Krimi ballkanik e shet me 50 mije euro një veshkë fëmije

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4911
Konferenca e Antimafies: Dhuruesit nga Lindja e Mesme, paguhen për “shërbimin”.
ROMË- Trafiku i organeve njerëzore po merr përmasa shqetësuese në rajonin e Ballkanit, ku njerëzve të varfër, të dobët dhe pa përkrahje, po u hiqen veshkat që më pas shiten deri në 50 mijë euro. Dhuruesit mblidhen me dëshirën e tyre nga vende të varfra të Lindjes së Mesme, dërgohen në klinika të specializuara dhe pasi paguhen në dorë për “shërbimin”, rikthehen në vendet e origjinës. Në këtë aktivitet kriminal duket se po marrin pjesë elementë të organizatave famëkeqe të krimit të organizuar në Serbi, Greqi, Bonjë-Hercegovinë, Mali i Zi, Kroaci dhe Shqipëri. Droga, prostitucioni, shantazhi dhe trafikimi i organeve janë disa nga aktivitetet më të shpeshta dhe më fitimprurëse të organizatave kriminale në Ballkan. “Veshka e një fëmije mund të vlejë deri në 50.000 euro”,-njoftoi dje zëvendësprokurori i Drejtorisë së Antimafies Kombëtare, Françesko Mandoi, gjatë Konferencës së Parë Ndërkombëtare për Siguri dhe Bashkëpunim në Adriatik, e cila mbylli mbledhjen në Kampobaso. Duke specifikuar trafikun e organeve njerëzore, ekspertët në këtë konferencë theksuan se pak muaj më parë ishte zbuluar aksi Kosovë-Turqi, i cili shërbente për heqjen dhe shitjen e organeve njerëzore, veçanërisht të veshkave, në favor të blerësve të pasur perëndimore. Dhuruesit janë marrë me vullnetin e tyre në pjesët më të varfra të Lindjes së Mesme dhe nëpërmjet Turqisë janë sjellë në klinika të specializuara në Kosovë, ku hiqen veshkat, u paguhen atyre shuma të vogla të parash dhe pastaj kthehen pas një shërimi të shkurtër në vendet e origjinës. Dhe krimi i trafikut të organeve njerëzore ka të ngjarë të forcohet dhe të mbetet pa u ndëshkuar, për mungesë bashkëpunimi efektiv midis Italisë dhe të vendeve të Ballkanit. Grupet e krimit të organizuar kurrë nuk janë në luftë me njëri-tjetrin, por për të forcuar pushtetin kanë veprimtari të dendura bashkëpunimi. Kriminelët janë pajisur me mjete të sofistikuara dhe një rrjet të fuqishëm të marrëdhënieve. Janë në gjendje të ndryshojnë rrugët e trafikimit, duke ndikuar kështu ekonomitë e vendeve në fjalë. Në fakt me përfitimet e paligjshme, ata mund të ndikojnë në ekonomitë lokale. Trafikimi i përbashkët i drogës në hyrjen e Evropës është në dorën e shqiptarëve, partner zyrtar i mafies italiane. Në mesin e grupeve kriminale ballkanike, serbët janë një nga më të rrezikshmit, sepse ata janë të strukturuar më mirë, me një kuadër ushtarak në mënyrë rigoroze”. Mandoi ka vizituar disa herë Shqipërinë në kuadrin e luftës kundër krimit.

Fenomeni i njohur

Rastet e trafikimit të organeve njerëzore tashmë janë të njohura, si nga ekspertët e fushave hetimore, ashtu edhe nga publiku i informuar nëpërmjet medies. Gjyqi i kirurgut turk tashmë në përfundim, nxori faktin se ai kishte kryer vetëm një transplant në një klinikë. Më tej, në Janinë të Greqisë, para disa vitesh është zbuluar një tjetër klinikë, në të cilën kryheshin transplantet e veshkave. Disa shqiptarë nga Pogradeci janë akuzuar për shitjen e fëmijëve në Greqi me qëllim transplantin e organeve njerëzore. Ky fenomen është përhapur prej vitesh në të gjithë rajonin e Ballkanit, por ai ekziston edhe në vendet më të zhvilluara. I vetmi problem është dhuruesi, që së fundmi është zgjidhur nga krimi i organizuar. Lindja e Mesme ofron të tillë me shumicë.

Shqiptari dhuron veshkën

Teksa shtohen akuzat për shitje organesh, në Itali mësohen dy raste ku janë dhuruar organe. Poliklinika Santa Maria ka punuar pa pushim gjatë dy ditëve të fundit në sajë të bujarisë së dy familjeve, të cilët kanë dhënë pëlqimin e tyre për të dhuruar organet dhe indet e të dashurve të tyre. Donatori i parë është një italian 50-vjeçar që dhuroi veshkën. Donatori i dytë ishte një shqiptar 76 vjeç që ka dhuruar veshkën. “Ne jemi impresionuar nga bujaria e dy familjeve”,-thanë drejtuesit e poliklinikës.
Mariglen Mullai/Gazeta Metropol

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 21/01/2011. Filed under Mafia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Krimi ballkanik e shet me 50 mije euro një veshkë fëmije

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.