DR-ja: VMRO-BDI tenton të zhbëjë gjuhën shqipe

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3003
Shkup – Partia Demokracia e Re nëpërmjet një komunikate për shtyp ka shprehur indinjimin e saj, kundër censurimit te të gjitha mediumet me program në gjuhën shqipe, të përkthejnë në gjuhën maqedonase, ku fajtorë kryesorë për këtë quan kualicionin VMRO-BDI.

“Qeverisë aktuale VMRO-BDI dita-ditës po i trashet zullumi. Risia e kësaj Qeverie është përpilimi i një ligji i cili cenzuron mediumet dhe detyron të gjitha mediumet me program në gjuhën shqipe programin e tyre të lajmeve, emisoneve zbavitëse, bile edhe filmave vizatimorë ta përkthejnë në gjuhën maqedonase. Ng ajo që kemi parë në verzionin e ligjit për mediume, del se kësaj Qeverie nuk i mjafton vetëm ndërhyrja në politikën redaktuese të tyre, po tani mundohet që tërësisht të largojë gjuhën shqipe nga ekranet televizive’ thuhet në reagim.

DR-ja vazhdon më tutje duke thënë se po vazhdon aprovimi i politikave antishqiptare.

“Ne i pyesim publikisht funksionarët e BDI-së, deri ku është limiti i nënçmimit dhe ofendimet të shqiptarëve? A jeni të vetëdijshëm se me aprovimin e politikave antishqiptare të VMRO-DPMNE-së, edhe ju jeni bashkëfajtorë në këto padrejtësi që po iu bëhen shqiptarëve”? theksohet në reagim.

Demokracia e Re shprehet se politikat e gabuara qeveritare dëmtojnë rëndë raportet ndëretnike në vend, rrisin urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare dhe izolojnë Maqedoninë.

“Demokracia e Re në kontinuitet po alarmon se kjo Qeveri është duke luajtur me durimin e shqiptarëve, e i tillë është edhe provokimi i fundit me kishën në Kalanë e Shkupit. Gjithashtu, kemi tërhequr vërejtjen dhe përsërisim se politikat e gabuara qeveritare dëmtojnë rëndë raportet ndëretnike në vend, rrisin urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare dhe izolojnë Maqedoninë” reagon DR-ja

“Për fund, i apelojmë Qeverisë urgjentisht të tërheq këtë ligj nga procedura e mëtutjeshme. Në të kundërtën, Demokracia e Re do të kërkojë në përputhje me amandamentit V të Kushtetutës, të gjitha mediumet në gjuhën maqedonase, si ato private edhe ai i servisit shtetëror programin e tyre ta përkthejnë në gjuhën shqipe” ka përfunduar reagimi i DR-së.
I.M/Zhurnal

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 09/02/2011. Filed under Maqedoni. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to DR-ja: VMRO-BDI tenton të zhbëjë gjuhën shqipe

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.