18 profesionet që futen në skemën e TVSH-së

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1763
Qeveria e Shqipërisë vendosi futjen në skemën e TVSH të 18 profesioneve ku përfshihen avokatët, inxhinierët, arkitektët dhe mjekët. Përfshirja e tyre bëhet duke hequr pragun e mëparshëm dhe duke urdhëruar nënshtrimin e tyre ndaj skemës së TVSH.
Në vendimin nr. 1058, datë 21.10.2009, të Këshillit të Ministrave, paragrafi i dytë dhe i tretë të zëvendësohen me paragrafin, si më poshtë vijon: “Ndërsa, për tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve, të tilla si:

1.     avokat,
2.     noter,
3.     mjek i specializuar,
4.     dentist,
5.     dentist i specializuar,
6.     farmacist,
7.     infermier,
8.     mami(ndihmës gjinekolog),
9.     veteriner,
10.   arkitekt,
11.   inxhinier,
12.   mjek-laborant,
13.   projektues,
14.   ekonomist,
15.   agronom,
16.   ekspert kontabël, i regjistruar,
17.   kontabilist i miratuar
18.    vlerësues i pasurisë, si dhe në veprimtarinë ekonomike në fushën e hotelerisë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor, kufiri minimal i regjistrimit për TVSH hiqet dhe të gjithë janë subjekte të TVSH”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 shkurt  2011.
Agjensia”Sot”

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 13/01/2011. Filed under Aktualitet,Ligji. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.