pse gjithë ky tërbim otoman-sllavë i Kadaresë mbi Gjeniun e Letrave – At Gjergj Fishtës?

Kadareja me shpatë në dorë si otoman-sllavë i preu kokën edhe te varri At Fishtës si dhe bashkë me Enver Hoxhën si dy gjirokastritë i hodhën baltë me furi, me urrejtje dhe xhelozi At Fishtës, veprave derisa e ndaloi leximin e eposit legjendar shqiptar të At Fishtës.

Pak nga ajsbergu i vrerit, i hakmarrjes, i fjalorit rrugaç, i një antikatolikut të tërbuar, i një lokalistit, i një filo-sovjetikut, (qe nën ndikimin e veprave tij letrare sovjetike. Pëllumb A.Çabej), Mehmet Shehu e akuzonte per spiun Kadarenë(Pëllumb A.Çabej) dhe enveristit fanatik, si mik shtëpie i kryekanibalit të Shqipërisë(Janë fotot që e dëshmojnë te shtëpia si mik i Enverit).

Nuk dua të merrem me ato që kanë shkruar shumë shqiptar sepse janë dy shkrime që e zbulojnë tërësishtë shpirtin dhe fytyrën e Kadaresë të vërtetë dhe jo shpifjet sikurse nuk kanë munguar.

Janë dy shkrime të tmerrshme, të paimagjinueshme që ka shkruar Kadareja me dorë të vet, pa presionin e tytës të pistoletës kundër At Fishtës :

I – Te gazeta “Zëri i Popullit”, 13 janar 1974, f. 3 – kur ishte Kadare 38 vjeç

II – Te libri ”Ardhja e Migjenit në letërsinë shqiptare”, ju botua në vitin 1991 në Tiranë, kur ishte 55 vjeç, kur ishte ”arratisur” në vilat luksoze të Parisit nga rregjimi i Nexhmije Hoxhës dhe Ramiz Alisë që vriste të rinjë nëpër kufinjë dhe i merrte zvarrë me makina nëpër rrugët e Shkodrës, kur varte poetë, kur aplikonte një represion ndaj popullit shqiptar,…..

 

 

I.

Marrë nga “Zëri i Popullit – Gazetë e ish Komitetit Qendror të PPSH”, 13 janar 1974, f. 3 – kur ishte Kadare 38 vjeç)

“…Gjithë ky arsenal errësire dhe myku është trashëguar nga arti i sotëm borgjez e revisionist. Duke e trashëguar atë, ky art i degraduar, megjithse pretendon të jetë i kohës e modern, në të vërtetë tregon se është i vjetër e dogmatic sa s’ka ku të vejë më.
Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”.
Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë.
Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë?
Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift.
Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë.
Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar.
Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.“

 

II.

– At Fishta të libri ”Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”:

Ismail Kadare e denigroi fund e krye At Fishtën dhe kryeveprën ”Lahuta e Malcis”

 

Sulmi tipik otoman-sllavë i Kadaresë mbi Klerin Katolik dhe At Gjergj Fishtën

Faqja -39-…(Migjeni do të nervozohej e të shfrynte veçanërisht kundër këtij predikimit), një tjetër personalitet, madje më i njohuri e më i reklamuari, i kurorëzuar si poet kombëtar, prifti Gjergj Fishta, në vetminë e kuvendit françeskanëve po rrekej të krijonte një vepër që ishte sa jashtë kohës, aq dhe jashtë mundësive të tij……

Faqja -40- …- Absurde si ndërmarrje, për arsye që merreshin lehtë me mend, ajo bëhej dyfish e tillë për shkak se poetit françeskan i mungonin shumë gjëra, e në rradhë të parë ai talent i veçantë për të përpunuar, apo më saktë për të vënë nën fre, atë shkumëzim të lirë,… Nëvend të atij nxorri poemën e gjatë monotone ‘’Lahuta e Malcisë’’, një kronikë sterile, e cila duke qenë, veç moralizuese e didaktike,…. …ishte ‘’vepra e jetë së tij’’, himnizohej Shqipëria e prapambetur, kanunore e mesjetare.
….ai nuk shkoi mëtej konfliktit ndëretnik midis shqiptarëve dhe sllavëve, që e shpalli si një luftë gati kozmogonike……

Faqja -41- ….Nuk i lejohej një poeti, e aq më tepër një poeti të shekullit XX, që të mos e shihte në këtë kob asnjë dritë e asnjë rrugë pajtimi, madje as aq dritë sa jepte herë-herë vetë eposi zemërak.
…..të mos bënte, megjithatë, një dallim midis popujve sllavë dhe shovinizmit sllavomadh…
……Mesazhi nacionalist të Fishtës, mesazh që herë-herë merrte përmasat e një ksenofobie totale e që synonte izolimin e plotë të Shqipërisë prej botës së jashtme, nuk e përfilli as letërsia dhe as mendesia shqiptare,…..të mos binin në zona të ulëta të shovinizmit,…

Faqja -42- ….përmbledhja ‘’Mrizi i Zanave’’, vepra më e arrirë artistikisht e tij.’(Në këtë faqe ka folë të vërtetën Kadareja me synime dyzime vetëm anën artistike duke lënë mëjanë subjektin.)

Ja se si e vlerëson Kadare kryeveprën homerike ’’Lahuta e Malcis’’ si një vepër për analfabetët, për çobanët, për ambientet pastorale, për antishqiptarët proitalian, për zyrtarët, që nuk u punonte truri për me gjetë thelbin e saj monstruoz sipas Kadaresë

Faqja -42 – ….Siç ndodhte shpesh me krijimet që kanë vulën e nacionalizmit, vepra e Fishtës, e sidomos ‘’Lahuta e Malcisë’’ fitoi një popullaritet të veçantë, qoftë në rrethet zyrtare, sidomos ato proitaliane e më pas kuislinge, qoftë me shtresa të prapambetura e disa herë analfabetë të popullsisë, të cilat nuk ishin në gjendje të kapnin thelbin e saj, por shihnin atë pjesërisht si një zinxhir episodesh.

Faqja -43-….veprës së Fishtës, sidomos ‘’Lahutës së Mlacisë’’, iu ngrit një kult e iu bë një reklamë e tillë, saqë rrezikonte ta kthente atë në një gur varri që mund t’i merrte frymën gjithë letërsisë shqipe.

Faqja -43- …Gjergj Fishta vdiq në vitin 1940, kur vendi ishte në kulmin e zisë së robërisë, kurse ai vetë në majën e një lavdije, përndritja e së cilës ngjante ogurzeze në sfondin mortor fashist. Varrimi i tij i organizuar me madhështi nga qeveria kuislinge shqiptare, nga kleri katolik vendas e nga Vatikani i Romës, ishte njëkohësisht varrimi i një epoke në letërsinë shqipe….

 

 

Si ngriti një mal akuzash e fyerjesh Ismail Kadareja ndaj At Fishtës në komunizëm?

Janë dy deklarime si në politikë ashtu dhe në letërsi, që para vitit 1991 ishin traktate ideologjike komuniste, që e lartësonin Kadarenë si komunistë e si deputetë. ndërsa pas komunizmit ishin si dy gurë varrit që i ka ngritë vetës për të gjallë mbi gjithë krijimtarinë dhe portretin e tij. Kadareja që vështronte në horizontë vetëm përjetësinë e rregjimit komunistë nuk e mendoi dhe e peshoi me kohën e dytë se do t’i kushtonte shtrenjtë si figurë dhe si vepra të tij në tërësi për të keq. Me ndërgjegjen e tij ka rrezikuar deri në palcë seriozitetin fjalëve dhe të krijimtarisë të shumtë letrare e politike në tërësinë e saj sëbashku me gjithë titujt zyrtar të lartë si në kohë të komunizmit dhe ato honorifike të pas komunizmit. ai i ka vendosë veten në pozicione qendrimesh konjukturale; një herë At Gjergj Fishta ishte antishqiptar,….dhe një herë tjetër na del se ishte një shqiptar.

Kadareja i kreu këto dy shkrime nga pozicioni i deputetit të Kuvendit Popullor të regjimit më kriminal në botë. Ai bënte pjesë si shkrimtar i elitës shqiptare, si më i preferuari dhe i mbrojturi nga kryediktatori Enver Hoxha(siç e ka pohuar vetë), ku bënte pjesë në shtabin ku projektohej historia e letërsisë shqipe dhe politika e partisë sllavo-komuniste në Lidhjen e Shkrimtarve, ku hidheshin rrufetë, ku hidhej vrer e baltë kundër veprave dhe moralit të personaliteteve të letrave sikurse edhe ndaj At Gjergj Fishtës. Ky luftoi me mish e me shpirtë gjatë pperiudhës komuniste 47 vjeçare si komsomolas, se si t’jua rrëmbente apo t’jua shkulte nga dora flamurin e etërve të tij diktatorial për t’u dëshmuar më i zellshëm, më i tërbuar, më anti At Fishta, më proserbi, më pro-sllavi, më pro-sovjetiku, më komunisti, më antishqiptari. Të akuzosh dhe të fyesh At Fishtën dhe Veprën “Lahuta e Malcis” do të thotë të jesh ndër të tjera antishqiptari më i kulluari i tokës shqiptare.

 

”Ardhja e Migjenit në letërsi” ishte libri i tij i fundit në komunizëm

Dhe flamuri valoi, u fërfërit te libri i tij në preludin e mbylljes së dyerve të sistemit komunistë në Shqipëri me librin “Ardhja e Migjenit në letërsi” si libri i fundit i tij i periudhës komuniste. E mbylli inventarin e librave Kadareja me një nga monumentet më të turpëshme të moralit, formimit dhe famën e tij.

Libri ”Ardhja e Migjenit në letërsi” ishte dhe mbeti një nga librat më të shëmtuara të tij dhe të letërsisë shiptare. Një libër ku ndërtohet subjekti vetëm mbi urrejtjen, xhelozinë, shpifjen mbi At Gjergj Fishtën, mbi Klerin Katolik dhe mbi Shkodrën. Askush nga shkrimtarët shqiptar në komunizëm nuk shkruan romane, ese,…sipas modelit të librit të fundit në komunizëm të Kadaresë.

Ky kaloi kufirin shqiptar me aq paturpësi duke i lënë popullit shqiptar në libraritë, bibliotekat dhe Fondit të letërsisë shqipe një libër nga më të shpërfytyruar për një shkrimtar, nga më unike në botë, nga të palexuara nga njeriu ndonjëherë. Si mundet shkrimtari të poshtëroji shkrimtarin deri në palcë?

A është e moralshme që të fyeji,…aq paturpë, me arrogancë, pa peshuar në kandarin e logjikës njerzore, profesionale dhe shqiptare. Deri në fund Kadareja dëshmoi se sa besnik ishte i botëkuptimit enveristë, sllavo-komunist, pro-sovjetik, antikatolik i sëmurë dhe nuk mundet të mohoi se nuk është libri i tij të shkruar në moshën e madhe. Dhe akoma nuk e ka zhdukë nga fondi i librave të tij këtë libër, por e mban e krekoset se mendja e tij vuri nën gjunjë edhe përsëvdekuri kryegjeniun e eposit të kombit shqiptar.

Më duhet ta peshoj mirë autorin e rrjeshtave më të zeza që kam lexuar unë dhe gjithë bota shqiptare.

Kadarenë nëse don me e njohë mirë si njeri dhe si krijues përdor sistemin e krahasimit me tjerë, nësë mungon ky instrumentë i vlerësimit do të delte Kadareja kryegjeniu jo vetëm i Shqipërisë në kohën e komunizmit, por edhe paskomunizmit si dhe i gjithë kohërave edhe i Ballkanit dhe i pesë kontinentëve.

Me kë të krahasoj unë atë? Do ta krahasojë me At Fishtën, që ju krua shpina dhe la baltë jo mbi At Fishtën, por mbi veten dhe librave të tij.

Le të krahasojmë me drejtësi kontributet midis At Fishtës dhe Kadaresë. na rezulton se Kadareja në kohën e komunizmit ishte dhe mbeti një nga shkrimtarët e oborrit sllavo-enveristë, ndërsa At Fishta nuk ishte shkrimtar i oborrit të A.Zogut apo i qeverive tjera dhe të depërtosh në krahasime tjera Kadareja ishte dhe mbeti para këtij Kryegjeniu të Letrave Shqipe një nga shkrimtarucët, që koha do ta harroji shpejtë. Për këtë jam shumë i sigurtë, jo vetëm se e dënoi fyerjet, shpifjet,…ndaj At Fishtës, porse la një histori nga ma të shëmtuar në jetën e tij si shërbëtor shpirtëror i komunizmit sllavë, por edhe ishte miku i kryekanibalit Enver Hoxha. Dhe kurrë as për këtë kohë nuk bëri pendesën e transparencës lexuesve të tij.

Pra ky shkrim vjen jo nga emocionet, por nga pezmja, nga plaga, ku logjika i sendërton në të ligjëshme. Ky libër i Kadaresë më nxiti që ta njihja më mirë si njeri e si protagonistë në kapitujtë që vete i shpalosi në librin e tij të biografisë dhe në veçanti të karakterit formues dhe veprues të tij në dy kohë.

Koha e kësaj pezme ishte koha e botimit të librit të tij ”Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe” e botuar në 1991 në Tiranë. E pregatita një libër të vogël kritik në dy variante rreth këtij libri në kushte shtëpiake. Por nuk mora përsipër ta shtjelloj në tërësi si lëndë pasi ka në subjektë të saj; anti Shkodrën, anti Klerikët Katolik,…anti At Fishta. Do të ndalem vetëm mbi marrëdhëniet e Kadaresë me At Fishtën. Kurrë nuk mu hapë qielli për të shprehë edhe unë disa mendime për Kadarenë në raportë me Gjeniun At Fishtës. Koha përsëri nuk është hapë sepse ende qendrojnë shtëllunga resh të plumbta, qëndrojnë në krye të piramidës të shtetit edhe pas 1992 hanxharët e komunizmit me një administratë akademike-shtetërore pellgë varrmihësish të së vërtetës të historisë të At Fishtës, por kohën do ta kapi shkrimi im si e shumë miqve të mi prej fytit.

Fjalën e kam për kohën e pas shkapërcimit të Kadaresë si ’’disidentë” të hartës të Shqipërisë drejtë vilës të Parisit në fundin e tetorit të 1990, pra të kohës kur shqiptarët nëpër botë dhe një pjesë e klasës intelektuale eksploduan menjëherë pas vitit 1992 me fletushka, dacibao, artikuj që shumica e tyre ishin fyese, shpifëse ndaj figurës së Kadaresë. U krijua një lëmshë, u ngritë një stuhi shkretëtire me akuza si spiun, kodoshë i Enverit dhe i Nexhmije Hoxhës, përsekutor, fanatikë i komunizmit, lokalistë anti-veri, antishqiptar, agjentë i francezve, njeri i dyshimtë i KGB-ës e plotë të tjera. Që më duhet t’i marrë me rezerva, pasi askush deri më sot nuk ka marrë përsipër të shkruaji për Kadarenë si njeri dhe si ish funksionar i lartë i shtetit dhe i politikës shqiptare në komunizëm.

Unë kur i lexoja një nga një këto shkrime mbi krijimtarinë e tij gjatë punës tij si shkrimtar dhe si ish funksionar i lartë i shtetit, si deputetë për shumë vite dhe Zevendësi i kryediktatores të Shqipërisë – Nexhmije Hoxha në Frontin Demokratik e tjera funksione mbetesha i habitur. Nuk e njihja Kadarenë për faktin se nuk kisha asnjë lloj lidhje me të, veçse me anë të librit, duke e pa në televizor në vilën e Enverit, apo pranë Nexhmije Hoxhës në sallën e Kuvendit Popullor për shumë vite dhe në kongrese partie e të Frontit Demokratik, në podiume me Nexhmije Hoxhën.. Pra e njihja si njeri të rangut të lartë të administratës diktatoriale, një fytyrë me gjyslykë, me një fytyrë përherë i vrerosur, i pakënaqur në të shumtën herë. Kadareja ishte një pjesë e dhëmbëve të ingranazhit gjigand që dashur e padashur shtypte, shtrydhte, përsekutonte, vriste, syrgjynoste popullin shqiptar, kundërshtarët e bandës enveriste, ku Kadareja bënte pjesë në rrethin e ferrit si protagonistë i historisë së krimeve kundër popullit shqiptar.

E njoha Kadarenë si poeti që thuri dhe recitoi poema për kryediktatorin dhe bandën – ish byronë politike të KQ të PPSH-ës, kur recitonte me lot në sy para gurëve monumentë të kryegjaksorit hitlerian, Stalinit të vdekur apo para arkivolit të Enverit duke u betuar se veprën e tyre do ta përcjelli në shekuj e do të mbeten diej planetarë.

Me gjithë këtë njohje timen dhe të popullit shqiptar të Kadaresë në komunizëm i drejtohem edhe Kadaresë: A ka pasë të drejtë dhe shqiptare të poshtëroji deri në ekstrem figurën dhe kontributet e shumta të gjeniut të letrave At Fishta?

 

”Martirizimi” i Kadaresë nga stuhia e fyerjeve mjeranë

Në këtë zhurmë shkrimesh kundra Kadaresë pasi ”u arratisë” në vilat e Parisit i bënë një nder sepse e martirizuan në sytë e botës aq shumë sa që ju preku receptorët ndijesorë të disa njerzve që kishin në dorë ta rehabilitonin atë me dekorata. Nga Kadareja i përkëdheluri i kryediktatorit Enver Hoxha në kohë të dytë nderohet si një Martir i sharjeve nga viktimat dhe një pale njerzish që ishin bashkë me Kadarenë në rrethin e diktaturës.

Me gjithë këtë zullum biografije, bota e ka dekoruar me urdhëra e tituj dhe sahanlëpirësit e komunizmit të kudogjetur shqiptar i bien trumpetave se Kadareja na ishte viktimë e komunizmit, është gjenia i letrave dhe vetëdija e kombit shqiptar. Ulërasin si të çakërdisur disa apolegjetë e komunizmit të maskuar me fabulën psikopatike se ja bota është e paanëshme, nuk merret me të kaluarën, por shikon vetëm para, po ndrit ndërsa një mori shqiptarësh të paudhë po errësojnë qiellin me ato shkrime bataqesh kundër Kadaresë. Shqiptarve i duhet shumë e kaluara shkrimtarit që edhe bota po e ngre në lartësi e letrave për të bërë lidhjet dhe analizat e tyre kritike.

Unë distancohem plotësishtë nga kori i fyesve të figurës së Kadaresë në mënyrë edhe të pa të drejtë nga të njohur e të panjohur sepse Kadaresë nuk i bëhet kritikë me sharje, por me kulturën konstruktive, gjithmonë duke mos e paragjykuar. Pasi kjo soj pështjellim satanik sikur e ka ndihmuar për të mirë në famë e prej famës të keq, bota e ngushëllon me ekuivalente morale inkurajuese, sa që e kanë veshë me një aureol atë, sa që e ndjen veten dhe e publikon kudo se gjithë ai mal me fakte nuk ishin të tij, por të dikujt tjetër.

 

Përse mbeti Kadareja dhe vepra e tij mbeti i pashyrtuar nga kritika?

Ndë të tjera më duhet ta copëzoj në dy pjesë:

– E para se në këtë gjendje amullie u bllokua plotësishtë proçesi i verifikimit apo i kritikë

Nga kushdo të veprave dhe figurës së Kadaresë për 21 vjet. Dhe sot ka mbetur jashtë dyerve të kritikës së mirëfilltë shkencore, nga Mendimi Kritik Shqiptar gjithë veprat e tij. Kjo e ka bë të krekoset e të fryhet nëpër podiume e nëpër ekrane me atë fjalorin arrogantë e fyes ndaj popullit shqiptar e ndaj atyre që ja vejnë në dukje Kartën e Rehabilitimit të rremë.

Në kushtet e një bombardimit mbi Kadarenë me artileri artikujsh të hedhur në media do të konfodohej, nuk do të vlerësohej seriozisht si veprat ashtu dhe vetë si Kadare nga lexuesi dhe studjuesit. Do të ndjelltë patjetër një keqkuptim situata e tillë në vlerësimin serioz të veprave dhe figurës të Kadaresë. Ky shkakë u bë sebepë që unë ta leja në pluhur ato pak faqe kritike për raportin Kadare-At Fishta për një kohë të gjatë.

– E dyta ju bë një ”Nder” i madh duke e martirizuar, sa që ra në vesh edhe të shoqatave dhe mediave të huaj, të cilët nuk heshtën sepse edhe njihej më parë si i tillë. Kam përshtypjen unë ndoshta të gabueshme se ndikoi shumë në botë kjo sjellje e shëmtuar e fyerjes të padrejtë nga grupe shqiptarësh poshtë e lartë në dhënien e një varg Çmimesh letrare nga bota akademike e mbretëria spanjolle Kadaresë.

 

Ku e gjente ende fuqinë motorike të urrejtjes edhe pse bota komuniste në Shqipëri numëronte orët e rrëzimit?

Kush ishte ky soj shkrimtar që përdhoste botërisht ende kollosin e letrave shqipe At Fishtën edhe në vitin 1990 edhe kur Enveri i tij kishte vdekë si dhe ku njihet si viti i përmbysjes të komunizmit?

Kadareja ishte akumuluar apo karikuar nga formimi i tij i dobët dhe nga opiumi i enverizmit-sllavë me shpirtin e kanibalizmit ndaj vlerave shqiptare dhe burrit ë madh At Fishta.

Dakort jam edhe unë se ishe viktimë dhe është gjeni i letrave, por si t’ja bëjmë kapitujve të librit që vetë i shkruajti Kadareja me pendën e vet në librin autobiografik dhe veprën e tij letrare-politike apo për përfoljet e dyshimta edhe agjenturore me ish Sigurimin Famëkeqë të Komunizmit në periudhën më të shumtë të jetës tij në kohën e lavdishme të tij. Unë nuk dua ta gjykoj e as ta përsekutoj sepse nuk është e drejta dhe morali im ta bëj, por e thërret Gjykata e Historisë së Letërsisë Shqiptare si çdo shkrimtar shqiptar pamvarësishtë që i kanë zaptuar frymën në dy anët e gjokseve dekoratat e varur nga komunizmi dhe nga disa shtete europiane.

Gjyqi i historisë ndaj Kadaresë peshon më shumë se dekoratat e komunizmit dhe të pas komunizmit. Ato për mua kanë rëndësi vetëm pas 1991.

Gjykata për t’i dhënë drejtësinë qytetarit ka një peshore me metal arit dhe i vendosë në të dy anët vlerat e tij, ku në njërën anë ato të mirat dhe në anën tjetër ato të këqiat. Gjithkush dallon nga peshorja se nuk peshon në favor të tij, të vlerave sepse periudha e depozitimeve, të zullumeve në regjimin e komunizmit është më e madhe se kontributi i 20 vjetëve të fundit. Kandari në njërën anë vendosë 20 vjetët në shtegtim te vila e Parisit dhe në anën tjetër të peshores vendosen 39 vjet në shërbim të poemave të Stalinit e Enverit, si deputetë pranë stolit të Nexhmije Hoxhës në Kuvendin Popullor për shumë e shumë vite, pranë Nexhmijes edhe si Nën- kryetar i Nexhmije Hoxhës për Frontin Demokratik, pranë vilës së kryegjaksorit antishqiptar Enver Hoxha duke u puthur dhe folë si dy gjirokastritë ”për të mirën e popullit” apo shumë paudhësive që ka bë në paditë e tija në sigurim duke burgosë edhe qytetarë të rëndomtë, si dhe librave të shumta që ja kushtoi realizmit socialistë, e tjera,…

Shumatorja e rezultanteve të renditura mësipër i gjykon Historia e Dosjes të Kadaresë si njeri që nuk ka kontribuar për të mirën e popullit shqiptar, natyrisht as për kombin shqiptar, pra duke i shërbyer rregjimit më gjakatar dhe antishqiptar.

Kadareja i përket qelizës të dhjamit të makinës përsekutore dhe vrasëse të rregjimit terroristë diktatorial, pra nuk ka varkë në botë dhe as varka e 20 vjetëve në vilën e tij në Paris ta shpëtoji dot nga ky fat që vet e zgjodhi.

Dekoratat e Kadaresë nuk mund ta bojatisin apo të kallajisin Librin e tij dhe fatin që e ndoqi dhe e zgjodhi vetë. Dekoratat ja dha bota me bujari e fisnikëri sepse shpreh respektë më shumë për Shqipërinë se si person e si shkrimtar, por kurrë nuk mund të jenë mburoja e një të shkuare të tij të pafavorëshme për të, para vitit 1991.

Prandaj kjo pezmë ndaj fyerjes që i ka bë At Fishtës më bëri që t’i bëj radioskopinë aq sa vetë Kadareja më ka mundësuar me bëmat e tija, që nuk janë shpifje apo trillime sikurse përdoren me artë nga Kadareja në të gjithë librat për të kaluar edhe këtë lumë të kthjellët të paskomunizmit.

 

A mund të spastrohet Kadareja nga opiumi enveristë i urrejtjes, smirëzisë ndaj vlerave shqiptare sapo ndryshon moti?

Opiumi që ka absorbuar Kadare ka qenë me doza të larta më shumë se ndonjë shkrimtar sepse qendroi pranë kazanit të hashashit me llullën otomane-sllave që e tymosi te vila e Enverit si dhe te shëtitje enigmatike nëpër botë për shumë e shumë vite.

Pra është e pamundur të ndodhë proçesi i bisturisë të kirurgut të heqjes së zhylit, baltës të opiumit komunist të trashë, të shtresuar prej një periudhe prej mbi 40 vjeçare në qenien e tij të formimit.

Kadareja besoj se mund të gjejë forca në vetvete për ta pastruar zhylin që e mbartë ende mbi ndërgjegjen e vet si një gurë varrit që vetë i ka vu vetes në të gjallë.

Mendimi zyrtar, politik, letrar dhe akademik ishte i njëjtë me Kadarenë kundër At Fishtës.

Shqiptarët e dinin mendimin zyrtar të ish udhëheqjes komuniste-sllaviste të Enver Hoxhës, ish institutit të studimeve të m-l pranë ish KQ të PPSH, administratës shkollore me të ashtuquajtur profesora, doktora, dhe shkrimtarë të ish Lidhjes së Shkrimtarve të Shqipërisë ndaj Gjeniut të Letrave, At Gjergj Fishtës prej vitit 1944 e deri ”de jure’’ në vitin 1992.

Dihet se ndaj kryeveprave letrare të At Fishtës u hodhë një mal me baltë, u zhdukë, u dogjë, u ndalua me ligjë, një sjellje mesjetare përsekucionit. Shyqyr që nuk ishte gjallë At Fishta se do ta shqyente me dhëmbë Kadareja m’u në zemër. Zyrtarishtë deri në 1992, por për inerci a të fizikës, a të psiqikës, apo të ligjeve të mentaliteteve ende po vazhdon. Dhe kemi një shembull ilustrues me emër Ismail Kadare, që në krahë apo në garë me akademinë, universitetin, me katedrat e m-l të partisë, në gara me Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Nexhmije Hoxhën e plotë bagla të tjerë të ish Lidhjes Komuniste të Shkrimtarve denigroji me vetëdije dhe me synime antishqiptare në aspektin moral, letrar, politik, fetar dhe patriotik kundër At Gjergj Fishtë, kundër historisë të letërsisë shqiptare në mënyrë të pamerituar.

 

Dëshmitë e veprës dhe moralit është libri autobiografik i Kadaresë kundër Gjeniut At Fishta

Pyetja të dërgon në një dollapë me arshiva mbi Ismail Kadarenë, që brezi i ri dhe të tjerë duhet ta shfletojnë rreth formimit, ngjitjes në karrierë, qënies si mik shtëpie të familjes të kryediktatorit Enver Hoxha, studimet në Moskë, për statusin që kishte i vetmi shkrimtar dhe shqiptar në Shqipëri si ”eksplorator” të udhëtonte në të pesë kontinentët kur Shqipëria ishte vetë-izoluar nga bota ”antishqiptare” dhe qytetarët shqiptar nuk kishin aq të drejta të lëviznin nga lagje në lagje apo nga qyteti në qytete, apo nga fshati në qytete,. si deputetë, si antar partie, etjera.

Siç shkruhet në një mal artikujsh mbi dosjen e Kadaresë nga një mori studjuesish, protagonistë viktimash që e pësuan nga veprimtaria e tij duke përfunduar në burgje, torturime, internime e tjera,…

Kapitujt e arshivës Kadare është e mbështjellur me tym e mjegull, me shumë dyshime e paqartësira, që ende koha nuk po i zhdavaritë pasi shërbimi sekret komunistë i ish Sigurimit të Shtetit Komunistë ende i mban të mbyllura nëpërmjet veglave të tyre si kryetarët e partive të majta e të ”djathta” si fanatikët e tyre Sali Berisha, F.Nano, Edvin Kristaq Rama apo të presidentëve R. Mejdani, A. Moisiu dhe sot presidenti më i ri ”demokrat” i Partisë Demokratike e ”djathtë” Bamir Myrteza Topi edhe pse bërtetë Kadareja që të hapen dosjet.

Pluhuri i kohës mbi dosjen Kadare nuk mund të mbahet më i fshehur sepse janë lotë, plagë, padrejtësira dhe se krijimtaria e tij e vrrullëshme i nxitë imediat dhe brezat për hapjen e kësaj arke letrash.

Për fatin e keq të Ismail Kadaresë dhe atyre turmpetistave ekzistojnë një vargë provash materiale të prekëshme fizike, të dokumentuara me libra, me foto, me intervistat e tija gati të gjitha antishqiptare dhe zjarrëvënëse të kombit shqiptar(fyerja sistematike prej 1974 e deri në vitin 1990 të At Fishtës), që i ka në duart populli dhe historia e letërsisë shqiptare. Të cilat aty shqiptari dhe i huaji mund të mësoji me mendë në kokë dhe me gjakftohtësi në Librin e përmbledhur autobiografik nga vetë Kadareja. Prandaj në fund të fundit mungesa e njohjes të dosjes Kadare në komunizëm nuk e ndihmon Kadarenë sepse popullit i intereson deklarimet e tija publike në gazetën Zëri i Popullit në 1974 dhe libri i tij i fundit nën rregjimin komunistë ”Ardhja e Migjenit në letërsi” në vitin 1991 ku u botua edhe pse ishte ”arratisë” në vilat e Parisit.

 

 

II.

Njihuni me ”autokritikën” e Kadaresë ndaj shpifjeve, fyerjeve,…të At Fishtës

Marrë nga nga intervista e gazetës ”Korrieri”, 06/01/2002

Ju folët për evoluimin lidhur me fenë. A ka patur evoluim tek ju edhe për Fishtën?

Përgjigje: Natyrisht që ka patur, ndonëse me vonesë. Madje ndërgjëgjesimi im për fatin e katoliçizmit shqiptar më ka çuar natyrshëm te ndryshimi i vizionit për Gjergj Fishtën. I çliruar nga kornizat e ngushta të vlerësimit ngushtësisht estetizant e profesional, zbulova përmasat globale te poetit. Si shenjë dhe si provë e ndryshimit tim ka qenë kerkesa publike për botimin e Fishtës në Shqipëri. Ka qenë e para kërkesë e bërë në shtyp. Kjo ka ndodhur më 21 mars 1990, kur Shqipëria ishte ende komuniste. Nuk e kam quajtur për merite kushedi se çfarë, e kam quajtur në radhë të parë një borxh të ndërgjegjes sime.

Pyetje : Po insistoj për Fishtën, meqenëse, siç e thoni ju vetë, për të ka interes të gjërë nga publiku shqiptar. Cili është mendimi juaj sot për vendin e tij në panteonin e letërsisë shqipe?

Përgjigje: Këmbëngulja juaj është e drejtë. Edhe pas komunizmit shtypi ka dhënë dromca ose fraza të mija të montuara keq, të cilat në vend ta sqaronin e kanë ndërlikuar problemin.
Qendrimi im ështe ky: Gjergj Fishta bashkë me Naim Frashërin, jane dy poetet më të mëdhenj, të vetmit dhe me sa duket, të fundmit poetë kombëtarë të letrave shqipe. Me cilësimin “poet kombëtar”, në shumë vende, e sidomos në gadishullin tonë, pagëzohen poetet me status te veçantë, qe fati e sjell të kapërcejnë kufijtë letrare e të bëhen njesh me pejsazhin global kulturor, shpirtëror e historik të vendit, me kumtet e me shejzat e tij. Këto atribute misionarësh, qëllon që u a rritin peshën dhe hijen disa herë në dëm të vlerave ngushtësisht artistike. Ndaj një gjykim estetizant mbi ta, siç u përmend pak më lart, mund të rezultojë i gabuar.
Desha të shtoj këtu se nje provë tjetër, prove më e re që verteton rendesine globale të Fishtës dhe Naimit, ishte pikerisht kjo kohë e tranzicionit poskomunist. Kur kombi shqiptar u gjend perpara nje trandjeje te frikshme, kur u troshiten pa asnje dallim shtyllat mbajtese te ngrehes se tij morale, historike, ato shtylla pa te cilat asnje komb evropian nuk mund të quhet i qytetëruar, këta dy misionare ishin më të nevojshëm se kurrë.
Desha të shtoj se ne këtë kaos, emri i Fishtës, u përdor shpesh në mënyre hipokrite. Nuk mund të shpallesh adhurues i Fishtës dhe njeherazi të tallesh e të hedhesh baltë mbi ato që Fishta i këndoi e i sublimoi në veprën e vet: gjuhën shqipe, historinë, rrënjët e shqiptarëve.
Nuk mund të përgjërohesh për Gjergj Fishtën e po atë ditë të ulërish se shqiptarët jane nomadë të ardhur tani vone nga Kaukazi dhe Gjergji tjetër, Gjergj Kastrioti është hajdut kuajsh nga Mali i Zi. Nuk mund të jesh ithtar i Gjergj Fishtës e të mos thuash gjysem fjale per atdhemohuesit e sotëm, per depertimin e integrizimit arab ose te vrasjes se përsëritur të priftërinjve katolikë sot më 2002, ne Shqipëri.

 

A është e besueshme pendesa e Kadaresë ndaj At Fishtës nëse e ballafaqojmë me faktet???!!

Vetë akuzohet duke u shfajësuar Kadare se kjo sjellje e shëmtuar ndaj At Fishtës erdhise
ishte ateistë. Kjo nuk besohet dhe si e tillë nuk mund të justifikohet sepse u dashka me qenë njeriu katolik për të kuptuar Fishtën dhe At Fishtën. Nuk ndodhi te asnjë shkrimtar ateistë në Shqipëri të vepronte me një brutalitet të pashoqë sikurse Kaderja kundër kryegjeniut At Fishta.

Kadareja nuk kat ë drejtë edhe morale se profesionale jo që jo të vlerësoji At Fishtën si shkrimtar.
Venia në një shenjë barazimi të At Fishtës me poetin Naim Frashëri që shkëlqeu si poet me
aq pak sa shkruajti nuk mund të pranohet dhe nuk e ka të drejtë Kadareja pasi është e drejtë eskluzive shkencore e akademikëve letrar dhe i disa fushave të tjera. Nuk kanë si të jenë të barabartë N. Frashëri me At Fishtën kurrë, pasi Naimi për fatin e keq të tij i shërbeu gjithë jetën me devotshmëri në administratën e lartë otomane, robëruesit më mizor që ka njohur historia e pushtimeve në Shqipëri dhe vdiqë m enderimet në kryeqendrën otomane si princ. Ndërsa At Fishta përposë kryeveprave poetike kaloi kalvarin e përndjekjeve nga tradhëtari A.Zogu dhe nga përndjekjet që i bënë të huajtë për ta vrarë sepse ishte organizator, frymëzues i memorandumeve, luftëtar për liri dhe pavarësinë, ishte njeriu që bashkoi me kordonin e llampave kompanjelin e Kishës Katolike në Shkodër me minarenë e Xhamisë në 28 nëndorin e kremtimit të pavarsisë vendit.

Ndërsa N. Frashëri nuk kontribuoji aspakë sëbashku rilindasit e kohës kundra robërisë otomane,…

Prandaj Kadare ke gabuar edhe këtu shumë rëndë duke dëshmuar se me sforcë përpiqesh të mos i largohesh vlerësimeve t’uaja ndaj At Fishtës. Pra, Kadareja vlerësoi sipas oreksit tij të njohur.

Kadareja në ”pendesën” e tij nxjerrë krye natyra e një hileqarit duke ja adresuar fyerjet,
copëzuar fajin e vet tjerve, si shpifjet, sharjet,….kundër At Fishtës medias se ja paska deformuar fjalët e tija për princin e letrave At Fishta.

Mua nuk ma mbushë mendjen pendesa e Kadaresë për gjithë atë sulmë që i vinte nga ligësia e shpirtit, nga formimi aspak njerzor, nga urrejtja për shkakun se ishte katolik, e urrente se ishte një Dijetar dhe një Shqiptar i Vërtetë, e urrente se urrente edhe Shkodrën dhe Klerin Katolik. A ka kufi ndalese Kadareja në nivelin e logjikës duke sharë dhe pështyrë si i ri ashtu dhe pas moshës 53 vjeç? Pasi kishe mbushë plot me sharje shkrimet e tija ndaj At Fishtës, ndaj Klerit Katolik dhe kundër Shkodrës, zotëria Kadare e kishte dorëzuar në Shtëpinë Botuese në Tiranë librin ”Ardhja e Migjenit në letërsi” dhe ja mbathi në atë vit në Parisë si kurbetqar ”i arratisur nga padrejtsitë”,…..

Dhe diku shprehet se kam deklaruar në shtypë se duhet botuar vepra e At Fishtës dhe këtë deklaratë e ka lëshuar sapo ka dorëzuar librin ”Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe” te Shtëpia Botuese në Tiranë në 1991. Ballafaqoni të dyja shembujt se kush mund t’i besojë Kadaresë?? Janë dy të kundërta që rezultati është një barazim me zero.

 

 

III.

– Përse mori Ismaili baltën e anti At Fishtës mbi ndërgjegjen dhe veprat e tij?

A mendonte se do t’i rezistonte kohës kjo soj sjellje e shëmtuar e shpifarake e tij?

A ishte i pavdekshme komunizmi, që nuk u ndalte së fyeri At Fishtën?

Balta që e mori nga këneta e sistemit sllavo-enveristë i pëlqeu, Kadareja bëri kostumin e bukur për t’u dukë pranë Nexhmije Hoxhës në Kuvendin Popullor, në kongrese partie, në vilën e Enverit, në,…. A i veni re se si fytyra e Kadaresë në dy kohë ka ndryshuar, por në thelbë ka mbetë ai Kadare që asnjë kohë nuk e rehabiliton pasi është pjesë e asaj qelize sistemit komunistë nga ku u injektua, u frymëzua në aortë qysh i ri si në Shqipëri dhe në ish Bashkimin Sovjetik.

Si në komunizëm dhe paskomunizmit Kadareja mbeti i njejtë ndër të tjera edhe ndaj qendrimit letrar, politik, fetar dhe atdhetar të kryegjeniut të letrave shqipe At Gjergj Fishta.

Ndryshimi i qendrimit të Kadaresë ndaj At Fishtës nuk ndodhë vetëm me disa rrjeshta stereotipe e kuturu të hedhura si fruta bajate në tregun e anarkisë e dilemave të shumta të papërgjegjshme nga kushdo intelektualë. Nuk duhet të nënkuptohet se ky shkrim bën pjesë në ato liste shoqata, klube sarahoshash të injektuar nga anarkia e koncepteve për kombin, për shqiptarin dhe historinë, për Gjergj Kastriotin dhe Nënë Terezën.

Ishte fati i shëmtuar i Kadaresë që luajti të dyja rolet me një sjellje aspak të mirë për moralin e një njeriut dhe shkrimtarit. Fyerja, akuzat, urrejtja, xhelozia e Kadaresë të demostruar në dy shkrime e rëndojnë shumë biografine e tij

 

Intervistat e Kadaresë të lejnë pamend sidomos me të huaj

Nuk e di se a ka pasë kush fat të ndëgjoji intervistat e Kadaresë për të ndjerin, liderin e Kosovës Ibrahim Rugova dhe të liderit kosovar Adem Demaçit??

Tmerrohet njeriu dhe ndjehet i fyer në kockë të ndëgjosh breshërinë e epiteteve poshtëruese ndaj dy burrave që ishin ndeshë edhe në breza familjet e tyre, burgosë e torturuar nga serbi.

Fjalori i shfrenuar me plotë mllefë nuk ndalej. Një tërbim i shprazur mbi dy burra që luftonin nën grykën e automatikut serbë dhe tradhëtar. Si mundej një shkrimtar me përgojuar dy lider që ishin edhe shkrimtar ne atë soj fejet para televizionit. Intervistat e tija janë të mbushura me pasaktësira, ku ka shembuj që para botës fyhet nga goja e Kadaresë kombi, populli, traditat dhe kultura shqiptare. Kjo intervistë është e regjistruar në shiritin e TVSH-ës.

 

Dyzimi është arti dredharak i Kadaresë

Lexuesi ndeshë në të gjitha shkrimet dhe intervistat dyzime fjalësh. Pra përdor obstruksion të llahtarëshme në zhargonin letrar e politik, që për cilindo është aspak komode sepse po t’i kërkoni Kadaresë kuptimin e një rrjeshti a një fjalet të kohës komunizmit, menjëherë e futë gjahun dhe me një ego të maskuar i shpjegon të interesuarit apo të interesuarve kuptimin e saj, por çensura komuniste letrare-politike sipas tij nuk e imagjinonte, nuk depërtonte në të ashtuquajtur kuptimin tjetër me konceptin demokratik, modernë të fjalës.

Gjuha shqipe nuk e njehë dyzimin si mjetë i të kuptuarit, i të komunikuarit të fjalës në funksion të dy apo një togë kohe. Dredhëria e dyzimit ka qenë dhe mbetet ylberi që i ka dalldisë mendjet e njerëzve naivë dhe të sëmurë.

Nuk është ndonjë zgjuarsi kur bëhet bajate, i shpeshtë, shumë atavike dhe shumë destruktive kur përdoret vend e pavend sikurse vepron Kadareja kudo dhe në çdo fjalë. Por ky stil diabolik i të folurit është njëfarë sëmundje e njerëzve të ligë sikurse e përdorte adashi i tij shpirtëror, diktatori Ramiz Alia me shprehjet; as lindje e as perëndim, as hapje dhe as mbyllje apo ish këshilltari i kryediktatores të Shqipërisë Nexhmije Hoxha, lideri socialistë Fatos Nano, apo imituesi dështak Edvin Rama me shprehjet as e majta e as e djathta etjera gjepura foshnjore si dhe përpiqet të imitojë këtë stil të pështirë dyzimesh edhe presidenti Bamir Topi, por që bëhet groteskë. Edhe pse e dashuron Bamiri stilin e neveritëshme të dyzimit , nuk din ta realizoji në praktikën e intervistave të tij plotë e përplotë me gabime edhe ligjore.

Instrumenti i dyzimit që përdori plotë 20 vjetë dhe vazhdon të përdorë Kadareja në ato faqe të shumta me shpifje, trillime, urrejtje,.. ndaj princit të letrave At Fishta në gazetën Z.P. dhe te libri i tij në librin famëkeq ”Ardhja e Migjenit në letërsi” nuk e ka ndihmuar që të shfajësohet edhe pse është përpjekë të bëji autokritikë hileqarësh.

U përpoqa të sjellë lexuesit një pasqyrë të mendimit tim mbi Kadarenë, pa e fyer apo paragjykuar.

E respektoj për punën e madhe që ka bërë pas 1991 edhe pse gjatë rrugës ka një varg të metash thelbësore në lidhje me Shqipërinë, në lidhje me mos shkëputjen nga mentaliteti sllavë-enveristë.

E uroj suksese në punën krijuese!

I dëshiroj të rishikojë shumë herë kartën e pendesës ndaj At Fishtës sepse i ka borxh NJË PENDESË TË BESUESHME.

Të lutem Kadare jepi përgjigje dy shkrimeve t’uaja skandaloze ose vazhdo t’i mbetesh borxhë korifeut, luftëtarit, poetit, françeskanit me sandale që luftoi për Fe dhe Atdhe,…dhe mori shpërblim prej teje dhe sistemit sllavo-enveristë përbuzje dhe shumë baltë.

E t’i mbetesh borxhë At Fishtës i ke mbetë borxhë Atdheut, Shqipërisë, popullit shqiptar si të vdekur ashtu dhe të gjallëve.
Jam i sigurtë se borxhi ndaj burrit të madh shqiptar At Fishta do të ndjeku edhe në varrë.

Indrit Bardhi/Proletari.Com
30. 3.2011

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 03/04/2011. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Kadareja i ka borxhë Gjeniut të Letrave At Gjergj Fishtës një pendesë të besueshme

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.