Thaçi-Pacolli, nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2036
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Aleancës Kosova e Re Behxhet Pacolli, kanë firmosur marrëveshjen për koalicionin qeverisës, PDK-AKR
Në një konferencë të përbashkët për media Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli, nuk janë dukur shumë të relaksuar. Ata kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje. Hashim Thaçi, tha se marrëveshja e tyre vjen pas certifikimit të rezultateve nga KQZ dhe njohjës së tyre nga partitë politike.

“Pas mandatimit nga kryetari i Kosovës – kryetarin e PDK-së për krijim të qeverisë, po e nënshkrujmë marrëveshjen e partneriteit, koalicioonit për ndërtimin e instuitucioneve”, tha Thaçi.

Ai ka thënë se ky koalicion është për Kosovën e re për zhvillimin e Kosovës, për krijim të vendeve të reja të punës, kosovën evriopiane për kosovën me liberalizim të vizave për Kosovën në NATO, për mirëqenje sociale etj.

“Do të punojmë bashkë, Pacolli si president i Kosovës e unë si kreyeministër, pra do të jemi bashkë për interesin e qytetarëve”, tha Thaçi.

Ai tha se tashmë janë duke e harmonizuar [programin qeverisës. Behgjet Pacolli tha se bashkë me PDK-në, kanë forcën, energjinë, diturinë dhe vullnetin për të vepruar.

“Bashkë me PDK dhe ekspertet nga koalicioni për Kosovë të Re, do të punojmë për interesat e qytetarëve të Kosovës dhe të shtetit të Kosovës. Na priftë e mbara z. Kryeministër në këtë punë”, tha Pacolli.

Ai e ka siguruar Thaçn se nga tash, ai e ka bashkëpunimin e tijk të sinqertë për punë për Kosovën.

“Të punojmë vetëm e vetëm për interesat e qytetaerëve të Kosoëvs për ta bërë vendin një shtet të civilizuar që ta ndiejnë vetën të sigurtë të jetëojë, të veprojë e lëvizin”, tha pacolli, që në një moment e ndjeu vetën shef të Thaçit duke i thënë se “z. Kryeministër tashmë keni mbështetjen time”.

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 21/02/2011. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Thaçi-Pacolli, nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.