Partia Socialiste përgjakë Tiranën – Demostrata e 21 Janarit 2011 foto e video

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3528
Në radhë të parë Proletari.Com ngushëllon familjet e jetëve që u morën nga politika antishqiptare. Ngushellimet më të sinqerta:

Familjes Deda për djalin e tyre Hekuran Deda që humbi jetën në moshën 36 vjeç nga Dibra.
Familjes Veizi për djalin e tyre Zimer Veizi që humbi jetën në moshën 42 vjeç nga Gjirokastra.
Familjes Myrto për djalin e tyre Faik Myrto që humbi jetën në moshën 50 vjeç nga Fieri.
Familjes Nika për djalin e tyre Aleks Nika që humbi jetën në moshën 36 vjeç nga Lezha.

Me pikëllim dhe respekt Stafi

 


Do mundohemi të ndriçojmë me foto dhe video sa më shumë 21 Janarin 2010 që do hyjë në histori si dita e vrasjeve antishqiptare.

 

E Enjte 20 Janar 2011

1Partia Socialiste citon: 

Deputetë të PS-sës: Nëse ka dhunë, ne s’jemi policë.

Rama: Çdo ndodhi e papëlqyeshme, faturë e qeverisë së Saliut.

Pjesëmarrësit do të mblidhen para Kryeministrisë, duke zbritur nga akset kryesore, sipas qyteteve nga vijnë. Qëndrim në shesh pa fjalime e parulla politike. Motoja: “Sali dorëzo bllokun!”

pra pritej të përdoret dhuna sipas parashikimeve socialiste dhe padiskutim lajnë duart përpara se të bëjnë krimin.


2- Partia Demokratike në pushtet përgjigjet:

Kryeministri Sali Berisha: Përgjigje ligjore nëse ka revoltë bllokmenësh.

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami:  qeveria e ligjshme nuk mund të rrëzohet me demonstrata dhe paralajmëroi se “do të mbajnë përgjegjësi politike e jo ligjore të gjithë ata që kanë lëshuar thirrje për mospërmbajtje”

…pra pritej të kishte përshkallëzime të dhunshme, apo nuk pritej të kishte të vrarë??? Ku është shërbimi informativ shqiptarë SHISH???

***

E Premte 21 Janar 2011

Demonstruesit e PS sulmojnë Kryeministrinë, 3 orët e përleshjes





Të gjithë e kishim një frikë dhe një ankth se situata mund të precipitonte në dhunë, pas deklaratave për pamundësi të përmbajtjes së turmës popullore. Por pas deklaratës së Ambasadës Amerikane, u dha një siguri se do të kishte përpjekje për të kontrolluar turmën e pakontrolluar. Organizimi i demonstratës së opozitës ishte mjaft mirë i sinkronizuar dje. Në orën 13:30, demonstruesit ishin në pikat e vendosura më parë të nisjes drejt sheshit

“Skënderbej”, e më pas para Kryeministrisë. Të ardhurit nga zonat e Shqipërisë së Mesme u nisën nga Zogu i Zi, ku gjatë rrugës nuk u ndalën thirrjet për largimin e qeverisë. Në dy raste, turma u provokua nga disa vajza, të cilat ngritën dy gishtat lart, një simbol i njohur tashmë i demokratëve. Në rastin e parë, nuk munguan vezët mbi derën e parukerisë në Rrugën e Durrësit, ndërsa në rastin e dytë, vajza tjetër shijoi në kokë fortësinë e bishtit të çadrës nga demonstruesit. Ky irritim dha sinjalin e parë se turma e demonstruesve ishte e vendosur të kërkonte deri në fund dorëheqjen e qeverisë. E parë nga sheshi “Skënderbej”, kreu i turmës kishte mbërritur afër Kryeministrisë, së cilës i ishte bashkuar dhe pjesa e demonstruesve që kishin mbërritur në Tiranë nga zonat verilindore të vendit. Me mijëra demonstrues të qetë dhe aspak të vonuar në marshimin e tyre përshkonin bllokun e ministrive, bulevardin para parkut “Rinia”, ndërsa të zinte syri 2-3 policë rrugorë të qetë që ndiqnin me sy njerëzit që marshonin lirshëm në bulevard. Vetëm kur mbërrije afër Kullave Binjake, ndieje nervin e demonstratës, ndërkohë që kishin nisur tashmë thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Berisha. Thirrjet ishin shumëdialektore, ndërsa pararoja e turmës që i ishte vendosur kordonit të policisë, pa skafandra dhe mburoja, të jepte një shije jo të mirë, për vetë agresivitetin që shfaqnin, një agresivitet çoroditës, ku njëri shtynte tjetrin dhe godisnin me ç’të gjenin përpara, madje dhe çadrat e tyre i hidhnin në drejtim të policisë. Policia u detyrua të vendosë forcat speciale në vijën e parë me demonstruesit. Një turmë e pabindur, ku dëgjoje vetëm thirrje për t’u afruar dhe shtyrë para policisë dhe njerëz, kryesisht të rinj të moshës nga 17-25 vjeç, që godisnin edhe me portokalle. Çudia e parë për këtë demonstratë ishte mungesa e fjalimeve, e cila do të kishte vënë një rregull dhe ku prezenca e politikanëve do ta mbante turmën nën kontroll.
Përplasja
Përplasja e parë mes turmës dhe policisë ndodhi aty rreth orës 14:20, kur një grup të rinjsh, kryesisht të veshur me kapuçë, shtynin dhe godisnin policinë. Pasi ka vazhduar kjo situatë, goditje të protestuesve dhe shtyrje nga ana e policisë duke kërkuar vendosjen e një distance, nis dhe goditja me gurë që nisën të shkulen nga trotuari. Ka qenë ky moment kur Edi Rama ka mbërritur tek hyrja e Kullave Binjake. Rama u pa vetëm pak momente pasi nisi një hallakatje e turmës dhe policia hodhi gaz lotsjellës, ndërsa një makinë e blinduar nisi të hedhë ujë me presion. Turma u shpërnda. Rama ngjitet tek lokali në katin e katërt, për t’u larguar prej aty drejt selisë rozë rreth orës 16:00. Njerëzit, kryesisht të moshuar, pjesëmarrës të rregullt të protestave paqësore të opozitës, u zunë në kurth, pasi nga asfiksia dhe të shtyrat shumë u shkelën, ku pati dhe të plagosur e të traumatizuar, veçanërisht mosha të treta, besnikë të së majtës. Nis në këtë mënyrë një shprehje e zemërimit ndaj policisë, e mbushur me shumë urrejtje, që të kujtonte 1991-shin, kur Shqipëria po ndërronte sistemin e vjetër komunist. Në këtë moment nisin dhe djegiet e disa makinave të policisë, por dhe një furgon i televizionit “Klan”. Një guerilje e vërtetë mes turmave të irrituara dhe forcave speciale përfshiu të gjithë bulevardin, digjen disa makina në të gjithë perimetrin rreth Kryeministrisë, ndërsa sulmohet porta e blinduar e saj. Deputeti socialist Arben Çuko, ish-drejtor i Gardës, ka bërë maksimumin që të largonte të rinjtë nga sulmi i derës së Kryeministrisë dhe i ushtarëve të Gardës. Pa e ditur se pse, dhe për ironi të faktit, dy të rinj ngjiten tek Këmbana e Paqes, lëkundjet e së cilës lëshojnë tinguj mortorë. Në momentin kur u shpërthye dera, ushtarët e Gardës qëlluan me armë në ajër për të shpërndarë turmën, ndërsa shihen të shtrirë 2-3 persona të plagosur. Turma irritohet edhe më shumë dhe nis një acarim i mëtejshëm i situatës, duke shkulur vazhdimisht gurë të trotuarit për të goditur Gardën e Republikës. Kjo luftë vazhdoi për rreth gjysmë ore. Pak deputetë socialistë janë parë pranë demonstruesve, duke i ndjekur zhvillimet në distancë, ndërsa në një përpjekje për të bërë diçka, Paskal Milo, Vangjel Dule dhe Preç Zogaj dalin në bulevard, ku u kërkojnë demonstruesve të largohen nga godina e Kryeministrisë dhe të shmangin konfrontimin. Asnjë rezultat edhe nga kjo përpjekje, ndërsa tashmë nis sulmi nga ana tjetër e Kryeministrisë, ku Garda tërhiqet, ndërsa turma djeg dhe dy furgonë të policisë. Më kot, deputeti Sajmir Tahiri u bën thirrje të rinjve të tërhiqen. Vetëm një rezultat provizor nga kjo përpjekje, pasi turma me rreth 200 të rinj nis të sulmojë gjithçka për ta shkatërruar. Thyhen billborde, kioskat në anën të Piramidës, të cilat më pas plaçkiten, ndërsa policia ka nisur tashmë ndjekjen e tyre. Kjo ndjekje ka vazhduar dhe tek dy Kullat Binjake, ku një pjesë e të rinjve hyri për t’i shpëtuar policisë. Gabimisht, një polic i forcave speciale godet me shkop gome dhe deputetin Besnik Bare, në hyrje të Kullave Binjake, ndërsa të rinjtë arrijnë të hedhin ndaj policëve nga kati i tretë dhe i katërt vazo me lule, karrige dhe çdo gjë që gjenin përpara, duke lënë pas shkatërrim e duke të kthyer në kujtesë vitet e errëta të trazirave shqiptare pa kuptim.

KRONOLOGJIA

0ra 14:30

Të rinj nga turma, e cila ishte vendosur para kryeministrisë nisin të godasin me vezë, domate, çadra dhe tabelat që kishin në duar forcat e policisë që mbronin pjesën e përparme të Kryeministrisë. Elementë të veçantë, rreth 100 vetë në ballë të turmës, nisën goditje intensive të policëve.

Ora 14:45

Edi Rama duket nën kolonat e Kullave Binjake, por në atë moment policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Turma zmbrapset, Rama ngjitet në një nga lokalet në katet e sipërme të Kullave Binjake, ndërsa njerëzit mundohen t’i shmangen efektit mbytës të gazit.

Ora 14:50

Pastrohet vendi para Kryeministrisë, ndërsa mbërrijnë autoambulancat e para që marrin njerëzit e asfiksuar, ndërkohë në tokë kanë rënë njerëz që kanë shkelur njëri-tjetrin nga efekti i gazit, mes tyre dhe pleq, të cilët nuk gjenin shteg
nga të iknin.

Ora 15:00

Pak deputetë socialistë bënin përpjekje për të orientuar turmën e demonstruesve. Janë parë mes turmës vetëm drejtori i Policisë Bashkiake, Zyhdi Dajti, i cili mundohej të frenonte turmën në përplasjet me policinë para Kryeministrisë dhe deputeti Ilir Gjoni dhe Artan Gaçi e Tom Doshi.

Ora 15:15

Një grup demonstruesish të irrituar nga përdorimi i gazit lotsjellës kanë filluar shkatërrimet, kanë përmbysur një makinë të TV Klan dhe i kanë vënë zjarrin, po ashtu dhe makina të policisë dhe makina institucionesh, thyhen kioskat rreth Piramidës dhe plaçkiten.

Ora 15:30

Demonstruesit nisin të shkulin gurët e trotuarit dhe gjuajnë me gurë mbi forcat speciale që ruanin nga brenda oborrit godinën e Kryeministrisë. Sulmohet dera e Kryeministrisë, e cila shpërthehet. Turma entuziazmohet dhe afrohet të hyjë, ndërkohë nisin të shtënat.

Ora 15:45

Kanë rënë në tokë pas krismave të para 2-3 të rinj, ndërsa turma irritohet, qytetarët janë tërhequr dhe protagonist në të gjitha ngjarjet është një grup prej 200-300 vetash, që sulmojnë policinë si përpara Kryeministrisë, ashtu dhe në anën që e kufizon atë me Piramidën.

Ora 15:50

Kreu i PDS-së, Paskal Milo, dhe ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule, u bëjnë thirrje demonstruesve të largohen dhe të mos sulmojnë policinë, përpjekje që del e dështuar, pasi askush nuk i dëgjon dhe kaosi vazhdon në bulevard. Fillon sulmi i policisë nga ana e Piramidës.

Ora 16:00

Edi Rama del nga Kullat Binjake dhe i drejtohet selisë së Partisë Socialiste, i shoqëruar nga një numër i madh truprojash. Një makinë Benz, e cila përshëndetet nga turma, kalon bulevardin dhe përplaset me derën e blinduar të Kryeministrisë. Deputeti Çuko mundohet t’i ndalë, por nuk ia del dot.

Ora 16:15

Sulmohen forcat speciale që ruanin nga jashtë godinën e Kryeministrisë. Nis dhe aty një sulm me gurë ndaj tyre, duke i detyruar të zmbrapsen. Policët tërhiqen, ndërsa demonstruesit u vënë flakën dy furgonëve të policisë.

Ora 16:30

Deputeti Sajmir Tahiri i bën thirrje turmës të tërhiqet, të mos konfrontohet me policinë. Pasi kanë marrë disa goditje dhe zmbrapsje, forcat speciale nisin pastrimin e hapësirës rreth Piramidës, ndërsa vazhdimisht sulmohen nga një grup demonstruesish.

Ora 17:00

Goditet me shkop gome nga forcat speciale deputeti dhe kreu i PS-së së Tiranës, Besnik Bare, ndërsa policia po përpiqej të hynte tek Kullat Binjake, ku kishin hyrë elementët shkatërrues të demonstratës. Ndërhyn përgjegjësi i grupit të policive dhe kërkohet falje.

Aristir Lumezi/Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 23/01/2011. Filed under Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Partia Socialiste përgjakë Tiranën – Demostrata e 21 Janarit 2011 foto e video

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.