Kosova në udhëkryq nga PDK-ja

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1872
Mos të harrojmë se Partia Demokratike e Kosovës shkeli të gjitha normat dhe ligjet kushtetuese në parlamentin e sapo formuar duke mos ju bindur as kryesisë së parlamentit dhe as vullnetit të popullit dhe U.Ç.K-s, po ashtu dhe votimet si ato elektorale dhe ato parlamentare u manipuluan duke sjellë një krizë politike dhe institucionale akoma edhe më të thelluar duke penguar kështu organet qeverisëse të punojnë për mbarshtrimin e jetës në Kosovë.
Po ju sjellim shkurt, situatën politike dhe institucionale që Hashim Thaçi dhe PDK-ja e futen Kosovën sot:

Rikthehet kriza politike, sipas analistëve
Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vlerësoi se u shkel Kushtetuta me rastin e zgjedhjes së presidentit, analistët e shohin si një vazhdim të papritur të krizës politike në Kosovë. Brenda gjashtë muajve, Kushtetuesja vlerësoi për dy shkelje të Kushtetutës, që të dyja në qendër kishin presidentët. Analistët shprehin pikëpamjet e tyre se çfarë mund të prodhojë vendimi i fundit.
Rivotim i presidentit, prishje e koalicionit, zgjedhje të reja – janë këto opsionet që përmendin analistët për çështje politike, të cilët thonë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese se Kuvendi shkeli Kushtetutën me rastin e zgjedhjes së presidentit, vetëm sa e ka rikthyer Kosovën në krizë.
Rel/ExpressOnline

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, rrezikohet koalicioni PDK – AKR
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me të cilin vendim është konstatuar shkelje të Nenit 86 të Kushtetutë së Republikës së Kosovës gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit të Kosovës më 22 shkurt të këtij viti, duket se do të kemi edhe një krizë tjetër institucionale, përkatësisht një krizë të re të koalicionit PDK – AKR. Burime tona të sigurta bëjnë të ditur se fati i koalicionit do të dihet pas takimit që është duke u mbajtur në mes të Behgjet Pacollit e Hashim Thaçit.
Sipas disa njoftimeve bëhet e ditur se këtë takim e ka kërkuar Behgjet Pacolli i cili i ka dërguar një mesazh telefonik Hashim Thaçit, Duket se Pacolli prerazi i ka bërë të ditur kryeministrit Thaçit që do ta dorëzoj postin e presidentit dhe do të tërheq partin e tij nga koalicioni qeverisës.
Bota Sot

Kushtetuesja: Ja pse u rrëzua Pacolli

PRISHTINË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar sot aktvendimin e plotë mbi zgjedhjen e Behgjet Pacollit si president, duke sqarur arsyet që e bëjnë zgjedhjen e tij, antikushtetuese. Në aktvendim thuhet se zgjedhja e tij si president pa asnjë kundërkandidat ka paraqitur shkelje të nenin 86.6 të Kushtetutës së Kosovës. Po ashtu edhe mungesa e kuroimit është vlerësuar si antikushtetuese.
“Gjykata vëren se Korniza Kushtetuese qëndron e heshtur lidhur me numrin e kandidatëve për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Megjithatë, ndryshe nga Korniza Kushtetuese, neni 86 i Kushtetutes se Republikes se Kosoves permend ne menyre te qarte (jo-ambiguoze) se duhet te kete me shume se nje kandidat ne raundin e pare dhe te dyte, si dhe ne raundin e trete. Është e qartë se hartuesit e Kushtetutes kanë zgjedhur formulimin e fjalëve të nenit 86 te Kushtetutes me qëllim që të devijojnë nga sistemi i paraparë në Kornizen Kushtetuese, duke perqafuar kështu një sistem me demokratik ku me shumë se një kandidat nevojitet para se të vihet në lëvizje proçedura për zgjedhjen e Presidentit të Republikës se Kosovës. Proçedura e zgjedhjes është krijuar me qëllim që të sigurojë, që me shumë se një kandidat i nominuar për t’u zgjedhur si President, ai, qe mori shumicën e votave do të zgjidhej si perfaqësues i popullit të Kosovës. Nëse qëllimi i hartuesve të Kushtetutes do të kishte qenë që të paraqisnin një proçedure alternative për zgjedhje, vetëm me një kandidat të nominuar, Kushtetuta, shprehimisht do e kishte parashikuar një proçedurë të tillë”, thuhet ndër të tjera në aktvendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese të bërë publik para disa çastesh, cituar nga Rel. .
“Në këto rrethana, Gjykata konkludon se proçedura per zgjedhjen e z. Behgjet Pacolli si President i Republikës së Kosovës, mbajtur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, me 22 shkurt 2011, përbën shkelje të nenit 86 te Kushtetutes dhe prandaj, është kunderkushtetuese”, thuhet në aktvendim.
Gjykata ka vlerësuar si antikushtetuese edhe faktin se në seancën e 22 marsit, nuk kishte kuorum prej dy të tretave të deputetëve të Kuvendit, në kohën kur u mbajt raundi i parë dhe i dytë i zgjedhjes së presidentit.
Panorama

Përgatiti: Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 30/03/2011. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.