Robert de Niro deklaron: Jam shqiptarë!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1782
Kemi dëgjuar për mjaft personazhe të famshëm për të cilët spekulohet se kanë në venat e tyre gjak shqiptar (si psh., për aktoren hollivudiane Sandra Bullock, lajm ende i pakonfirmuar nga ajo vetë), por që kjo të ndodhte për të famshmin Robert de Niro, nuk na kishte shkuar mendja. Në fakt, pikërisht në natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij origjinën e përzier që ka. Ndërsa bukuroshja Elisabetta Canalis me zor arrinte t’i përkthente pyetjet e moderatorit Gianni Morandi, Niro tha se prejardhja e tij është nga Siçilia, Italia dhe Shqipëria. Po po, nga Shqipëria! Kaq ka mjaftuar që në të gjitha faqet shqiptare on line dhe sidomos facebook, ky të ishte lajmi i ditës. Siç u komentua, përveç faktit që Robert de Niro na nderon me këtë që sapo ka rrëfyer, intervista që iu realizua atij në Itali, si një nga aktorët më të famshëm të Hollywood-it, me një karrierë që çdo aktor do ta kishte zili; linte mjaft për të dëshiruar, dhe kjo jo për faj të tij, po për cilësisë së dobët të pyetjeve dhe mandej për përkthimin akoma më të dobët nga italishtja në anglisht të Elisabetta Canalis, e cila jeton në SHBA. Robert de Niro u paraqit fillimisht në Sanremo me divën e kinematografisë italiane, Monica Belluci, e cila si gjithmonë, shkëlqente. Të dy kanë luajtur së bashku në një film që do të shfaqet së shpejti. Sa i takon origjinës shqiptare të Robert de Niros, ne do të përpiqemi të zbulojmë në vijim diçka më shumë nga rrënjët e tij.
Gazeta Standard

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 21/02/2011. Filed under Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.