Një nga “veprat” e atyre

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2466
Vendosa ta ndaj me ju ,ndoshta për të zbrazur dhimbjen që më shkaktoi kjo ngjarje e vërtetë dhe që më ngeli në mendje gjithë diëen.

Po kthehesha nga nje udhetim me tren . U ula ne nje gabine ku ishte vetem nje grua e shkuar ne moshe , qe nga pamja e par , m’u duk qe ishte shqiptare dhe nuk gabova . Mbasi zura vend , po e shihja dhe se me cilen me ngjante… , Profili i saj qe shifte nga dritarja e trenit , me sillte ne mend nje kujtim te larget e te trubullt dhe sa me shume e shihja aq e njohur me dukej , po ku? ku e kisha pare ate fytyre?
Shpesh me ka ndodhur qe kam par fytyra , qe me ngjasojne me miq e te njohur te ndryshem , po kjo nuk ishte nje ngjashmeri.. Jo une e njihja kete grua , po ku’?
Shqiptare jeni ?- e pyeta si per te zene muhabet
Sekur e shkunda nga mendimet e duke u kthyer nga une me tha
Po! dhe ju shqiptare ? dhe pa mbaruar fjalen tha
Mos e keni pas shtepine te Shebazja ? aty me poshte , te shkolla e kuqe kam ndenjur dhe une,Jemi takuar disa here te vjehrra jote
Sishte nevoja te me jepte spjegime te tjera se e kujtova menjehere kush ishte, po..Sa ishte plakur e sa kishte ndryshuar
Mu kujtua kur intrnuan njehere nje familje dhe qe zonja qe kisha karshi , kishte dhene motren ne ate shtepi
Nuk e dija pse u internuan po dija qe burri asaj shtepie , ishte denuar nga rregjimi me 25 vjet heqje lirie . Burri kishte kohe qe e vuante denimi , keshtu qe internimi i familjareve i habiti ca njerezit, disa thoshin nga nusja e djalit qe e futen ne burge per axhitasion -propagande, disa te tjere , se dicka ka bere ne burg i zoti shtepise dhe po i ngrejne keta tani , Llafe njerzish, po kujt ja mbante te pyeste apo te interesohej ne ate kohe, per te ditur me shume?

Me tregoi qe jetonte me femijte ne Milano e po shkonte te bente festat me te mbesen dhe femijet e saj qe ishin emigrant ne Greqi
Kur e pyeta per te motren me tha: Pas gjithe atyre qe hoqen.. dhe mbasi pshertetiu nje here thelle, tha-
S’ka shume qe ka vdekur dhe prandaj po shkoj me shume.
Vazhdoi te me tregonte me syte gjithe lote , qe u trondita shume ,nje histori makabre , nje nga “veprat ” e krimeve te sistemit diktatorial-komuniste , histori , qe ne nje forme tjeter, e perjetoj dhe familja ime..
Tatjana e mbesa, rridhte nga nje familje, ku te dy prinderit ishin me tesera partie Kishin luftuar kunder okupatorit dhe pas clirimit , ishin stabilizuar ne Tirane duke krijuar familjen e tyre si dhe gezonin poste te mira I jati ushtarak ne ministrine e brendeshme dhe e jema shefe llogarije ne nje ndermarje me emer
Ne vite familja u shtua me nje vajze dhe nje djal Tatjana, vajza me e madhe e perkedhelura e babit, vazhdonte shkollen dhe aty u njof me Kalinin Dashurine e tyre dhe pse u munduan ta mbanin te fshehte per nje kohe te gjate , e moren vesh prinderit e Tatjanes, te cilet u befasuan dhe filluan presjonet menjehere per te prishur kete lidhje .Tatjana ne ate kohe ishte 16 vjec.

Presjonet ne shtepi u shtuan me shume kur moren vesh se djali ishte familje e prekur nga reforma dhe i jati i denuar me 25 vjet burg , si armik i popullit .
Asnje presjon i familjes, nuk ja ktheu mendjen Tatjanes , as dhe tre muja izolimi ne shtepi, larguar nga shkolla dhe shoqeria e saj dhe nje dite prej ditesh , iken fshehurazi nga shtepia e direkt ne shtepine e Kalinit. Djali, i tronditur nga “zhdukja a saj, i cili dhe ai ne nje fare menyre kishte pasur presjon nga sekretari i partise ne ndermarjen ku punonte si puntor, e prit me krahe hapur
Prinderit e saj ,u bene si te cmendur e c’nuk bene per ta ndar , po nderkohe Tatjana kishte ngelur shtatzane. Sido qe erdhen punet sado dhimbje qe i shkatoi kjo martese e parakoheshme, me kohe prinderit e falen vajzen e tyre te vetme dhe kur e thiri Kadri Azbiu te jatin , i tha, , Vasil, ti duhet te ishe shembull duke mohuar tet bije , e jo ti flisje mandej dhe atij te birit armikut
I jati ju pergjegj : Edhe ta mohoja ju nuk do me besonit , ti je prind vet…
Opinioni ne lidhje me te jatin e Tatjanes , ndryshoj Shoket e zyres i mbanin distance , po ai bente sekur nuk e vinte re dhe te bijes i qendronte afer. Lindja e Esmeraldes, solli shume gezim ne te dy familjet Ishte nje femi e shendeteshme dhe shume e bukur Ardhja e kesaj femije shtoj dhe me shume dashurine e dy te rrinjeve .

Dhe pse ne kushte te veshtira , ata jetonin te lumtur me nenen, dy vellezerit dhe dy motrat e Kalinit.
Familja e saj dhe pse nuk kishte hyrje dalje me krushqine , i ndihmonte fshehurazi, ekonomikishte, se me rroge puntori , nuk i dilte te perballonin veshtiresite e jetes.
Tatjana , punonte si puntore ne Galanteri . Ishte viti 1970. Ne kinema kishte dal filmi “I teti ne Bronz” Nje nga ato dite, duke bere muhabet me nje shoqe ” te ngushte” i tha ne bisede e siper kur po komentonin filmin, Enveri eshte si dashi i Sali Protopapes..
Spiunka e beri punen e vet Tatjanen e arestojne. Ky ishte shkaku , po ne gjyq shoqa e “ngushte” deshmitare, pati dhe te tjera akuza, per pakenaqesine e Tatjanes ndaj rregjimit ne fuqi .
Ne kohen e arestimit , Esmeralda , ishte 3 vjec e gjysem , kurse Tatjana ishte shtatzane , Gjate hetusise dhe nga tronditja ,e deshton femine ne biruce
U denua me 5 vjet heqje lirie, per axhitasjon e propagande dhe familjen e burrit , me qe dhe kryetari i familjes , lante” fajin”ne burgun e Burrelit, e internuan ne nje fshat malor te Tiranes (Tavarej) ne kufi me Elbasanin , ku ndejten 15 vjet.

Perseri e thiri Kadri Azbiu te jatin , i cili ju pergjgj si heren e pare
Si denim e hoqen apo i hoqen te dy prinderit nga Partia dhe i nxoren ne “pensjon”. Ai shkonte cdo muaj ne Kosove te Elbasanit,kampi ku Tatjana vuante denimin ,Bente gjithe ate rruge per te ndenjur as nje ore me te dhe per ti cuar ushqimet e veshmbathje
Esmeralda rrinte me te jatin, gjyshen dhe te tjeret.
E gjithe familja, nena plake e semure, motrat dhe vellezerit e martuar e me vone u bene me femije atje ne internim, jetonin ne nje xhami te rrenuar Kur ktheheshin nga puna e rende ne bujqesi, mblidheshin te gjithe aty, Aty flinin me nuse e djemte aty Esmeralda , flinte ne krahte e gjyshes se semure Ndiznin nje zjarr ne mes te dhomes , qe sherbente per ngrohje dhe per te gatuar. Ne dhomen e xhamise rrenuar nga te rrinjte e fshatit , kur doli urdheresa per prishjen e kishave dhe xhamive , hynte shiu dhe era nga te kater anet Dritaret ishin mbyllur me plasmas ose me ndonje batanije te vjeter, po catise nuk kishin cfar ti benin dhe ne dite shiu, kur flinin hidhnin dhe nje mushama siper jorganeve te sajuar. Ne keto kushte jetuan per 12 vjet!

Nje mbas dite , Esmeralda e vogel po luante te nje pellg me uje jasht shtepise , largohet dhe shkon te nje vije uji qe kalonte prapa Xhamise dhe pi uje ne te Ne darke , i hypi nje temperatura dhe po perpelitej nga ethet, I jati dhe pse i keputur nga puna e remben te bijen ne krahe dhe e con te nje fshat aty afer (Baldushke) qe kishte mjek .Mjeku pasi e vizitoj i tha:
Me shqetesove kot ne keto ore te vona te nates Vajza nuk ka gje eshte nje grip , qe do i kaloj . Per dhjet dite rresht, Esmeralda u perpelit ne mes te etheve dhe temperatures lart 40grad Nuk i benin gje as asperinat e as kompresat me uthull e uje Megjithe te luturat e te jatit , operativi i zones , nuk e dha leje ,qe te zbriste ne Tirane, per te vizituar vajzen Ne mbremje vone, pa lejen e operativit ,Kalini me vajzen ne krahe , u nis per ne Tirane , Nje mjek, djali i nje shokut te vjehrrit u tmerua kur e pa vajzen ne ate gjendje dhe e shtruan urgjend ne spital.

Esmeralda u egzaminua me milingjit dhe jeta i varej ne nje fije peri !Kishte rene ne gjendje koma Kur e mori vesh operativi i zones per ikjen pa leje te Kalinit , lajmeroi degen e brendeshme dhe menjehere shkuan per verifikim ne spital . Mjeket i folen per gjendjen e rende te vajzes dhe operativi i tha
Mos u shqetesoni dhe ta vrisni mendjen femije te burgosurish dhe internuarish eshte..
Megjithate , mjeket bene ceshte e mundur per ta shpetuar vogelushen, Mjetet ishin te pakta dhe e bombarduan me kortizone
Tatjanes aty ne kampin e punes ne Kosove te Elbasanit, i jati saj qe e vizitonte rregullishte , nuk i tha gje per vajzen Po me miq e te njohur beri te pa munduren , per ti ulur denimin te bijes. I falen nje vit e gjysem
Ate dite , i jati dhe e ema,po e prisnin te dera e kampit. Kur mbriten ne Tirane , ata i treguan per gjendjen e rende te te bijes qe ishte akoma ne gjendje koma. Gjithe gezimi qe ndjente se me ne fund do shifte vajzen qe tani ishte 7 vjec, u kthye ne nje pikellim te thelle. Kerkoj ta cojne menjehere ne spital dhe ashtu u be. Ne kohen qe hyri ne dhome, ne mes te deshperimit thelle , i thiri vajzes me emer duke i rene siper Per cudine e mjekve, vajza sa degjoi zerin e se jemes, hapi syte Shpetoi!- thiren mjeket , po ai shpetim kishte bishtin mbrapa.

Nga kortizonet e shumta , vajzes ju demtua gjendra e hipofizes .Per kete arsye , Esmeralda nuk rritej me Zhvillimi i saj ne vitet e mevoneshme, merrte duke e zgjeruar e deformuar trupin e saj dhe jo te zgjatej .
E ema, i ndejti tre muaj te koka dhe kur kaloi rrezikun e jetes, me gjithe problemin dhe pasojen e madhe qe i la semundja, dega e brendeshme , nuk ja la vajzen Tatjanes, qe te rrinte prane saj ne familjen e te jatit ne Tirane , po e kthyen ne internim bashke me familjen e te shoqit . Tatjana , qe per shume arsye vendosi te rrij ne Tirane te prinderit e saj, shante e trufullonte nga deshperimi duke thene
Tani, qe pash me syte e mij shume padrejtesi e njerez te ndershme qe vuanin denimin per nje fjale goje , u bera verte armike e betuar e ketij sistemi te ndyr Kriminelat, me vran jeten, me vran dashurine e lumturine time , me ndan nga vajza e nga burri

I jati dhe e ema e qetesonin duke e keshilluar mos fliste me asnje keto fjale , ne donte ta ndihmonte te bijen dhe familjen e burrit , te fillonte pune ku punonte me par Dhe keshtu u be.. Tatjana, filloi pune ne Galanteri (me nderhyrje nga i jati sigurishte ) po u transformua si njeri.. Rrinte goje kycur , pothuaj nuk fliste me asnje Sic e merrte rrogen nje here ne muaj , mbushte cantat me ushqime dhe shkonte te shtepia e burrit Shkonte me te vellan ,me ndonje kamjon deri ne Baldushke, dhe pastaj i ngjitej malit, kater ore ne kembe , per te ndenjur vetem tre-kater ore me ta..
Ne vitet 1989-90 , familjes Kalinit, ju fal internimi dhe u kthyen ne Tirane. Nderkohe i jati i Kalinit, kishte lene kockat ne burgun famekeq te Burrelit.

Esmeralda , tashme ishte rritur por me nje sere problemesh shendetesore E shkurter, e shendosh, pa ormone dhe mesturacione , me dhembje te medha koke dhe pa tjeter keq psikologjikishte
Kur vajza ishte 17 vjec, Tatjana lindi Femijne e dyte Djal.
Si shume te tjere dhe ata familishte , bashke me te vjehrren , emigruan ne Greqi, ku me ndihmen e nje shokut te Kalinit, u “rregulluan ” ne Athine
Te dy burre e grua, nuk lan ishull dhe hotele duke punuar ku punojne dhe sot, per te nxjerr sa me shume pare qe te kurronin Esmeralden e tyre te shtrenjte..
Esmeralda , gjyshja dhe djali i vogel, nderkohe rrinin ne Athine Vajzen e shtruan menjehere ne nje spital shtetror , spenzimet e se ciles per tre muaj i pagoi shteti Grek.

Per ne spitale , private, atyre si mjaftonin paret keshtu qe nga diagnostikimi dhe kurrat qe mori Esmeralda, pati vetem permiresime psikologjike dhe sot eshte nje vajze e zgjuar, puntore , po me te meta fizike e shkurter e gjere ..Pamja e jashtme, nuk e ka lejuar te gjej ndonje pune dhe pse eshte munduar shume , jo vetem per te shpetuar nga rutina e perditeshme, po me teper te ndihmonte prinderit e saj dhe vellan e vogel, qe sot eshte 14 vjec , Nje djal i bukur i gjat dhe eshte i shkelqyer ne mesime Shpesh thot Do behem mjek , qe te kurroj motren time te shtrenjte.
Gjyshja e dashur, motra e zonjes qe kisha karshi, nderoi jete para ca kohesh, keshtu qe rolin e nenes dhe kujdesit per shtepine e ka Esmeralda , qe eshte bere dhe nje nene e dyte per te vellan Tatjana dhe Kalini, muajt e veres punojne ne nje hotel turistik ne nje ishull, kurse gjat dimrit , per ti qendruar afer femijeve, punojne te nje afendiko afer Athines..

Zonja , me tregoi dhe fotografite e tyre ku shihej Tatjana akoma e bukur po gjurmat dhe pasojat e jetes kaluar si dhe te kesaj tanishmes, shiheshin kjarte ne shikimin e saj dhe rretheve poshte syve Po keshtu Kalini Me ta eshte Esmeralda me nje fytyre te qeshur e te bukur po e shkurter dhe shume e shendosh Me doren si te nje femije, ka perqafuar te vellan nje djal brun, i bukur dhe plot shendet.

Elda N.

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 14/12/2010. Filed under Krimet komuniste shqiptare. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.