Demostruesi me granat kundër policisë video

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2787
Tiranë – Filmimet e kamerave të televizioneve dhe të policisë vazhdojnë të kapin imazhe të personave të dyshimtë, që morën pjesë në demostratë të armatosur. Gjin Ndreu, i arrestuar përsëri mbrëmjen e së hënës pas lirimit nga gjykata, nuk ishte i vetmi protestues i armatosur në demostratën e 21 janarit para Kryeministrisë. Pamjet filmike të transmetuara në internet, të kapura nga kamerat, tregojnë një tjetër person që ka në dorë një granate dore, por që ndalohet nga protestuesit e tjerë që ta perdorë atë, në sulmin kundër forcave të Gardës. Në momentin kur djaloshi i armatosur me granatë e mban atë në dorë gati për ta hedhur drejt Kryeministrisë, i paidentifikuari ndalohet nga një grua e cila arrin që t’ia rrëmbejë nga dora armën shpërthyese. Në pamjet filmike dëgjohet edhe dialogu mes protestuesve. Gruaja i afrohet demostruesit duke i thënë: “Jo me armë, hiqe atë nga dora!.” Dhe kur protestuesi nuk është terhequr duke vazhduar të mbajë në dorë mjetin luftarak të dyshuar si granatë, gruaja vazhdon ta paralajmërojë duke ia marrë me forcë. “Mos e hidh, lëshoje, jo me armë!”, më tej e ka larguar duke e fshehur.

Për fat të mirë lënda plasëse nuk është hedhur, pasi në të kundërt do të kishte dëmtuar rëndë efektivat e policisë dhe Gardës në krye të detyrës. Ndërkohë që dy ditë më parë, Policia e Tiranës deklaroi se ka një person të dytë në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe sulm ndaj forcave të policisë dhe Gardës gjatë demostratës. Nga pamjet filmike u pa qartë se në brez i dyshuari i veshur me xhup të bardhë, me kapuç dhe pantallona xhins, mban një armë pistoletë në brez, e cila duket teksa gjuan me gure në drejtim të Kryeministrisë. Këto pamje treguan se sa paqësorë ishin protestuesit apo demostruesit, gjatë sulmit ndaj godinës së Këshillit të Ministrave. Por i dyshuari është ende në kerkim policor dhe pritet identifikimi dhe kapja e tij. Aktualisht, së bashku me Gjin Ndreun, numri i personave të armatosur shkon në tre dhe po verifikohen të gjitha pamjet e filmuara nga projektorët e policisë.

Koha Jone
Redaktoj: Proletari.Com

Demonstruesi me granat kundër policisë





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/01/2011. Filed under Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Demostruesi me granat kundër policisë video

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.