Hetimi i videos së News24 mbi vrasjen në demostratën e 21 Janarit 2010

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3673
Të dashur vizitorë, Proletari.Com ka ndjekur me vëmendje demostratën e dhunshme të organizuar nga partia socialiste. Kemi parë ashtu siç e keni parë të gjithë besoj videon live që na u servir nga Tv News24 dhe që u trasmetua pothuajse nga të gjithë mediat televizive botërore ku gazetarët e Tv News24 kishin vënë rrethin e kuq mbi nga ku u qëllua viktima e pafajshme.

Sinqerisht ne kemi heshtur shpesh në shumë video që janë servirur nga stacione televizive private shqiptare ku manipolohej e vërteta si psh, rasti i videos nga Tv Top Channel mbi “vjedhjen e orës së Xhorxh Bushit” etj…

Mirëpo kësaj radhe u hedh shumë baltë mbi Gardën e Republikës tonë e cila mbron institucionet e shtetit Shqiptarë pa dallim ngjyrash politike që vijnë në pushtet pasi ai është organ i ministrisë së Brendshme, ministrisë së Mbrojtjes dhe mbi të gjitha e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Mediat private shqiptare lirinë e infromacionit e kanë kthyer në liri të fitimit të menjëhershëm duke e manipuluar informacionin në skup(sensacional) televizivë. Duke lënë mënjanë etikën profesionale që thotë lajmi nuk duhet komentuar por duhet lënë në dorë të organeve kompetente që ta hetojnë atë.

Në rastin tonë kemi News24 që komenton duke akuzuar. Le të shikojmë faktet që vetë videoja na ofron pa dashur të ndërhyjmë aspak në hetime por thjesht një “hetimë” gazetaresk shumë të thjesht mbi aq sa mund të shihet nga videoja pa instrumenta të teknologjisë së avancuar.

Sipas burimeve mjeko – ligjorë në hetimet paraprake është arritur në rezultatin se plumbi ishte i kalibrit 9mm, kurse kalashnikovi është i kalibrit 7.6mm. po ashtu snajperi ka kalibër më të madhë.

Në foton e parë marrim si të vërtetë versionin e News24 pra sikur gardisti që po qëllonte ka qëlluar me një plumb viktimën.





Fotoja e dytë është hetimi prej nga vjen plumbi

Fotoja e tretë është përllogaritja e disa elementëve

Pra siç e shihni të ilustruar nga këto foto versioni i News24 është jo i bazuar. Shpresojmë të kemi sqaruar të gjitha pikat ku binin dyshimet mbi këtë vrasje makabre dhe antishqiptare që duhet patjetër të dalin vrasësit përpara drejtësisë.

Copyright Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 24/01/2011. Filed under Çështja 21 Janari 2011,Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Hetimi i videos së News24 mbi vrasjen në demostratën e 21 Janarit 2010

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.