Luftëtarët e UÇK-së nuk e njohin Pacollin për president

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3042
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me Shoqatën e Familjes së Dëshmorëve dhe atë të Invalidëve të Luftës, nuk do ta njohin Behgjet Pacollin për president të Kosovës dhe as nuk do ta takojnë, deri sa ai t’u përgjigjet pyetjeve rreth deklaratave të tij dhënë medieve të huaja.

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bashkëpunim me shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe shoqatën e Invalidëve të Luftës të UCK-së, pasi është njoftuar se Pacolli do të jetë kandidat zyrtar për president të Republikës së Kosovës, i janë drejtuar Kuvendit të Kosovës, deputetëve dhe vet Pacollit që para se ai të zgjidhet president në seancën e Kuvendit të Kosovës të jep sqarime për deklaratat e tij dhënë medieve ndërkombëtare.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Xhemaili në një intervistë për Kosovapress ka thënë se deklaratat e Pacollit kanë qenë të papranueshme dhe antikombëtare.

Xhemaili: Ato deklarata kanë qenë të papranueshme
(Video)
“Për ne ato deklarata kanë qenë të papranueshme dhe kanë qenë antikombëtare dhe jo dinjitoze, për një njeri i cili pretendon të jetë përfaqësues i popullit të Kosovës. Do të thotë një njeri, i cili do të jetë përfaqësues i popullit të Kosovës, i cili është unifikues për të gjithë popullin e Kosovës, e jo një njeri i cili me deklaratat e tij është shumë kontravers dhe shumë i papërgjegjshëm”, tha Xhemaili.

Ai pohon se qëndrimi ynë është përsëri i njëjtë dhe se ky qëndrim do të vijë duke u forcuar edhe më tepër, për arsye se ai po injoron kërkesat e veteranëve, invalidëve dhe familjes së dëshmorëve dhe nuk po u përgjigjet në pyetjet, të cilat i kanë parashtruar një javë më parë, atëherë ai për ne është i papranueshëm dhe do të jetë i papranueshëm si president i Republikës së Kosovës”,

Xhemaili ka paralajmëruar se shoqatat e UÇK-së do të mblidhen dhe do të bisedojnë mënyrën se si do ta kundërshtojnë Pacollin për president.

Xhemaili: Do të diskutojmë mënyrën e veprimit për të kundërshtuar Pacollin
(Video)
“Si organizatë në ditët në vazhdim do të mblidhemi më Këshillin Drejtues dhe organet udhëheqëse të OVL-së, por edhe me dy shoqatat e tjera dhe do të diskutojmë mënyrën e veprimit dhe rrethanave, se si do të veprohet më tutje për të kundërshtuar Behgjet Pacollin si president të Kosovës”, tha Xhemaili.

Ai tregon se miq të Behgjet Pacollit kanë kërkuar vazhdimisht nga ta që të takohen me Pacollin që nga momenti kur këta kanë kërkuar sqarim rreth deklarimeve të tij.

Xhemaili: Janë ftesa të cilat bëhen përmes telefonave
(Video)
“Janë ftesa të cilat bëhen përmes telefonave, thirrje për t’u takuar me Pacollin ose privatisht ose zyrtarisht, këtë e kemi pas që nga momenti kur ne kemi dal me qëndrimin tonë dhe ne kemi kërkuar që ai të bëj sqarime për deklaratat e dhëna”, ka thënë Xhemaili dhe ka shtuar se nuk do ta njohin Pacollin dhe as nuk do të takohen me te.

Xhemaili: Nuk do ta njohim dhe nuk do të takohemi me Pacollin
(Video)
“Pasi të jep përgjigje në pyetjet e tona të cilat ne i kemi parashtruar, ne nuk do ta njohim dhe nuk do të takohemi me Behgjet Pacollin”, ka thënë Xhemaili.
Intervistoi: Vjollca Dana/KosovaPress

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 25/02/2011. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Luftëtarët e UÇK-së nuk e njohin Pacollin për president

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.