Suedezi kanibal vrau dhe hëngri nënën e pesë fëmijëve

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3131
Kanibali 32 vjeçar suedez Isakin Jonsson ka qenë i dënuar për trajtim psikiatrik, pasi ai në nëntorin e fundit, pra në nëntorin e 2010-tës ka vrarë dhe ka ngrënë pjesë të trupit të dashurës së tij 40-të vjeçare e cila ishte nëna e pesë fëmijëve.

Vrasja brutale u krye në Skara të Suedisë qendrore në nëntorin e kaluar.

Zërat në kokë të 32-vjeçarit, Isakin Jonsson i thanë atij se ai duhet të pres kokën dhe ta haji të dashurin e saj.
Isakin Jonsson vrau të dashurën e tij Helle Christensen, 40-të vjeçare, duke e prerë me një thikë, një sharrë dhe një sëpatë.

Pastaj ai preu kokën e saj  dhe i hëngri pjesë të trupit të saj:
Ndër të tjera ai gatoi pjesët e kofshës e saj dhe parakrahët dhe pastaj ai hëngri pjesët e tjera të trupit të skuqura.

Isakin Jonsson u dënua me trajtim psikiatrik për vrasje të tmerrshme.

– Ai mendon se ajo që ndodhi është e trishtuar, por ai e ka të vështirë të ketë ndjeshmëri për familjen, “thotë avokati i suedezit kanibal, Salvatore Brandtler të gazetës suedeze Aftonbladet(Gazeta e Darkës).
Gjatë gjykimit prokurori u përpoq  të marrë  përgjigje prej kanibalit suedeze, për të shpjeguar pse ai ka vrarë dhe ngrënë të dashurën e tij. Por nuk ka pasur asnjë përgjigje në pyetjet e prokurorit.

– Aty është gjithashtu një gjë tjetër që unë pyes vehten në lidhje me këtë që kam bërë, por unë kam besim se mjekët do ta gjejnë shkakun e kësaj tragjedie. Sepse nuk kishte asnjë motiv, u përgjigj Isakin Jonsson.

Pas vrasjes brutale në nëntor të vitit të kaluar Isakin Jonsson telefonoi në numrin e telefonit 112 dhe i tha policisë për krimin që kishte bërë duke lënë të shokuar edhe vetë efektivët e policisë.

– Pyesja gjithmonë veten, se çfarë shije ka mishi i njeriut, tha kanibali suedez. Gjë qe shokoj policët që e morën në pyetje.
Kur u masakrua Helle  Kristensen ajo ishte nëna e pesë fëmijëve dhe bashkëjetonte me Isakin Jonsson që prej tetëmbëdhjetë muajsh.
Frandsen Line/B.T
Përgatiti: Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 10/03/2011. Filed under Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Suedezi kanibal vrau dhe hëngri nënën e pesë fëmijëve

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.