Dyfishohet taksa e televizionit publik. Do të paguhet muaj për muaj

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4808
TIRANË – Nga fillimi i vitit, shqiptarët do ta paguajnë dyfish tarifën për përdorimin e televizorit.

Një udhëzim i përbashkët i Ministrit të Financave, Ridvan Bode, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit Shqiptar, Petrit Beci, përcakton një tarifë fikse prej 1 200 lekësh në vit që çdo familje duhet të paguajë bashkë me faturën e energjisë elektrike.

Bëhet fjalë për tarifën që shkon në arkën e Radiotelevizionit Shqiptar, e cila më parë ka qenë në nivelin e 600 lekëve.

Por ndryshe nga tani, që nga fillimi i vitit të ardhshëm, kjo tarifë do të paguhet çdo muaj me nga 100 lekë.

Tarifa do të paguhet bashkë me energjinë elektrike dhe në fund të faturës do të jetë një pikë e veçantë, në të cilën do të shënohet detyrimi prej 100 lekë që do të ketë për të shlyer çdo familje shqiptare.

Tarifa e RTSH-së ka njohur rritje edhe gjatë vitit të shkuar, duke shkuar nga 500 lekë në 600 lekë. Atëherë, kjo rritje me 100 lekë u shoqërua me kundërshtime nga qytetarët.
Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 29/12/2010. Filed under Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.