KFOR-i amerikan stacionohet në veri

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1779
Një kontigjent i trupave amerikane të KFOR-it pritet të zbarkojë në veri të Kosovës në muajin shkurt, duke marrë kështu përgjegjësinë për sigurinë në atë zonë, të banuar me shumicë serbe. Francisco Neuman, komandant i trupave amerikane në kampin Bondsteel ka thënë se KFOR-i amerikan është i gatshëm për të reaguar në çdo kohë dhe në secilën pjesë të territorit.

SHBA-të sipas tij, do të vazhdojnë të mbajnë në Kosovë rreth 810 ushtarë në kuadër të misionit të NATO-s.

Deri tani, Kosova Veriore ka qenë në zonën e përgjegjësisë së francezëve, ndërsa trupat amerikane janë dërguar atje kohë pas kohë, varësisht nga gjendja e sigurisë.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler ka thënë se vendosja e paqëruajtësve amerikanë në veri, nuk nënkupton edhe tërheqjen e batalioneve të shteteve tjera nga veriu.

Ekspertët e sigurisë e kanë vlerësuar marrjen e përgjegjësisë për gjendjen në veri nga KFOR-i amerikan, si një sinjal të mirë për përmirësimin e sigurisë në atë pjesë, e cila gjendet jashtë kontrollit të Prishtinës.
Bota Sot

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/12/2010. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.