Serbët: Putin, qytetar nderi i Kosovës

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1941
PRISHTINË – “Vladimir Putin, qytetar nderi i Kosovës”. Kjo është nisma me e re, shpallur nga një grup përfaqësuesish të serbëve të veriut, që  vetequhen Kuvendi i Komunave Serbe dhe ka gjetur publikim në mediat kosovare.
“Dekorata do t’i jepet më 23 mars, gjatë vizitës që Putini do t’i bëjë Beogradit”, tha shefi i Federatës Ruse në Prishtinë, Andrej Shogorov, i cili mori pjesë në ceremoninë në Zubin Potok.

Kryetari i të ashtuquajturit Kuvend të Komunave Serbe, Radovan Niçiq, tha se vendimi është marrë “nisur nga fakti që Putini dhe bashkëpunëtorët e tij janë shqetësuar për integritetin territorial të Serbisë më shumë se vetë Beogradi”.
Andrej Shugurov, duke iu drejtuar të përfaqësuesve të së ashtuquajturës Bashkësi e Komunave Serbe në Kosovë ka deklaruar se Rusia ka qenë dhe do të jetë mike e Serbisë…

“Kemi qenë me ju edhe atëherë kur NATO, më 24 mars të vitit 1999, filloi të bombardojë Serbinë, ndërkaq që ajo goditje nuk ka qenë e nxitur me asgjë”, tha Shugurov, duke shtuar se nuk është e rastësishme pse Putini do të shkojë në Beograd pikërisht me datën 23 mars.

Ndërkohë, ministri i punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se vendimi për këtë që ka ndodhur në Zubin Potok është “një hap patetik”.

“Liderët e serbëve të Kosovës në veri, ende jetojnë në ëndërra. Ata mund ta shpallin si të duan, por ai, në asnjë mënyrë nuk mund të jetë qytetar nderi i Kosovës” ka thënë Rexhepi, cituar nga REl

Ministri Rexhepi, ka thënë po ashtu se ky veprim i serbëve te veriut është vetëm një çështje emocionale.

“Ata janë një komunë që e kanë një legjitimitet prej UNMIK-ut, që ju është vazhduar në atë kuptim. Edhe unë nuk mendoj që ky është rast që ia vlen të bisedohet. Kjo nuk ka vlerë për ne, është çështje emocionale e tyre dhe kaq”, deklaroi Rexhepi

Ndryshe, Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë ishte shpallur e paligjshme nga ana e autoriteteve ndërkombëtare dhe institucioneve të Kosovës.
Përfaqësuesit e tyre njihen për zbatimin e vijave më ekstreme të politikës serbe në Kosovë.
Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 15/03/2011. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.