Nënkryetari dhe sekretari i LDD-së japin dorëheqje pas humbjes në zgjedhje

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1532

LDD aprovon dorëheqjet e Rugovës dhe Tolajt.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, në mbledhjen e së hënës të kryesuar nga akademik Nexhat Daci, me propozim të kryetarit të partisë, të mbështetur në statutin e LDD-së, ka aprovuar dorëheqjet e nënkryetarit, Naser Rugova dhe sekretarit të përgjithshëm, Sejdë Tolaj.

Përmes një komunikate për medie, bëhet e ditur se në këtë takim është diskutua lidhur me çështjet aktuale politike në vend pas zgjedhjeve dhe akuzave të rënda nga raportuesi i Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës Dick Marty, të cilat u vlerësuan si “akuza të pavërtete, ta pa bazuara në fakte dhe shpifje të cilat kanë për qëllim që të denigrojnë popullin shqiptar në tërësi dhe shtetet e Shqipërisë dhe Kosovës”.

Naser Rugova dhe Sejdë Tolaj dhanë dorëheqje ditë më parë, të pakënaqur me rezultatin zgjedhor që kjo parti arriti në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Madje, Rugova ka kërkuar edhe dorëheqjen e kryetarit të LDD-së, Nexhat Daci, si mënyrë për ta shpëtuar LDD-në.
Zëri.Info

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 20/12/2010. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.