Ndërron jetë në spital këngëtarja Emmy(Elsina Hidersha)

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 6271
Vdes Emmy(Elsina Hidersha).Zemra e këngëtares Elsina Hidersha e njohur me emrin e artit “Emmy” është ndalur së rrahuri sot paradite në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
22 vjeçarja nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të rënda të marra në kokë nga një përplasje me makinë, në orët e vona të së shtunës në të dalë të një pubi në afërsi të zones se “Varrit të Bamit”, në Tiranë.
E reja u dërgua në koma dhe mjekët deklaruan se ka pësuar lëndime në tru dhe vetëm një mrekulli mund ta shpëtonte.
Policia ka arrestuar si autor biznesmenin kosovar Aziz Kelmendi, 44 vjec, pasi akuzohet se është autor i plagosjes së qëllimshme të këngëtares së re.

Sipas mediave nga të dhënat që shoqërojnë ngjarjen e rëndë saktësohet se mes kosovarit, dhe të resë shqiptare kishte ekzistuar dikur edhe një lidhje intime. Ndërkohë që të shtunën mësohet se ka pasur një sherr mes tyre, brenda pubit.

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se 44 vjeçari nga Peja, baba i pesë fëmijëve nga dy martesa të ndryshme, ishte biznesmen i fuqishëm në lëmin e restoranteve dhe pub-eve në Prishtinë e në disa qytete të tjera të Kosovës,

Elsina Idershai 22- vjeçarja me origjinë nga Skrapari ndryshe Emmy, është bërë e njohur katër vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë. Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë: “Let it play”, “Pse të dua ty”, “Rastësisht u pa¬më”, “A ma jep”, etj.

Me të mësuar lajmin familjarët Elsinës që ndodhen në Greqi ishin nisur urgjentisht drejt Tiranës, ndërsa në dyert e spitalit gjatë ditës së djeshme janë parë disa këngëtare të njohura të skenës si: Ingrit Gjoni, Rezarta Shkurta, Ronela Hajati, shkruan Gazeta Shqiptare.

Këngëtarja nga fshati Rehovicë e Skraparit, me banim në Sauk të Tiranës, mori plagë të rënda nga aksidenti dhe deri dje në mbrëmje vonë ndodhej në gjendje të rëndë dhe ishte në rrezik për jetën. Ndërkaq në lidhje me ngjarjen, policia arrestoi si të dyshuar për ngjarjen Haziz Kelmendin, 47 vjeç nga Mitrovica, biznesmen dhe tregtar i njohur në fushën e hotelerisë në Kosovë.

Sipas policisë, Kelmendi dyshohet se në gjendje të dehur, përplasi me veturën tij “Volkswagen” Touareg me targa të Kosovës 612 KS 188, ish të dashurën e tij Hidersha, pasi kjo tentonte ta ndalonte, Kelmendin i cili po largohej nga lokali ku ajo këndonte, me një vajzë tjetër ndërsa kishte braktisur këngëtaren. Incidenti ndodhi të shtunën duke u gdhirë dita e djeshme në rrugën “Sadik Petrela”, menjëherë sapo Kelmendi kishte shkuar me një vajzë në lokalin e njohur, ku ish- e dashura e tij ishte këngëtare e lokalit dhe këndonte aty live për gjatë fundjavave.

Madje në rrjetin social facebook, këngëtarja Emmy, ka edhe një profil për fansat e saj, ndërsa në të ka jo pak foto të nxehta dhe provokuese. Në lokalin ku Elsina Hidersha nga Skrapari, do të këndonte mbrëmjen e të shtunës, mbërriti edhe ish- i dashuri i Hidershës, biznesmeni kosovar nga Mitrovica Haziz Kelmendi. Ai shoqërohej nga një vajzë tjetër shumë e hijshme, e re me të cilën sipas burimeve të policisë ai tashmë kishte filluar një marrëdhënie të re, pas ndarjes me Emmy-n. Për orë të tëra sipas burimeve të policisë besohet se 47-vjeçari Kelmendi, ka konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli.

Afër mëngjesit rreth orës 4:00, Kelmendi bashkë me të dashurën e tij të re, lanë lokalin dhe dolën që andej për t’u larguar me veturën e biznesmenit, një “Volkswagen” Touareg me targa të Kosovës 612 KS 188. Në këtë kohë edhe këngëtarja Emmy, jashtë lokalit. Në tentativë për të ndaluar ish- të dashurin e saj, biznesmenin kosovar që të largohej me vajzën tjetër të re me të cilën ishe lidhur, Hidershaj është kapur në një pjesë të xhamit të të fuoristradës. Në këtë kohë, Kelmendi ka shtyrë me gaz veturën e tij përpara dhe më pas ka ecur mbrapsht në tentativë për t’iu shmangur vajzës “VIP”, me të cilën ai kishe pasur lidhje.

Në këtë kohë, Emmy, humbi ekuilibrin duke rrëshqitur dhe duke u përplasur nga vetura e ish-të dashurit të saj. Nga kjo përplasje Elsina Hidershaj, (Emmy), mori plagë të rënda dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, për kurim, por gjendja e saj mësohet se vazhdon të jetë e rëndë. Policia menjëherë pas ngjarjes shoqëroi dhe ndaloi biznesmenin kosovar Haziz Kelmendi me akuzën e vrasjes me veturë. Ndërkaq policia pritet të sqarojë edhe detaje dhe rrethana të tjera të ngjarjes, për të klasifikuar ngjarjen si vrasje aksidentale, apo si vrasje të qëllimshme.
KohaERe

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/02/2011. Filed under Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.