Kosova në rrezik: Parlamenti i Kosovës diktaturë antikushtetuese dhe antidemokratike

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2990
Presidenti i sapozgjedhur Behgjet Pacolli e merr me “dhunë” postin e presidentit të Kosovës së pavarur.

Klasa politike e Kosovës drejtohet nga diktatura “demokratike” e thaçistëve dhe e agjentit rus Behgjet Pacolli. Kosova plagoset rëndë në zhvillimet e saj politike. Ajo që shikuam dhe na dëgjuan veshët ishte një absurditet i tipit shqiptaro-sllavë. Në parlamentin e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme ku në votimet e këtyre zgjedhjeve u vodhë vota e qytetarit kosovarë haptazi nuk mund të pritej që në këtë parlament të fitonte demokracia dhe e drejta.
Por ajo që ndodhi dje ishte një gjëmë antishqiptare dhe antiKosovë tipike sllave ku antikushtetucioni parlamentar i drejtuar nga Jakup Krasniqi dhe banda thaçiane shndërruan parlamentin shqiptarë të Kosovës në një parlament antishqiptarë etnikisht të huaj ku esponentët e tij janë në shumicë jo shqiptare në një të sapo formuar Kosovë të brishtë ku popullsia shqiptare e lau me gjakë këtë pavarësi nga armiqtë shekullorë sllavë.

Sot  Kosovën e pavarur e qeverisin:

President të Kosovës kemi një filo agjent rusë Behgjet Pacolli(nën hetime nga prokurori të ndryshme për korrupsion) dhe gruaja e parë e Kosovës shqiptare nënshtetësja ruse Maria Pacolli.

Kryeministër shqiptarë Hashim Thaçi (nën hetime për krime lufte nga komisioni i Këshillit të Europës) me 5 zëvendësa të tij ku ndërta dhe serbi Slobodan Petroviç (kryetari i partisë liberale serbe PLS).

Ndërkaq, ministrat e Qeverisë së re janë:

Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme;

Vlora Çitaku, ministre e Integrimeve;

Ramë Buja, ministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë;

Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë;

Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme;

Sasha Rashiq, ministër i Kthimit dhe Komuniteteve;

Dardan Gashi, ministër i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor;

Memli Krasniqi, ministër për Kulturë, Rini dhe Sport;

Fehmi Mujota, ministër për Infrastrukturë;

Radojica Tomiq, ministre e Pushtetit Lokal;

Mahir Yagcilar, ministër i Administratës Publike;

Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë;

Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik;

Bedri Hamza, ministër i Financave;

Ferid Agani, ministër i Shëndetësisë;

Agim Çeku, ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës;

Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale;

Blerand Stavileci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Në koalicionin qeverisës me PDK(partinë demokratike të Kosovës) – AKR(aleanca Kosova e Re) – PLS(partia liberale serbe) dhe partitë e minorancave jo shqiptare.

Kosova ndodhet në rrezik nga një Enver Hoxha i tipit modern siç është diktatori Hashim Thaçi që për interesa vetjake ta shes Kosovën sllavëve siç bëri “babai i tij” në Shqipëri Enver Hoxha. Kosovë hapi sytë dhe merr shembull nga vuajtjet e shqiptarëve të Shqipërisë që u drejtua nga diktatorë komunistë dhe sot nga diktatorë pseudo demokratë. Mos i lejoni antishqiptarëve thjesht se ju ofrojnë një vend pune që të shkatërrojnë Kosovën e brishtë, mbrojeni atë nga antishqiptaria dhe kthejani dinjitetin patriotizmit shqiptarë që dje ne parlamentin e Kosovës u përdhos. Patriotët shqiptarë anembanë botës janë shumë të indenjuar nga antishqiptaria që po udhëheq Kosovën sot. Shqiptaria duhet të triunfojë dhe të fitojë vetëvendosjen si një e drejtë e autoktonisë së trojeve prehistorike shqiptare. Ne jemi me ju në këto momente të rënda politikë që e futën antishqiptarët Kosovën.

Copyright Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 23/02/2011. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Kosova në rrezik: Parlamenti i Kosovës diktaturë antikushtetuese dhe antidemokratike

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.