Sa e larget ishte bota e te drejtave te njeriut per ne…

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3889
Duke lexuar “Grabjani rreze kodrave” e para gje qe me terhoqi vemendjen te shkruaj keto rradhe ishte shkelja flagrante e te drejtave te njeriut. Ne cdo faqe te librit doktrina e te drejtave te njeriut humb konceptin e saj, ajo behet nonekzistente. E krijuar te mbroje cdo individ pavaresisht nga bintjet politike, dhe diferencat e tjera, ne kete ditar, autori, Leke Tasi, tregon me fakte, emra, data e ngjarje sesi shkelet me kembe dinjiteti njerezor, sesi merret liria dhe poshterohet njeriu, vetem e vetem sepse mendon ndryshe nga ata qe kane uzurpuar pushtetin, komunistet.

Deklarata universale e te drejtave te njeriut u adaptua nga Asambleja e pergjithshme me 10 dhjetor 1948, ndersa komunizmi kishte tre vjet qe i kishte ngulur kthetrat  Shqiperise. Qellimi kryesor i dekarates ishte te nxiste respektimin e te drejtave e lirive te secilit, nje garanci universale qe do te ndihmonte ne monitorimin e pranimit dhe zbatimit te ketyre te drejtave e lirive. Ky dokument u kthye ne kushtin themelore, ku morali perballej me ligjin dhe cdo shkelje e te drejtave te njeriut nuk mund te pranohej me, sepse “te gjithe njerezit lindin te lire e te barabarte me dinjitet dhe te drejta”, por jo ne Shqiperi dhe aq me keq ne Grabjan.

E drejta e levizjes se lire dhe banimit, e dreja e edukimit dhe punesimit, e drejta e prones, liria e mendimit dhe besimit – jane te drejta integrale te cdo njeriu. Te shkelesh apo neglizhosh keto te drejta e liri shkont kundra natyres se vertete te humanizmit njerezor dhe keshtu detyrimisht drejtohesh drejt barbarizmit, i cili mbush me indinjate ndergjegjen njerezore. Ne kete veper, Garabjani rreze kodrave, qe do te jete reference per studjuesit ne bote, kur te analizojne vendet e internimit dhe menyren e organizimit te jetes ne to, paraqitet si ne drite te diellit barbarizmi komunist. Aktet barbara te kryera aty nuk do te mund te krahasasoheshin as me shoqerite me te egra njerezore te dokumentuar deri me sot.

Lufta e dyte boterore me te gjithe tmerrin e saj e detyroi Asamblene e pergjithshme te mbroje popujt nga perseritja e nje terrori si ai Nazist. Me deklaraten, nje nga me te rendesishmet e adaptuara pas luftes se dyte boterore, u krijua garancia morale per boten, ku te drejtat universale te njeriut nuk do te mund te harroheshin apo shkileshin me. Sa i vertete ishte ky fakt dhe si e perjetoje Shqiperia jone kete realitet jepet qarte, si ne asnje veper tjeter te shkruar deri me sot, tek “Grabjani rreze kodrave”. Nje liber kujtimesh i cili i ben thirrje qe te vertetat te mos harrohen, qe historia te mos deformohet, por te kuptohet e te shpjegohet, eshte nje kontribut ne luften e nje populli per demokraci. Eshte nje kriter politik i rendesishem, qendrimi i gjithsejcilit ndaj kujtimit te se kaluares. Ne kete kuptim, kujtimet e Z. Leke Tasi jane nje homazh per viktimat e komunizmit. Eshte e pikellueshme t’ju kujtosh shqiptareve se nje pjese shqiptaresh qene viktima te nje pjese tjeter shqiptaresh, dhe keto ishin komunistet dhe veglat e tyre qe shkaktuan kete tragjedi per 50 vjet.
Dr. Grigor Nosi/Gazeta Dielli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 05/02/2011. Filed under Diktatura komuniste. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.