Dy djemtë vrasin me pushkë mamanë dhe motrën

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2633
Mungesa e dy djemve të familjes kanë ngjallur që në fillim dyshimin për pjesëmarrje të tyre në krim. Në mesditë, 27-vjeçari Leonard Lenkaj vetëdorëzohet në polici
Krimi brenda familjes ka tronditur dje qytetin e Elbasanit, kur djali i shtëpisë, në bashkëpunim me vëllain tjetër, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri mamanë dhe motrën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në lagjen “11 Nëntori” të qytetit të Elbasanit, kur dy djemtë e familjes Lenkaj, Leonardi, 27 vjeç, dhe vëllai tjetër 22-vjeçar, Dritan Lenkaj, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, pushkë, ndaj të ëmës, 60-vjeçares Donika Lenkaj dhe njëkohësisht ndaj të motrës, Manjola Lenkaj, 32 vjeçe. Për pasojë, nënë e bij kanë humbur jetën, ndërsa autorët e ngjarjes mësohet të jenë larguar nga banesa. Ngjarja konfirmohet nga burime të policisë së Elbasanit, sipas të cilave pas lajmërimit të punonjësve të saj nga fqinjët e familjes Lenkaj, ka filluar menjëherë hetimi për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të saj si dhe janë shpallur në kërkim fillimisht, dy djemtë e familjes Lenkaj që deri në ato çaste mungonin në shtëpi pas krimit të ndodhur.

Kërkimet e policisë kanë vijuar deri në mesditë, derisa rreth orës 13:00, Leonard Lenkaj mësohet të jetë vetëdorëzuar në komisariat duke pohuar autorësinë e vrasjes së dyfishtë. Pak orë më pas, policia ka mundur të bjerë në gjurmët e djalit tjetër të familjes, Dritan Lenkajt, i cili është arrestuar në qytetin e Pogradecit, edhe ky i dyshuar si bashkëpunëtor në krim. Pas kësaj, policia e Elbasanit ka vijuar hetimin për zbardhjen e motivit të krimit të dyfishtë që deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ishin ende të paqarta, ndërkohë që banorë të zonës kanë dëshmuar se prej disa kohësh në familjen ku ndodhi vrasja, kishte konflikte të ashpra mes nënës së divorcuar nga i shoqi, e cila jetonte prej disa kohësh vetëm me fëmijët e saj. Ndërkohë që dyshohet se të dy djemtë ishin përdorues të lëndëve narkotike, çka sillte edhe sherret e vazhdueshme në këtë familje. Ata dyshohet të kenë qënë nën efektin e drogës, në momentin e kur kanë kryer krimin e rëndë.

Një vrasje e dyfishtë brenda familjes ka tronditur qytetin e Elbasanit ku një 27-vjeçar, Leonard Lenkaj, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri në banesë nënën dhe motrën e tij. Nga të dhënat paraprake të policisë së Elbasanit gjatë ditës së djeshme, është mësuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Nëntori”, ku 27-vjeçari ka lënë të vdekur në vend motrën Manjola Lenkaj, 32 vjeçe, dhe nënën e tij Donika Lekaj, 60 vjeçe, duke i qëlluar me një pushkë. Të lajmëruara nga banorë të lagjes, forca të shumta policie dhe ekspertë të kriminalistikës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimin për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave si dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Sipas ekspertëve të kriminalistikës, krimi mendohet të jetë kryer në orët e para të mëngjesit, ndërsa mungesa e dy djemve të familjes kanë ngjallur që në fillim dyshimin për pjesëmarrje të tyre në krim. Një gjë e tillë është konfirmuar në mesditë, kur 27-vjeçari ka vendosur si përfundim që të vetëdorëzohet në polici duke pohuar kështu autorësinë e tij.

Pas kësaj, policia është vënë në kërkim edhe të djalit tjetër të familjes, 22-vjeçarit Dritan Lenkaj, i cili është kapur disa orë më pas në qytetin e Pogradecit, i dyshuar edhe ky si bashkëpunëtor në krim. Edhe pse nuk ka ende një motiv zyrtar dhe të qartë lidhur me motivet e vrasjes së dyfishtë, fqinjët e familjes Lenkaj kanë pohuar dje se në këtë familje gjithmonë kishte mosmarrëveshje dhe ata shprehen se mbrëmjen e së enjtes kanë dëgjuar një tjetër debat. Ata kanë treguar se Donika Lekaj jetonte së bashku me fëmijët e saj pasi prej kohësh ishte ndarë nga bashkëshorti.
Artan Koçi/Gazeta Standard

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 20/03/2011. Filed under Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.