Skandali, korrupsion në Parlamentin Evropian

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5696
Parlamenti Europian nisi zyrtarisht sot hetimet për skandalin e korrupsionit ndaj 3 eurodeputetËve të akuzuar nga gazeta britanike ‘Sunday Times’.
Slloveni Zoran Thaler, austriaku Ernst Strasser dhe rumuni Adrian Severin, dyshohen se kanë propozuar amendamente për një projektligj mbi bankat, në këmbim të rryshfetit.

Gazetarët janë paraqitur si lobistë pranë 60 eurodeputetëve, duke iu kërkuar favore për një klient imagjinar rus.

Ndër këta, 14 eurodeputetë janë përgjigjur, ndërsa 3 prej tyre akuzohen për korrupsion nga gazeta britanike e cila ka dëshmuar bisedat e regjistruara me kamera të fshehtë.

Ish-ministri i Brendshëm austriak, Ernst Strasser dhe Zoran Thaler, ish-ministër i Jashtëm i Sllovenisë, dhanë menjëherë dorëheqjen pas jehonës që pati kjo cështje në mediat e vendeve respektive.

Thaler, i cili ishte dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Europian, kishte deklaruar të dielën e kaluar përmes një komunikate për shtyp, se çështja ishte e dyshimtë, nuk kishte pranuar para, por ishte munduar të hetonte vetë se kush ishin këta persona.

“Eurodeputetët dhanë dorëheqjen për të mundësuar hetimet, pa pengesa, për dyshimet që rëndojnë mbi ta për korrupsion”, u shprehën me shkrim zyrat respektive.

Ndërsa eurodeputeti i tretë i akuzuar, Adrian Severin, ish-zv/kryeminister i Rumanisë, është tërhequr vetëm nga pozicioni i nënkryetarit të grupimit të majtë europarlamentar dhe është vetëpezulluar si deputet i këtij legjislativi, përkohsisht.

Gazetarët e infiltruar si lobues ofronin 4 mijë euro në ditë për shërbim konsultues dhe 100 mijë euro do të ishte pagesa në rast se do të merrnin pjesë në mbledhjet e bordit mbikëqyrës të bankës, gjithësej 6 herë në vit, sipas ofertës.

Severin kishte propozuar amendamentin e kërkuar dhe priste pagesën e tre ditëve punë, pra 12 mijë euro, në fund të shkurtit, ndërsa austriaku Strasser kërkonte 25 mijë euro në 5 mars, për pjesën e tij të punës në ndryshimin e Direktives Europiane në favor të biznesmenit rus imagjinar.

Gazetarët britanikë synonin të provonin se Parlamenti Europian, i cili duhet të miratojë ose jo propozimet ligjore të Komisionit, ishte pre e organizatave lobing të cilat mbronin interesat e kompanive industriale dhe jo ato të konsumatorit.

Sipas studimit të tyre, rezultonte se për cdo akt ligjor kishte mesatarisht nga 50 deri në 100 amendamente të propozuara nga europarlamentarët.
Arta Tozaj/Top Channel

 

Korrupsion nga Evrodeputetët socialist në Parlamentin Evropian





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 23/03/2011. Filed under Politika Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Skandali, korrupsion në Parlamentin Evropian

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.