Shqiptarët e rumunët, luftë 2-vjeçare për kontrollin e drogës dhe femrave

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 6612
Historiku i dy bandave rivale që drejtohen nga Nol Shehut dhe Viorel Miriani
TORINO- Dy vitet e fundit gangsterët e qytetit verior italian u mbiquajtën “djemtë e Oarzës”, ku rumuni lufton me shqiptarin për të zotëruar territorin e pazareve të pista të drogës dhe femrave. Gazeta “Metropol” boton përshkrime nga media italiane. Njëri prej këtyre rivalëve është 36-vjeçari rumun Viorel Marian, një gjimnast me histori fame në botën e sportit në Ballkan, por që tani ndodhet në burg për tentativë vrasjeje. Ai qëlloi në prill të 2009-ës, kundër shqiptarit Nol Shehu dhe famëkeqit Dumitru Pirvan, rivali i tij në Rumani në të kaluarën që ka stampuar në kokë emrin e shefit. E kështu ata janë vetëquajtur “djemtë e Oarzës”. Mariano kërkoi strehim në Rumani dhe në Itali e më pas në Torino nga burgu, do të vazhdojë të monitorojë organizatën mafioze që është në konflikt me klanet shqiptare. Në veçanti e ka konkurrencën me Shehun që është i fuqishëm, me rrënjë në Piemonte për dekada të tëra. Episodet e fundit të kësaj lufte kanë shkaktuar dhjetëra të vdekur e të plagosur, duke përfshirë edhe sulmet, të shtënat dhe rrahjet. Në lagjen San Paolo, pak ditë më parë, tre shqiptarë, ndoshta rastësisht apo për të provokuar rivalët, u përpoqën për hyrë në një klub privat të kontrolluar nga rumunët, ku më pas u rrahën dhe pati gjakderdhje në trotuarin e rrugës “Monginevro”. Dy ditë më vonë, katër persona të maskuar (filmuar nga kamerat e sigurisë), janë përpjekur për t’i vënë zjarrin ndërtesave. Është e lehtë për të parashikuar se çështja nuk ka mbaruar këtu, por do të ketë episode të tjera të dhunës.

Luftë për pushtet

Nëse nigerianët kontrollojnë tregtinë e drogës, tani në nivelin industrial, plotësisht të pavarur nga organizatat kriminale italiane, rumunët kanë nisur të përkushtohen në shfrytëzimin e grave, eksportin e të gjitha llojeve të mallrave të vjedhura dhe kontrollin e lokaleve, jo vetëm atyre etnike. “Djemtë e Oarzës”, me fizik të bollshëm, kokat të rruara, xhaketa lëkure, çizme të zeza dhe xhinse blu tani po e derdhin përkushtimin e tyre për sigurinë e dhjetëra lokaleve në Torinos. Shqiptarët e kanë përqendruar vëmendjen mbi kontrollin e zonave të prostitucionit dhe të trafikimit të heroinës, të importuar direkt nga fushat e prodhimit në Afganistan dhe Pakistan, dërguar përmes kamionëve në Itali nëpërmjet Turqisë. Këto dy banda, për t’i dhënë kuptim punë së forcave të policisë evropiane, janë në favor të konfiskimit rekord të pasurive dhe disa arrestimeve në një goditje të vetme. Kjo cilësohet prej tyre si një mënyrë për të pastruar organizatën kriminale nga individë të panevojshëm e të pabesueshëm, ose nga dikush që përpiqet të ndahet nga grupi. “Këto janë vetëm tym në sy. Në fakt ngarkesat e drogës ata janë të pandalshme dhe të frikshme. Paqëndrueshmëria e vazhdueshme politike në Lindjen e Mesme ndihmon në forcimin e organizatave kriminale, të cilat tani janë të lira nga çdo kontroll, qoftë edhe formale”,- u shpreh një hetues. Shqiptarët duan të vazhdojnë të monitorojnë rrjetin e lokaleve publike dhe dhomat e lojërave elektronike, pasi në fillim fitojnë besimin e menaxherëve, duke përfshirë edhe italianët. E kështu rumunët nuk duan që rrjeti shqiptar të zgjerohet shumë, madje edhe në fushat e transportit ndërkombëtar apo shfrytëzimit të femrave për prostituta, sektorë të cilët i kishin monopolin absolut. Ndaj s’kanë munguar ngjarjet e përgjakshme. Një tutor shqiptar vrau në rrugën “Lima” një nga udhëheqësit e import-eksportit të prostitucionit, ndoshta pa vetëdije. Aty nisën gjurmët e gjakut dhe hakmarrjes, teksa nuk ka shenja të përfundimit të kësaj lufte. Më 18 janar 2010, një grup shqiptarësh qëlloi me pistoletë disa rumunë që sapo kishin dalë nga palestra. Mbeti i vdekur Petrica Catalin Scutariu, 34 vjeç, i cili ishte goditur me thikë një muaj para se ta pësonte. Tani lufta e nëndheshme vazhdon. Thuhet se rumunët e kanë ndëshkuar ashpër një nga bosët shqiptarë, duke i torturuar një femër, të cilët e kapën në një klub dhe e bindën, duke e mashtruar. Një nga djemtë e grupit të Shehut tregon lodhje rindërtimin e harkut të vetullave nga kirurge plastike, pasi kishte marrë goditje në rrugë nga rumunët. pasi kishte marrë goditje në rrugë nga rumunët. Para historia vazhdon dhe “djemtë e Oarzës” premtojnë se do marrin hak.
Mariglen Mullai/Metropol

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 25/02/2011. Filed under Mafia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Shqiptarët e rumunët, luftë 2-vjeçare për kontrollin e drogës dhe femrave

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.