Të pathënat e çështjes “Rama-Kadriovski”

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 14300
Lidhjet e dyshuara të krimit dhe kreut të opozitës të përfolura që në fillimin e viteve 2000. Çfarë përmban CD-ja që akuzon Ramën për trafik droge.
Mbetet ende mister dhe e pazbardhur CD-ja që Erion Braçe thotë se mori nga Daut Kadriovski, i dënuar më shumë se një herë për trafik droge e krime të tjera në disa vende. E ndërkohë që ky i fundit thotë për median se ka folur me prokurorë në Tiranë ku ka dëshmuar prova për lidhjet e tij me të majtën shqiptare e krerë të saj, ende nuk është qartësuar nëse ka nisur ndonjë hetim mbi këtë bazë. Madje, e paqartë është edhe nëse veç hetimit të filluar për shantazh, prokuroria ka ndërmarrë edhe ndonjë tjetër për të zbardhur se sa të vërteta janë të dhënat në CD-në enigmatike. Lidhjet e opozitës së sotme me Kadriovskin nuk u përmendën për herë të parë nga Kryeministri Berisha në nëntor të këtij viti, siç pretendon i përfoluri në këtë CD, Erion Braçe, por edhe më herët, duke filluar madje që nga viti 2002, por edhe në mjaft raste të tjera.

Deputeti demokrat Edi Paloka i ka kujtuar më shumë se një herë kryesocialistit Edi Rama se ende nuk janë zbardhur akuzat e Kadriovskit se i ka vrarë të shoqen për një thes droge, se ende sjanë zbardhur plotësisht akuzat e Dondollakut për lidhjet e ndërsjella në krimin ekonomik dhe as ato të ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, se e kishte parë Edi Ramën teksa konsumonte drogë të rënda në zyrën e tij të punës. Nga ana tjetër, dëshmitë për lidhje me trafikantë të drogës janë përfolur shpesh edhe brenda opozitës, kur pjesëtarë të saj kanë akuzuar njëri-tjetrin për lidhje të ndryshme.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se CD-ja implikon drejtues të opozitës në vrasje e trafik droge. Sipas saj, ka akuza për implikim në trafikun e 20 kilogramëve kokainë, borxhe në shuma të mëdha parash, makinacione që përfundojnë me helmime apo hedhje nga kati i tretë i një banese. Ata që akuzohen nga Daut Kadriovski për këto krime, janë Edi Rama dhe Erion Braçe. CD-ja me dëshminë e Daut Kadriovskit, ku akuzohen disa nga zyrtarët e Partisë Socialiste për trafik droge e vrasje rezulton të jetë realizuar kohët e fundit. Të gjitha elementet që shfaqen në pamjet video tregojnë një ambient festiv, ndërsa Kadriovski u përgjigjet pyetjeve të një “gazetareje”, e cila flet në dialekt shqiptaro-maqedonas. Sipas përmbajtjes së CD-së, që tashmë ndodhet në prokurori, Kadriovski shfaqet në sfond me një pemë Krishtlindjesh, ndërsa përballë tij, me shpinë nga kamera është një vajzë në rolin e gazetares, e cila e pyet për detaje të historisë që rrëfen ish-trafikanti. Me pamje të lodhur, Kadriovski, që mban gjithmonë dorën në pjesën e djathtë të barkut, tregon se si ka rënë në dijeni të faktit që ish-e dashura e tij, Dile Mirashi, të cilën ai e quan Aida, trafikonte kokainë. Sipas rrëfimit të Kadriovskit, pas arrestimit të tij në Golem të Kavajës, ai informohej rregullisht nga një punonjës policie për gjithçka ndodhte jashtë. Ai shtonte se ky polic e kishte informuar për implikimin e Edi Ramës e Erion Braçes në trafikun e drogës, të cilët bashkëpunonin me të ndjerën Aida (Dile Mirashi).

“Edi Rama dhe Erion Braçe kishin mësuar se Aida do të trafikonte 20 kilogramë kokainë, nëpërmjet portit të Durrësit. Duke qenë se ata i kishin mbetur borxh për një sasi tjetër droge të trafikuar, kanë vendosur ta vrasin Aidën, duke përdorur mikeshën e tyre të përbashkët me emrin Vera”, – thuhet nga Kadriovski në intervistën e postuar në CD. Sipas burimeve pranë prokurorisë, që po hetojnë tashmë këtë denoncim, mësohet se Vera ka ftuar në shtëpinë e saj Aida Mirashin, të cilës i ka hedhur helm në kafe, duke bërë që ajo të ndërrojë jetë disa momente më vonë. Duke përfituar nga mungesa e Aidës në shtëpi, sipas Kadriovskit, Edi Rama dhe Erion Braçe, së bashku me shtetasin A. Ç. shkuan në banesë, duke trazuar gjithçka ndodhej aty, por pa mundur të gjejnë sasinë prej 20 kilogramësh kokainë. E dashura e tij, sipas dëshmisë, ka shkuar në shtëpi, ku ka parë gjithë rrëmujën e krijuar, ndërsa pak çaste më pas ka ndërruar jetë për shkak të helmit që kishte konsumuar në kafen që kishte pirë në banesën e shtetases me emrin Vera. Por rrëfimi i Daut Kadriovskit akuzon dy figurat kryesore të Partisë Socialiste edhe në një vrasje të ndodhur në Maqedoni.

Sipas rrëfimit të tij, Erion Braçe dhe shtetasi me emrin A. Ç., duke qenë se nuk kanë mundur të gjejnë kokainën në banesën e Aidës, janë nisur drejt Maqedonisë me një fuoristradë ngjyrë blu, që ishte në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Destinacioni i tyre ka qenë banesa e Sedat Iljazit, për të cilin kishin informacion se dispononte sasinë prej 20 kilogramë kokainë. “Pasi kanë hyrë në banesë, e cila ndodhej ne katin e tretë të një pallati, Braçe dhe A. Ç. kanë kthyer përmbys shtëpinë, në prani të Sedat Iljazit, i cili më pas është gjetur pa jetë në oborrin e pallatit”, – thotë Kadriovski në dëshminë e tij. Për këtë ngjarje ai tregon se informacioni është marrë nga bashkëshortja e Iljazit, e cila sapo ka hyrë në shtëpi, ka parë rrëmujën, ndërsa sasia prej 20 kilogramësh kokainë nuk ndodhej në vendin ku fshihej. Më pas, bashkëshortja ka vërejtur se Sedat Iljazi ishte pa jetë në oborrin e pallatit ku ata jetonin. Gjithashtu, në dëshmi, Kadriovski jep detaje të tjera për gjithë veprimtarinë kriminale, që sipas tij, janë kryer nga zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, për të cilat ai pretendon se ka prova që vërtetojnë gjithçka që ai thotë.
Gazeta Standard

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 29/12/2010. Filed under Mafia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Të pathënat e çështjes “Rama-Kadriovski”

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.