Itali, Vdes nëna heroinë, luftoi me flakët për të shpëtuar fëmijët

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1805
Katania(IT): Në incidentin me zjarrin, Blerina Meco u bë një heroinë për opinionin italian, pasi kishte sfiduar flakët që kishin përfshirë apartamentin e saj për të shpëtuar tre fëmijët e saj
Ka ndërruar jetë në Itali mamaja heroinë, e cila luftoi me flakët që i kishin përfshirë shtëpinë, për të nxjerrë shëndoshë e mirë tre fëmijët e saj. Pas më se një muaji në luftë me vdekjen, shqiptarja 37-vjeçare Blerina Meço, është shuar në spitalin e Kanixaros në Katania. Ajo ishte shtruar në repartin e djegieve të rënda që prej 9 nëntorit të këtij viti. Plagët e krijuara nga djegiet kanë qenë aq të rënda sa me gjithë përkujdesjen e mjekëve italianë, ajo nuk mundi që të shpëtonte. Në incidentin me zjarrin, Blerina Meco u bë një heroinë për opinionin italian, pasi kishte sfiduar flakët që kishin përfshirë apartamentin e saj për të shpëtuar tre fëmijët e saj, një nga një, vajzën 12 vjeçe, e cila ishte me aftësi të kufizuara, djalin 5 vjeç dhe foshnjën pakditëshe. 37-vjeçarja, pasi kishte nxjerrë në fillim vajzën e madhe kishte nxjerrë edhe djalin 5-vjeçar me shumë vështirësi, pasi përveç zjarrit që i pengonte për të dalë, ishin edhe problemet shëndetësore të vajzës 12-vjeçare që e vështirësonin më tej daljen nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët. Pasi është siguruar që dy fëmijët më të mëdhenj kanë shpëtuar nga flakët, ajo kishte dalë në ballkon bashkë me foshnjën e saj të sapolindur 20-ditëshe, pasi nuk mund të dilte më nga dera. Duke qenë në katin e dytë të pallatit dhe duke mos parë rrugëdalje tjetër, ajo ia ka hedhur foshnjën e saj një fqinji italian. Foshnja ka rënë në krahët e tij dhe nuk ka marrë asnjë plagë. Po situata në ato momente ishte bërë akoma më e vështirë, që gruaja të mund të dilte pa probleme nga apartamenti. Ka qenë mbërritja e zjarrfikësve që ka nxjerrë 37-vjeçaren jashtë apartamentit, por Blerina kishte marrë plagë të rënda djegieje në trup. Ajo është nisur menjëherë në spitalin e Katanias ku ka nisur edhe trajtimi mjekësor i saj, por ajo nuk u ka mbijetuar dot plagëve të rënda, duke ndërruar jetë mesditën e djeshme.

Përveç vajzës me probleme shëndetësore, e cila kishte marrë vetëm disa djegie që janë kuruar menjëherë, dy fëmijët e tjerë nuk kanë pasur probleme shëndetësore. Ndërsa mësohet nga mediat italiane se në momentin kur në shtëpi ka rënë zjarri, bashkëshorti i Blerinës, edhe ai shqiptar, ndodhej në punë. Ceremonia funerale e kësaj nëne që luftoi me flakët, pa marrë parasysh jetën e saj, për të shpëtuar fëmijët, do të zhvillohet në Shqipëri, në vendlindjen e saj. Zjarri i cili përfshiu vetëm apartamentin e saj, ra për shkak të një sobe me dru që përdorej për ngrohje. Sipas zjarrfikësve të Katanias, ndonjë shkëndijë ka rënë nga soba në ndonjë lëndë të djegshme e më tej flakët janë përhapur në tërë shtëpinë.
Ardit Halili/Gazeta Standard

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 20/12/2010. Filed under Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.