Presidenti Topi nuk prononcohet(antikushtetues) mbi takimin politikë me kreun e opozitës Rama

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1917
Jemi mësuar që në nomenklaturen komuniste liderit e shtetit diktatorial shqiptar të bënin takime të fshehta dhe mos të prononcohen për shtyp. Mirpo në demokraci rregullat zbatohen dhe organet e larta kushtetuese në rastin konkret presidenca është i rregulluar me ligj kushtetues prononcimi qoftë dhe me një permbledhje të shkurtër mbi takimet politike qe bën kreu i këtij organi. I rikujtojmë presidentit që etika presidenciale, kushtetuta, dhe morali shqiptar nuk mund të shkelen duke hartuar plane apo strategji të fshehura mbi kurrizin e popullit pa e vënë në dijeni sovranin mbi veprimet politike që kanë të bëjnë me jetën politike të një vëndi.

Po ju sjellim artikullin në fjalë:

Kriza, kreu i PS takon Topin
Rama: Zgjidhja mbi tavolinë, qeveria bën kokëfortin.

TIRANE-Kuvendi i rikthehet funksionimit të tij normal. Partia Socialiste zyrtarizoi dje vendimin për t’i dhënë fund bojkotit të jetës parlamentare pas më shumë se tre javësh mungese. PS vendos qe zgjidhja politike te behet brenda 2 javesh, ndryshe vendi do kete pasoja. Nga ana tjeter kryeministri Sali Berisha premton hetim te zgjedhjeve, porse nuk do te shkele nenin 178 te ligjit per Kodin Zgjedhor qe ka te beje me djegien e fleteve te votimit. Mesohet se diaolgun politik do ta realizojne nderkombetaret dhe pritet qe 5 eksperte te mberrijne neser ne Tirane. Sot Rama kreu nje takim me kreun e shtetit Topi me te cilin diskutoi rreth situates politike ne vend.

ORA 14:20-RAMA: ZGJIDHJA E KRIZËS MBI TAVOLINE, QEVERIA BËN KOKËFORTIN

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh sot se ndan shqetësimin e njëjtë me ambasadorin John Withers për cështjen e krizës që ka kapur vendin. Ne nje deklarate per shytp pak minuta me pare nga selia e PS, Rama ritheksoi dhe njëherë se opozita është e gatshme të kontribuojë për zgjidhjen e saj, duke i bërë njëkohësisht apel qeverisë të veprojë sa nuk është vonë pasi zgjidhja ekziston dhe është mbi tavolinën e tyre.

“Withers e tha publikisht dje duke ngritur shqetësimet e mëdha për krizën e thellë. Kriza e thellë ku është zhytur Shqipëria kërkon zgjidhje dhe opozita është e gatshme të bëjë kompromisin e duhur, por pa cënuar transparencën e në respekt të Kushtetutës. Shqipëria nuk mund të tërhiqet zvarrë nga një krizë që ka rrënjët tek 28 qershori i shkuar”, u shpreh Rama.

Sipas Ramës kriza e thellë që është shtrirë dhe në ekonomi, kërkon menjëherë zgjidhje dhe kjo zgjidhje nuk duhet të vonojë pasi vonesat do ti faturohen si pasoja të pamerituara popullit. Në këtë pikë, Rama i bëri thirrje qeverisë të bashkëpunojë për ti dhënë zgjidhje krizës dhe jo të vonojë për ta thelluar edhe më tepër atë.

“Qeveria të lërë mënjanë kokëfortësinë dhe ti hapë rrugë transparencës. Askujt nuk i intereson thellimi i krizës së ekuilibrave kushtetues. Kjo krizë që ka shqetësuar gjithë miqtë e partnerët ndërkombëtarë edhe për shkak të mungesës së vullnetit të mirë duhet të marrë fund. Zgjidhja e kompromisit është në tavolinë. Jemi gati për zgjidhje dhe pala tjetër ska pse fshihet pas alibive të rrëzuara e as ta vonojë zgjidhjen e krizës duke u faturuar shqiptarëve pasoja të pamerituara”, nënvizoi Rama.

E në të njëjtën kohë, Rama u shpreh dhe për kandidaturën e Vangjel Kostës për Gjykatë Kushtetuese që u rrëzua më 20 Maj nga Parlamenti me votat e mazhorancës. Ndaj me qeverinë e SHBA shqetësimin e jashtëzakonshëm për gjendjen e drejtësisë dhe degradimin e drejtësisë. Tentativa për të shtrirë ndikimin e mazhorancës tek drejtësia u pa edhe tek rrëzimi i kandidaturës së Vangjel Kostës për motive të errëta. Ndaj me zotin Ëithers një për një motivet e shqetësimit të madh për mënyrën e paaprovueshme të arsyeve që çuan në rrëzimin e kandidaturës”, theksoi Rama.

Rama pak pasi lexoi deklaratën nuk bëri asnjë prononcim rreth takimit që pati pak minuta më parë me Presidentin Bamir Topi.
Një ditë më parë ambasadori i SHBA, John Withers vlerësoi se kriza politike më shumë se e tillë është një krizë qeverisëse.

ORA 13:30-PERFUNDON TAKIMI TOPI-RAMA
Ka zgjatur rreth ore takimi Topi-Rama ne Presidence. Kreu i PS nuk ka pranuar te prononcohet per mediat rreth takimit me kreun e shtetit. Rama dhe Topi kane biseduar rreth krizes politike ne Shqiperi, konkretisht per dialogun politik qe pritet te nise ne kuader te zgjidhjes se ketij ngerci politik. Zyra per shtyp e Presidentit konfirmoi se takimi u kerkua nga Kreu i PS, Rama. “Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot me kërkesën e tij Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Situata më e fundit politike në vend ishte temë kryesore e bisedës kokë më kokë të zhvilluar në zyrën e Kryetarit të Shtetit”, citon zyra per shtyp e Presidences.

ORA 12:40-RAMA MBERRIN NE PRESIDENCE, TAKIM ME TOPIN

Sapo ka mberritur keto caste Kreu i PS Edi Rama ne Presidence ku pritet te nise nje takim me Presidentin Bamir Topi.

ORA 12:10-LOHAN: KRIZA, TA ZGJIDHIN LIDERËT. BOSCH: KUVENDI, VEND PËR DEBATE, JO FYERJE

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Robert Bosch dhe ai i KE, Helmut Lohan kanë përshëndetur sot kthimin e Partisë Socialiste duke theksuar se debati politik e ka vendin në Kuvend.
pas përfundimit të konferencës për shoqërinë civile, Lohan dhe Bosch u pyetën nga mediat për situatën politike në vend. Sipas Lohan, zgjidhja politike vjen vetëm nëpërmjet krerëve të politikës. “Zgjidhja u takon liderëve politikë”, bëri të ditur për mediat Lohan.

Kurse ambasadori Bosch kritikoi sjelljen e një ditë më parë të deputetëve në seancën parlamentare. Sipas Bosch sjellja e deputetëve nuk ishte e denjë dhe se duhet kuptuar që Kuvendi është vendi vetëm për debat politik .
“Është ajo që kemi thënë dhe më parë që parlamenti është vendi për debat politik. Në vend që ata ta përdorin atë për debat politik e përdorin për të fyer njëti-tjetrin. Nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë, e theksoj dhe njëherë, parlamenti përdoret për debate politike dhe asgjë tjetër”, tha Bosch referuar seancës parlamentare të mbrëmshme ku deputeti i PS, Tom Doshi dhe ai i PD, Genc Strazimir debatuan ashpër me njëri-tjetrin. Kryetarja e Parlamentit më pas përjashtoi për dy javë nga punimet e parlamentit, deputetin Doshi.

TOPI PRET RAMËN NË MESDITË

Presidenti Bamir Topi do të presë sot në mesditë në selinë e Presidencës, Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Zyra për shtyp e Presidentit bëri të ditur se rreth orës 12:30 minuta Topi dhe Rama do të takohen me kërkesë të kreut të PS.
Pritet që tema e diskutimit të jetë situata aktuale politike në vend.

ORA 07:30-KUTITË, PESË EKSPERTËT E BE NË TIRANË

Gazeta Shqiptare ben te ditur se pesë ekspertë do të vijnë në mërkurën në Tiranë për të nisur negociatat me partitë politike për çështjen e negociatave politike PD-PS, si dhe me mundësinë e hapjes së kutive të fletëve të votimit. Grupi i ekspertëve do të kryesohet nga zëvendës shefja e kabinetit të Komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle. Pikërisht, Jana Katarina Loliç Shindelkova është përfaqësuesja e Komisionerit për Zgjerim, që mbulon dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor, e cila do të jetë në përbërje të ekipit miks për çështjen e hapja të kutive dhe të arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet maxhorancës dhe opozitës për hetimin e zgjedhjeve. Ndërsa mësohet se një ekspert do të mbërrijë nga Komisioni i Venecias, i cili do të njihet njëkohësisht me ligjet shqiptare, Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën, për mundësinë e hapjes së kutive.

ORA 07:00-PS RIKTHEHET PLOTESISHT NE KUVEND

Kuvendi i rikthehet funksionimit të tij normal. Partia Socialiste zyrtarizoi dje vendimin për t’i dhënë fund bojkotit të jetës parlamentare pas më shumë se tre javësh mungese. “Ne nuk e bojkotuam Parlamentin për ta futur vendin në krizë, por kriza politike që ka mbërthyer vendin prej 9 muajsh na detyroi të bojkotonim Parlamentin. Tani ne jemi sërish këtu për të shprehur vullnetin dhe angazhimin tonë për zgjidhjen e krizës. Ne jemi gati të arrijmë marrëveshjen dhe të kontribuojmë për të gjetur zgjidhje në të mirë të shqiptarëve, për të garantuar zgjedhjet e ardhshme”, – u shpreh në fjalën e tij kreu i grupit kuvendor të PS-së, Gramoz Ruçi. Ai ftoi maxhorancën që së bashku me opozitën të respektonte afatin ultimativ prej 2 javësh që kanë vendosur ndërkombëtarët për zgjidhjen e ngërçit politik. Duke u ndalur tek tryeza e Strasburgut, Ruçi shtoi se, klasa politike shqiptare nuk duhet ta humbasë shansin e dhënë nga kancelaritë perëndimore. Ndryshe, sipas tij, pasojat për vendin do të jenë të mëdha. “Të gjithë ne bashkë duhet të kuptojmë qartë se afati prej 2 javësh ka një karakter ultimativ për shtetin tonë të përbashkët. Kjo do të thotë se moszgjidhja
Ndërsa nga ana tjetër, kryetari i grupit kuvendor të PD-së, Astrit Patozi, pasi përshëndeti fillimisht rikthimin e opozitës në Kuvend, deklaroi se oferta e maxhorancës për zgjidhjen e krizës politike është brenda të gjitha kornizave ligjore. “Përshëndes rikthimin e PS-së në Parlament. Ky rikthim i shërben normalizimit të jetës së Kuvendit të Shqipërisë, pasi rregulli e do që opozita të ketë rolin e saj të pazëvendësueshëm. Por, prishja e ekuilibrit nuk ka ndodhur për arsye parimore, por për një taktikë politike të udhëhequr e ideuar nga kryetari i PS-së, Edi Rama. Ofertën tonë e keni në tavolinë, tani e përgjithmonë, jemi të hapur për çdo lloj transparence që nuk dhunon e kapërcen Kushtetutën e ligjet e vendit. Brenda kësaj kornize është një hapësirë e pamatë për marrëveshje e mirëkuptim. Të bashkëpunojmë për integrimin e vendit”, – deklaroi Patozi.

BERISHA: FLETET E VOTIMIT DO TE DIGJEN
Nga ana tjeter, Kryeministri Sali Berisha u jep garanci deputetëve të partisë së tij se nuk do t’i lëshojë kutitë me fletët e votimit, por do të zbatojë Kodin Zgjedhor. Në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri ka theksuar se për çështjen e fletëve të votimit në negociatat me kreun e PS-së, Edi Rama do të kërkojë zbatimin rigoroz të Kodit Zgjedhor, nenit 178 të ligjit. Mostërheqja nga zbatimi i Kodit mësohet se ka qenë edhe kryefjala e diskutimit të Berishës në mbledhjen e grupit të zhvilluar me dyer të mbyllura, duke nënkuptuar se fletët e votimit do të digjen. Në mbledhjen e grupit kryeministri ka qartësuar qëndrimin e tij se nuk tërhiqet nga zbatimi i nenit 178 të Kodit dhe se është i gatshëm të hapë kutitë e materialeve zgjedhore. “Tani, në qoftë se ju thoni zoti Rama se unë nuk e pranoj nenin 178, mos mendoni se unë do t’ju dhuroj nenin 178? Jo i nderuar zotëri. Prandaj t’i lëmë këto, pasi janë gjëra të cilat nuk çojnë drejt mirëkuptimeve dhe kapërcimit të situatës, por përkundrazi. Ligjet janë për t’u zbatuar. Edhe sikur ne, në doktrinën e së drejtës të ulemi bashkërisht dhe ta anulojmë nenin 178, ne nuk mund t’i japim fuqi prapavepruese, se jemi ligjvënës, jemi politikanë. Këto janë gjëra elementare, por megjithatë shpresoj që ta realizojë pasi ligjet janë për t’u pranuar. Ligjet konsensuale nuk mund të refuzohen kategorikisht, janë për t’u zbatuar”, – deklaroi Berisha. Kreu i maxhorancës komentoi dhe qëndrimet e kryesocialistit në lidhje me moszbatimin e Kodit Zgjedhor. “Dua të them se çdo njeri përcakton qëndrimet e tij, si do vetë. Por edhe të deklarosh si deklaroi ai dje apo pardje, se nuk pranoj nenin 178, më duket mua se kjo nuk i bën nder asnjë politikani, cilido qoftë, asnjë qytetari”, – shtoi kryeministri. Ndërsa kërkoi që mund të ketë kompromis që të mos hapen të gjitha materialet zgjedhore, po të merren kampione, pasi hetimi parlamentar mund të zgjatet pa fund.
Lideri i PD-së ka deklaruar se nuk ka dashur të bëjë negociata me anë të presioneve, pra nën kërcënimin e grevave, duke nënkuptuar se ka qenë vetë ai që kërkoi ndërprerjen e saj me qëllim nisjen e dialogut politik. “Me datën 19, ditën e fundit të kampingut unë kam pasur një telefonatë nga Brukseli, ku më informojnë se dy kryetarët e grupeve kryesore parlamentare të Parlamentit Evropian, Joseph Daul i PPE dhe Martin Shultz i PSE, do të na dërgonin një ftesë mua dhe zotit Rama për të diskutuar. Nuk kisha asnjë kusht tjetër, përveç faktit që unë për grevën dhe me grevën nuk mund të diskutoja, sepse kjo nuk mund të ndodhte. Unë gjeta mirëkuptimin e plotë të bashkëbiseduesve të mi për qëndrimin tim.
Në mënyrën më absolute nuk e bëra këtë për t’i diktuar qoftë dhe gjënë më të vogël opozitës shqiptare. Jo, kategorikisht. Greva u ndërpre, kampingu u hoq, unë u nisa për në Bruksel pa asnjë hezitim absolutisht”, – theksoi kryeministri.
(d.b/BalkanWeb)

Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 22/12/2010. Filed under Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Presidenti Topi nuk prononcohet(antikushtetues) mbi takimin politikë me kreun e opozitës Rama

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.