Komploti kundra demokracisë shqiptare

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5723
Po bëhen 21 vjet nga dita kur shqiptarët morën mundimin të “përmbysnin” regjimin hoxhian. Po bëhen 21 vjet që besojmë në demokraci duke e lakuar dhe transformuar në forma shkencore, popullore apo dhe shpirtërore kuptimin dhe dëshirën për demokraci. Kemi 21 vjet që shpresojmë se fjala demokraci do të vë në vend traumat e së kaluarës duke shpresuar në një ndërtim të së ardhmes. Kemi 21 vjet që aludojmë antikomunizmin, hakmarrjen, drejtësinë, shqiptarinë, europianizmin, pushtetin ekonomik dhe atë social. Kemi 21 vjet që bredhim rrugëve të botës duke dërguar para dhe shpresa për vendin tonë që një ditë do të na thërras siç thërret nëna fëmijët e saj dhe babai familjen e tij. U bë 21 vjet që flasim më në fund të lirë shprehemi edhe me britma, ulërima por në fund buzëqeshim duke thënë që një ditë do bëhet më mirë…por në sytë tanë shihet një rreze trishtimi sepse nuk jemi të sigurtë në atë që u themi fëmijëve tanë dhe në vetvehte mbledhim të gjitha forcat që ti besojmë surealizmit, ëndrrës platonike me nota rrënqethëse ku vetvehtja të duket një aktorë i dorës së dytë por që trajtohet sikur të ishte ai autori kryesorë i dramës. Një teatër shpirtërash kur regjizori luan me ndjenjën dhe energjinë e të vërtetës. U bë 21 vjet që memoria e shqiptarit harrohet në ekspozita, muzeume dhe fjalime sikur shouizmi është vetëm një fjalë e huaj për të shprehur modernizmin e tejmodës apo falsitetin e hipokrizisë së kohës që tashmë ska më vend në jetën e përditshme pasi ekonomia e tregut mori flamurin e kombit dhe duhet ta ndjekim të gjithë me vrapin e marathonomakut. – Një ushëtimë kukuvajke më zgjoj dhe pashë që isha në “trans” pse vallë, pyeta vehten mos jam i sëmurë? dhe prapë i dhashë pergjigje vehtes JO MUA S’MË MUNGON ASGJË – KAM NJË APARTAMENT TË BUKUR, NJË MERCEDEZ TË TIPIT TË FUNDIT QË MA KANË ZILI TË GJITHË ÇUNAT DHE TË GJITHA GOCAT ËNDËRROJNË TË BËJNË QOFTË DHE NJË XHIRO, KAM  IPHONIN E FUNDIT QË KUR MA SHOHIN NË KAFENE TË GJITHË MA KANË ZILI, NUK PUNOJË PASI TË PAGUAJNË PAK DHE UNË S’JAM BUDALLA TË BIE KAQ POSHTË KUR MUNDEM SHUMË MIRË TË NXJERR LEKUN NGA ÇDO “OFERTË QË BËN EKONOMIA E TREGUT” PLUS KAM TESËR PARTIE SI DJATHTAS ASHTU DHE MAJTAS – në një moment ndjejë se dikush po më vështronte dhe aty e kuptova që flisja më zë të lartë, mirëpo kur kthej sytë drejtë vështrimit shikimi im u ndesh në atë të një plaku të thinjur që më vështronte me keqardhje…

Vitet ’70, Shqipëria nuk ishte më pararojë sepse ajo po ndërtonte “ATEIZMIN” e njeriut të ri. U bëmë republika e parë në botë që shpallte vehten ateiste. Gjithë bota na kishte zili prandaj e kuptuam që duhet të mbroheshim nga kjo smirë që as fuqitë e mëdha nuk munden të arrijnë kështu që liderit tonë “ateist” përveç ushëheqjes që i bënin çdo ditë njeriut të ri duhet të mendonin dhe për të ardhmen e tij. Kështu që u mblodhën dhe në shumë diskutime brenda udhëheqjes dolën në një rezultatë të gjithë së bashku. Të krijojnë një udhëheqje nën hije fundja nuk ishte një shpikje e re pasi çdo vend që e kanë lakmi të tjerët krijon për raste sigurie nacionale dhe një qeveri paralele në hije në qoftë se sulmohet nga armiku papritur. Dhe kështu bën dhe udhëheqësit tanë gjithmonë në të mirë të njeriut të ri ai me vlera komuniste i kalitun me vrullin revolucionar që popullin tonë e ka karakterizuar në dekada. Filluan të mendojnë se kush do jenë këto persona që do të zëvendësojnë udhëheqësit tanë të ndritur. U dha detyrë shtëpie të gjithë pjestarëve udhëheqës që të gjenin pilarët e së nesërmes. Mirëpo ndër ta shquhej nxënësi dhe strategu më shëmbullorë dhe i sprovuar në këto detyra, shoku dhe pionieri i betuar i komunizmit Ramizi që vinte nga një qytetë me nje kulturë shekullore dhe traditë të konservuar me shekuj shqiptare dhe që kishte demostruar se ai e kishte “pastruar” më së miri këtë qytetë nga “papastërtit” e njeriu të vjetër duke krijuar njeriun e ri. Ramizi solli në sofrën udhëheqëse disa kandidatë udhëheqës të së nesërmes por ndër ta shquhej një studentë i mjeksisë që vinte nga një familje e varfër malësore por që kishte edukuar njeriun e ri djalin e tyre Sali, çobanin e mençur që ruante bagëtinë studionte e studionte se dëshira e tij e madhe ishte të bëhej një ditë një mjekë dhe ti vinte në ndihmë fshatit që skishte ndihmë mjeksore. Kurse kandidati tjetër që menjëherë mori aprovimin e udhëheqësve ishte shoku Fatos që ishte dhe fatosi i bindur i mësuesit të madhë. Mirëpo Saliu ishte tip solitarë(natyrë në vehte) dhe kjo gjë i pëlqente mësuesit të madhë, kështu që e futi në gjirin e familjes së vetë, i gjeti dhe një nuse të bukur Lirinë që ishte një tjetër pioniere shembullore e mësimeve të njeriut të ri. Kurse Fatosi ishte më i përkëdheluri dhe kishte më shumë miqë të ndryshëm si piktorë, gazetarë, profesorë dhe me secilin ndante gjëra të ndryshme si psh: me mikun e ngushtë Edvin piktorin, i pëlqente të fshiheshin në liqenin artificial dhe ne kodrat e saj me shoqe të shfrynin “lodhjen e madhe që kishin nga gjithë këto detyra udhëheqëse” dhe kështu për të vrarë kohën e lirë ata “pinin” dhe “pikturonin” femra nudo duke u argëtuar pa masë.

Vitet kalonin dhe pilarët tonë të dashur rriteshin mes argëtimit dhe stërvitjes për tu bërë udhëheqësit e ardhshëm të njeriut të ri.Viti ’89 shënoi ditën kur pilarët tanë i thërret udhëheqja duke i thënë se tani erdhi koha që ata të mirrnin stafetën e trashëgimit dhe të besimit e njeriut të ri gjithmonë duke pasur si këshilltarë udhëheqësit e vjetër dhe kështu ata ju “futën” punës duke dhënë shumë rezultate frytdhënëse saqë ja kaluan edhe mësuesve duke krijuar pseudodemokracinë që edhe sot po funksionon pasi njeriu i ri aludon në shpresën demokratike të së ardhmes. Pikërishtë sepse është i kalitur më së miri me durimin dhe besimin e udhëheqjes që e mbron nga alternativa, patriotizmi, shqiptaria dhe memoria të gjitha këto “viruse” të demokracisë popullore.

Kështu që i dashur njeri i ri duhet të punosh dhe të luftosh që kjo pseudodemokraci të vazhdojë dhe e tregove vehten edhe  me 21 Janarin 2011 ku dole dhe dhè jetën për pseudodemokracinë, pasi të kanë “udhëzuar” kaq mirë saqë për ty, udhëheqja e partisë demokratike dhe e asaj socialiste është “mënyra/rruga e vetme” demokratike.

Dhe keni të drejtë sepse alternativa e tretë siç mund të jetë një parti nacional demokratike apo “budalliqe” të tilla që shkruhen nëpër internet janë të panjohura për ju dhe si shqiptarë nuk mund të tradhëtoni mësuesit që me “dashuri” dhe pushkë në dorë ju kanë mbrojtur nga “virusi” i demokracisë që është pushteti i popullit.

Edmond Pjetri/Proletari.Com
06/03/2011

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 06/03/2011. Filed under Analizë,Mendimi shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Komploti kundra demokracisë shqiptare

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.