Leskovik, u korrigjohet 72 personave kombësia, rikthehen shqiptarë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2087
Janë rikthyer në kombësinë shqiptare 72 qytetarë në qytetin e Leskovikut, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Personat në fjalë kishin marrë kombësinë greke në vitin 2008, por pas vërejtjes së parregullsive, Gjykata e Faktit në Korçë kishte vendosur një vit më parë për korrigjimin e nënshtetësisë dhe kishte dënuar Filip Koçillarin, përgjegjësi i Zyrës së Gjendjes Civile në Bashkinë e Leskovikut, i cili bënte ndryshimin e kombësisë në zyrat e gjendjes civile kundrejt pagesës.

Apeli ka lënë të pandryshuar vendimin e Gjykatës së Faktit Korçë, duke bërë të mundur korrigjimin e regjistrave të gjendjes civile.
Shekulli

Lajm i mirë: U hiqet Kombësia greke, ishte fallso.

KORÇË – Zyra e Gjëndjes Civile në Bashkinë e Leskovikut ka rikthyer kombësinë “Shqiptare” për shtetas shqiptarë të cilët tre vjet më parë, në 2008, kishin marrë kombësi greke.

NEWS24 informon se specialistët kanë korrigjuar regjistrat e gjendjes civile. Korigjimi është bërë në bazë të një vendimi të gjykatës së shkallës së parë të Korcës, i cili shpall fajtor përgjegjësin e Zyrës së Gjendjes Civile në Bashkinë e Leskovikut, Filip Koçillari për falsifikimit të akteve të gjendjes civile dhe urdhëron korigjimin e akteve në regjistrat e gjëndjes civile.
Filip Koçillari i cili akuzohet se kishte realizuar ndryshimet e kombësisë në shkelje të ligjit, kundrejt përfitimeve financiare, u dënua me 5 vjet burg dhe 3 milionë lekë gjobë. Vendimi u la në fuqi dhe nga gjykata e Apelit.
News24

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 19/02/2011. Filed under Ligji. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.