Pakti i koalicionit: Thaçi kryeministër, Pacolli president

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1732
Një prej tyre është sigurisht partia e Behgjet Pacollit, i cili edhe pse nuk e pranon zyrtarisht marrëveshjen, në “pritje të rezultatit përfundimtar nga KQZ-ja”, mund të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës. Hashim Thaçi, në një intervistë për “Express” është shprehur se “me gjithë zhurmën e krijuar kundër demokracisë së këtyre zgjedhjeve, askush nuk mund t’i heqë hijeshinë atyre”. Thaçi ka theksuar se do t’i japë vendit një President të besueshëm. Por Partia Demokratike e Kosovës nuk do të heqë dorë nga posti i kryeministrit, të cilin do ta marrë nën drejtim për herë të dytë lideri i saj, Hashim Thaçi.

Pohimin e ka bërë dje për mediat Memli Krasniqi, nga radhët e kësaj partie. Sipas Krasniqit, PDK-ja dhe partnerët e ardhshëm në qeveri do të kenë të paktën 75 vota në Parlament. Ndërkohë, Aleanca Kosova e Re rikonfirmoi interesimin e saj që, posti i Presidentit të Kosovës në formulën e ardhshme qeverisëse, t’i besohet Behgjet Pacollit. Sipas Krasniqit, negociatat konkrete për qeverinë e re do të nisin pas rivotimeve të pjesshme të 9 janarit dhe pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Takimi i parë, sipas PDK-së, që kishte për qëllim bisedimet në lidhje me koalicionin e ardhshëm, është realizuar ndërmjet kryetarit të kësaj partie, Hashim Thaçit, dhe atij të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Krasniqi thotë se PDK-ja dhe partnerët do të kenë numra të mjaftueshëm për formimin e qeverisë së re. Nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari Lila tha se  ajo preferon që AKR-ja, përkatësisht kryetari i saj Behgjet Pacolli të marrë postin e Presidentit të Kosovës.
Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 22/12/2010. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.