Si të bësh propogandë edhe me të vdekurit …….!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2385
BENSONHURTS  – BROOKLYN NY : “E premtja, 21 janari, ishte një ditë e trishtueshme për gjithë shqiptarët, veçanërisht për shkak të humbjes së jetës së tre personave gjatë dhunës politike. Në një situatë të tillë nuk ka fitues.

Ka vetëm humbës mes udhëheqësve politikë, humbet populli dhe imazhi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, aty ku ajo synon të anëtarësohet. Vazhdimi i përpjekjeve për të kthyer këtë gjendje humbjeje në një gjendje fitoreje, rrezikon të sjellë dhunë të mëtejshme. Shtetet e Bashkuara, si një mik i mirë i Shqipërisë, ndajnë thellësisht shqetësimet që ekzistojnë sot për dhunë dhe për përsëritjen e dhunës.” tha zoti Kantrimen duke folur në emër të SHBA.

Po qe se do të dëgjoheshin fjalët etij dhe miqëve të vërtet ndërkombëtarë, ky manifestim i përmotëshëm nuk duhej zhvilluar. Ka shumë arsyeje , prej asaj që është në traditën tonë si shqiptarë, ku të shtatat, të 40,tat, gjashtë muajt apo viti, zhvillohen në shtëpinë e mortës, ose kryehet një procesion fetar në Kishë apo Xhami, ashtu siç ndodhi në SHBA, me 11 shtatorin, në Spanjë dhe në Britaninë e Madhe. Ku pati  vetëm disa manifestime madhështore, kundra terrorismit dhe jo në kujtim të viktimave megjithse ishim shumë më të mëdha në numër se në Shqipëri. Por sidoqoftë atë që u vranë janë njerëz mbi të gjitha dhe jeta e njeriut është shumë më e vlefshme se gjithçka tjetër në këtë botë.

Mirpo makina propogandistike, e cila e organizojë këtë manifestim të përmotëshëm, sot, na solli ndërmend një trishtim të thellë, për audicionin brenda dhe jashtë vendit. Pamë edhe një herë atë shfaqje mortore shoqëruar me muzikë funebre, që kemi parë edhe në 18 prill 1985, shatë ditë mbasi vdiq diktatori Enver Hoxha. Ishte, po në të njëjtin vend – pikënisja, Bulevardin Dëshmorët e Kombit, po me të njëjtin organizim, njërëzit vullnetarët me shirita në krahë(atëhere shirata të kuq),  po me të njëjtat “imazhe” propogandistike, duke treguar njerëz, siç e pamë edhe duke qarë dhe “përplasur” duart para protreteve të, 3 të ndjerëve, Dhe, pamë kortezhin që në krye i qëndronte”Ramiz Alia”, Edvin Kristaq Rama, i kapur prej krahësh nga Skëndër Gjinushin, Gramoz Ruçin, Valentina Leskajn, Pëllumb Xhufin, Prenç Zogaj, edhe të tjerë që i kemi parë edhe në atë funeral para 26 vjetëve.

Ishin pothuajse ata në krye si para 26 vjetëve

20 vjetë demokraci dhe 100 vjetë shtetë, në mes të qyterimit, të vjen keq dhe të dhimbset të shohësh ceremoni të tilla, të përmotëshme. Propogandistike, njësojë si në kohën e Enverit. Të shohësh gazetarë e televizoneve si Vizion Plus, Top Chanell dhe 24 Orënews, që transmetojnë drejtpërsëdrejti një manifestim të tillë të përmotëshëm si të Enverit. Madje më e keqja dhe e trishtueshme, kur  pamë disa anlistë dhe gazetarë, që përdorën të njëjtat fajlë si në varrimin e Enverit.

Shifni pra ku duan t’a katandisin sot Shqipërinë, vendin e NATO-s, sot ish komunistët dhe nostalgjikët, që kanë mbetur sot dhe u ka mbetur ora në kohën e Enverit.

Risillini edhe një herë në kujtesë varrimin e Enver Hoxhës : Ja se çfarë thoshte Dhimitër Gjoka atëhere gazetar i RTSH, sot i televizionit Top Chanell: ” Më pas çdo gjë është publike. Cerimonia në Kuvendin Popullor, ku vargu i gjatë i njerëzve s’u shkëput për disa ditë. Është lamtumira që po jep populli në heshtje  duke qarë, mbi arkivolin e vendosur mbi shtratin e topit, të mbuluar me flamurin kombëtar, karafila të kuq. Ceremonia, tha ai nisi nga godina e Kuvendit Popullor dhe lumi i njerzëve vazhdonte në sheshin “Skënderbej” dhe pastaj deri tek varrimi në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”, shoqëruar nga muzika funebre.

“Kortezhi i përmotshëm, thoshte Gjoka, niset drejt varrezave të Kombit, dhimbja është e rëndë e jashtëzakonëshme! Mijëra pioner shpërthejnë menjëherë me thirrjet e partisë; “Parti Enver jemi gato kurdoherë!” Koartezhi po kalon tha Gjoka, në këtë rrugë kur ai në nëntorin e 44-ës, hyri si fitimtarë në krye të partizanëve, sot, ai përcillet me një pikëllim të thellë nga populli i kryeqytetit dhe nga i gjithë Shqipërisë.

Kanë ardhur ata me autobusë nga Korca, Gjirokastra, Tropoja, Dibra, Vlora , Fieri, Shkodra Saranda dhe e gjithë Shqipëria, nga dashuria dhe dhimbja. E ku ju vjenë ndërmend se komandati legjendarë do të mbahej mbi supet e shokëve, e si mund të mbahej kjo “peshë e rëndë e kësaj humbje të pazvëndësuseshme. Si mund t’i themi tani lamtumirë – si mund ta shkëputimin trupin tëndë nga trupi i lirisë  o Enver! ty që të nxorri nga gjiri i pavdekësisë.!’

Ndërsa sot, tek Top Chanell, Vizon Plus dhe 24 Orë News, tekstulaisht, thuhej nga gazetarët dhe analistët që po e përcillin drejtëpërsëdrejti këtë manifestim të përmotëshëm. Krerët e opozitës shqiptare në krye të kortezhit, shihet Gramoz Ruçi, Skënder Gjinushi, Prenç Zogaj, përkrah liderit të opozitës Edi Rama për t’i dhënë nderimin e fundit tre viktimave të 21 janarit. Ndërsa  pranë “Bulevardit të Dëshmorëve të Kombit”,  po vijon parakalimi i (për sqarim njëherë u tha 200 mijë) por, kur e panë këta gazetar se medja e huaj ishte prezente, e ulën mjaft ndjeshëm lojën me  numërin e kortezhit”, duke thënë me mijëra qytetarëve.

Sipas tyre, në mënyrë paqësore kortezhi po marshon paqësisht mes turmës ashtu sikundër edhe në nisje të demonstratës homazh, e cila deri më tani është tërësisht paqësore dhe po i tregon botës se ne nuk ishim ata që provokuam dhe sollëm dhunën.

Bashkë me kortezhin e opozitës kanë ardhur me qinrda autobusë  qytetarët nga të katër anët e vendet për të zhvilluar homazhet sipas ritit, dhe kthehen mbrapsht duke ndjekur hap pas hapi itinerarin përmbyllës të demonstratës së sotme.

Por, sipas tyre çdo gjë është rishtas, që nga dhimbja e thellë e vetëm një pjesë të madhe të lumit të qytetarëve që i drejtohet  tani vendit të homazheve, aty ku janë protretet e mëdha të tre fotove të demonstruesve të vrarë, një ritual që ndiqet edhe nga kordonët e policisë së shtetit të vendosur në mbrojtje të selisë së kryeministrisë.

Homazhet janë përqendruar edhe në dy vendet ku u vranë tre viktimat dhe lëvizja e qytetarëve ka qenë e mirë organizuar. Karafi dhe trandafila të kuq, tufa të tëra lulesh dhe kurorash janë vënë në vendet ku janë vrarë tre demonstruesit, që javën e kaluar, ndërkohë e gjithë protesta homazh është zhvilluar në heshtje nga mbështetësit e opozitës. Kjo ishte ajo çfarë thaënë për 60 minuta Top Chanell, 24 Orë News dhe Vizon Plus.

Shifni se çfarë bëhet me këtë njërëz opozitarë, sot, mbas 26 vetësh, që sollën një rrëmujë totale, të shtyrë nga interesa personale të paskrupullta, njerëz të babëzitur për pushtet, për të marrë një karrike edhe me dhunë. E në mes kësaj turbullire, që shkatuan këta njërëz, që s’dihet ende kur do të qartësohet, vijnë edhe bëjn “shfaqeje të tilla propogandiste ” kaq të trishtueshme.

Të vjen për të qarë për ato tre viktimat dhe për ata dhjetra qytetarë e policë të plagosur, por  që ta shtojnë edhe më shumë dhimbjen është ajo për Shqipërinë. Êshtë, ajo kur shef shfaqje të tilla propogandistike edhe me kufomat. Flet Erjon Veliaj para kësaj shfaqje të turpëshme, dhe flet Edi Rama në fund, që normalisht s’thonë asgjë, por shkaktojn aq bunacë në media, sa nuk e kishte bërë asnjë fjalim dhe asnjë trasmetim nga gazetarët e atëherësh në televizionin e kuq. Kanë paguar edhe mbledhur edhe gazetarë të huaj t’a zhvillojnë propogandën e partisë, si në kohën e Enverit.

Televizionet Top Chanell, 24 Orë News dhe Vizion Plus, kanë thirrur  që të zhvillojn intervistat me dy deputet italian, pra, kjo ka qenë niveli më  lartë sikur çfarë ……. Pra, e pamë të gjithë, shumica po, sepse sot teknologjia, ka kaluar jo vetëm oqeanet por edhe përtej oqeaneve.. Por, një pyetje do t’i drejtoja çdo njerit :”A ka ndryshuar Rama dhe ku kishte ndryshuar taktikën dhe skenarin? Mos vallë pritëm që një manifestim të till ose një obelisk, siç e kërkojmë ne të presekutuarit që ai dhe ata që e mbanin prej krahësh, t’a kërkonte të  të dënonte komunizmin? Por, e kërkon për propogandë  për këtë të tre vkitima të pafajshme, sa e trishtueshme është…..

Çdo shqiptarë ka qënë mëse e vetëdijshëm se nuk do të ndodhte asgjë, sot, megjithë frikën që egzistone (se nuk u zihet besë këtyre të pa besve)  por, ja se prapë e ndoqëm atë çfarë na dha Top Chanell, 24 Orë News dhe Vizion Plus. Pyetja, është se “Çfarë e shtyu atëherë, sot, Edi Ramën dhe ata që e organizuan këtë manifestim të përmotëshëm,  nostalgjia apo babëzia për pushtet? Propogandë, apo “kërcitje’ dhëmbësh se çfarë skenaresh po pregatiten mbas kësaj shfaqje për Shqipërinë?

Ka shumë pyetje, por vetëm një përgjigje; “Pse atë ditë  sulmohet dhe sot nuk sulmohet Kryeministria, kur edhe ngacimiet dhe ndjenjat janë edhe më të rënda, para atij vendi ku u vranë tre vetë që erdhi Rama sot, të hedhë karafila të kuq. Pse nuk u dëgjua miku dhe aleati ynë i përjetëshëm SHBA?.

Mirpo kuptuam se ajo pamje që na  sollën sot nostaligjikët e atij regjimi në rresht ashtu si ata janë, si kan qënë, dhe si do t’i do të jenë me këto që pamë. U mbetet të tjerëve, atyre familjarve të rivendosin sadopak paqen për shpirtrat e atyre që kanë ikur, dhe për trupat e atyre që janë ende nëpër spitale të plagosur, ku në mesin e tyre janë edhe 30 policë të shtetit që mbrojtën me jetën edhe flamurin kuq e zi. Kjo tregojë se ende komunizmi në Shqipëri, nuk është dënuar qartas dhe nostalgjikët e Enverit duan përsëri Enverin.
Beqir Sina-New York/Gazeta Dielli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 31/01/2011. Filed under Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Si të bësh propogandë edhe me të vdekurit …….!

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.